• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Analizë/ Nga ‘Maga’ në ‘Mega’, si po fiton terren “Trumpizmi” në Mbretërinë e Bashkuar

by A R
18/09/2025 11:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar rezulton më pak popullor madje edhe se Benjamin Netanyahu, sipas sondazheve.

Megjithatë, ideologjia e tij, e njohur si trumpizëm, po zë rrënjë në shtetin ishullur. Sipas vëzhguesve, ajo ideologji po fiton terren me ritme të frikshme, sidomos pas protestës së javës së kaluar të organizuar nga ekstremisti dhe nacionalisti i dënuar Tommy Robinson, shkruan La Repubblica.

Nën një det flamujsh “Union Jack”, marshuan mbi 150 mijë vetë, përfshirë punëtorë, njerëz të thjeshtë, ish-votues laburistë dhe ata që mediat britanike i quajnë “forgotten men”.

Në tubim u panë kapele të kuqe me shkrimin “MEGA”, “Make England Great Again”, duke sinjalizuar lindjen e një versioni britanik të sloganit të Trump. Përreth shpaloseshin bluza me parulla anti-emigracion si “Stop importing, start deporting”, pankarta të tilla si “Pse të bardhët përçmohen, edhe pse paguajnë më shumë taksa?”, si dhe slogane të tipit “Flisni anglisht në call center!”.

Starmer kundër Musk

Protesta e së shtunës, ka nxjerrë në pah një ‘supë toksike’ transatlantike.

Dy ditë më pas, kryeministri Keir Starmer paralajmëroi kabinetin se “Mbretëria e Bashkuar ka përballë sfidën e epokës sonë”, duke iu referuar ndasive të thella që nxiti marshimi i Robinson. Gjatë ngjarjes, Elon Musk u lidh me video nga SHBA-të, duke i paralajmëruar britanikët se “Dhuna po vjen, luftoni ose do të vdisni”.

Starmer deklaroi se “Pamjet e së shtunës, ku 26 policë u plagosën, dhe një marshim i udhëhequr nga një kriminel i dënuar, mbështetur nga një miliarder i huaj që nxit dhunë, ishin shokuese dhe ngrinë gjakun në vena, veçanërisht për shumë britanikë nga pakicat etnike”.

Ai e quajti këtë “beteja e epokës sonë, mes një rilindjeje kombëtare patriotike dhe një rënieje toksike që synon të ndajë vendin”.

Si në Amerikë

Por a mund të fitohet kjo betejë? Vrasja e tragjike e influencuesit amerikan të djathtë Charlie Kirk në Utah javën e kaluar ka forcuar lidhjet midis fraksioneve trumpiane në të dy anët e Atlantikut. Ndjenja e martirizimit është rritur te një segment i bardhë, anti-emigracion, anti-“woke” dhe anti-establishment, që ndien se po vihet nën presion.

Ngjashmëritë SHBA–MB janë të shumta, si gjatë presidencës Biden, edhe këtu po rritet dukshëm lëvizja kundër emigracionit, ndërsa qeveria e Starmer kritikohet se nuk kontrollon dot flukset e ardhjes dhe dëbimet. Londra tashmë ka më pak se gjysmën e popullsisë me origjinë të bardhë, çka pranohet në kryeqytet, por jo në zonat rurale konservatore, ku mbi 95% e banorëve janë të bardhë.

Farage dhe Robinson, dy fytyrat e ekstremit të djathtë

Ndërkohë, Nigel Farage, aleat i hershëm i Trump dhe figura kryesore e trumpizmit në Britani, po ngjitet në sondazhe me partinë Reform UK (40% kundrejt 20% të Laburistëve). Ai mbështetet në valën anti-emigracion, anti-“woke” dhe pro lirisë totale të shprehjes, duke kundërshtuar ligjet që sanksionojnë gjuhën e urrejtjes në rrjete sociale.

Ndërkohë, krimi i zakonshëm, si vjedhjet në dyqane, përmendet nga simpatizantët si shembull i mungesës së ndëshkimit. Platforma si X (ish-Twitter), nën drejtimin e Musk, shërbejnë si hapësira ku idetë “Maga” lidhen globalisht.

Megjithatë, Farage nuk mori pjesë në protestë. Robinson, të cilin ai e përçmon, dhe shumë pjesëmarrës ishin tepër ekstremë edhe për të. Si lider i një partie që synon të kapë votuesit moderuar, ai po përpiqet të distancohet nga skajet më radikale, duke përjashtuar edhe figura të tjera tepër të djathta nga Reform UK. Analistët shohin në këtë parti sfidën më serioze ndaj hegjemonisë historike të Laburistëve dhe Konservatorëve.

Idetë “Mega”

“The Economist” pyet se sa e “trumpizuar” është Britania. Sipas YouGov, vetëm 16% e britanikëve kanë një opinion pozitiv për Trump, më pak se për Netanyahu.

Por, sipas revistës, “përtej personit, idetë në stilin ‘Maga’ po fitojnë terren”. Shumë prej pakënaqësive që e çuan Trumpin në Shtëpinë e Bardhë po marrin hov edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

“The Economist” ka identifikuar 34 pyetje nga studimi “British Election Study” që lidhen me lëvizjen Maga, nga emigracioni tek ndihmat ndërkombëtare, nga sportet për gratë transgjinore tek liria e shprehjes për racistët. Në 2014, 40% e britanikëve ndanin këto pikëpamje. Në 2020 ranë në pak mbi një të katërtën, por sot kanë arritur 36%.

“Mbështetësit janë më të zemëruar se kurrë,” shkruan revista. Në 2015, qeveria e Cameron kishte +21 pikë vlerësim. Sot qeveria Starmer ka -44.

Mosbesimi ndaj institucioneve ka prekur nivele rekord. Në 1986, 40% besonin se qeveria vepronte në interes kombëtar “për shumicën e kohës”, ndërsa vetëm 12% përgjigjeshin “pothuajse kurrë”. Sot raporti është përmbysur.

Liria për të ofenduar

Sipas “The Economist”, shqetësimet për censurën online dhe monitorimin e “krimeve të urrejtjes jo-penale” ishin në qendër të protestës së së shtunës, e përshkruar nga organizatorët si një “festival i lirisë së shprehjes”. Këto shqetësime janë të përhapura. 70% e britanikëve besojnë se njerëzit ofendohen shumë lehtë.

Mbështetja për deportime masive, një element tipik trumpian, ka arritur 45% këtë verë. Tendenca të tjera “Maga” përfshijnë rritjen e ndjesisë anti-vaksina (që ka çuar në shpërthimin më të madh të fruthit që prej 2012) dhe dyfishimin, që nga 2019, të atyre që mendojnë se Britania shpenzon tepër për klimën dhe mjedisin.

Next Post
“Qendrat për emigrantët janë të nevojshme”, ministri italian: Aktualisht përdoren si qendra riatdhesimi

“Qendrat për emigrantët janë të nevojshme”, ministri italian: Aktualisht përdoren si qendra riatdhesimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

“Po shkelet hapur Kushtetuta”/ Grenell mbështet 6 deputetët e LDK-së: Miq të mëdhenj të Amerikës

September 2, 2026
Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

Rey Manaj shpërthen me dopietë, sulmuesi kuqezi i jep skuadrës pikën në barazimin 2-2

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com