• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Shanset/ Deputetët e Katalunjes kërkojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës, Parlamenti i Spanjës do diskutojë nesër nismën

by Java News
24/06/2024 19:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Parlamenti spanjoll do të diskutojë ditën e nesërme (25 qershor) nismën e grupit parlamentar të separatistëve katalanas “Së bashku për Katalonjën” (Junts per Cataluny), i cili kërkon “njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran nga shteti i Spanjës”.

“Kongresi i bën thirrje Qeverisë që ta njohë Republikën e Kosovës si shtet sovran”, thuhet në propozimin e iniciativës së deputetëve të partisë së themeluar nga ish-presidenti katalanas, Carles Puçdemon.

Në sqarimin e nismës së publikuar në fletoren zyrtare të Kuvendit, thuhet se Kosova “është një shtet ligjor dhe demokratik me rreth 1.7 milionë banorë që shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008 dhe u njoh si shtet i pavarur nga 104 nga 193 vende”.

Kosova është njohur nga 22 anëtarë të BE-së dhe vetëm pesë jo. Spanja krahas Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë nuk e ka njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës duke pretenduar se ky ishte një ‘akt i njëanshëm’ që nuk kishte miratimin e Beogradit. Juntus kujton se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në korrik të 2010-ës që shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Deputetët katalanas theksojnë se “është  koha për të bërë përpjekje të konsiderueshme për zgjidhjen e çështjeve të territorit të Kosovës në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me një marrëveshje në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

“Refuzimi spanjoll për të njohur një shtet që ka ushtruar të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën evropiane të përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe një faktor në destabilizimin e rajonit në një kontekst të shënuar nga lufta në Ukrainë, të cilën kjo pjesë e Evropës e përjeton me ankth të veçantë”, shprehen deputetët katalanas.

Ndaj sipas tyre “nuk është e pranueshme që shteti spanjoll të ndajë të njëjtën strategji të refuzimit të njohjes së Kosovës, si Rusia, Kina apo Bjellorusia”.

Që nga janari i 2024, Spanja ka detyrim të njohë pasaportat e Kosovës në përputhje me rregulloren e BE-së me të cilën “shteti ballkanik iu bashkua regjimit të përjashtimit të vizave afatshkurtër në zonën Shengen”, si dhe se ajo tashmë ka marrëdhënie indirekte me Kosovën sepse BE-ja ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Kosovën, që nënkupton lloje të ndryshme të marrëdhënieve me shtetet anëtare./m.j

Next Post
Rrëzimi i Zhukrit ka qartësuar se kujt i takon vula dhe logo

Pse nuk krijoni parti të re? Deputetja e Bashës zbulon planet pas humbjes së vulës së PD: Agonia s'do jetë e gjatë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

VIDEO / Po minonin Hormuzin, SHBA shkatërron 16 anije iraniane, publikohen pamjet

March 11, 2026
Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

Shqipëria kryeson Europën: 7.2% e të ardhurave ditore për 1 litër naftë!

March 11, 2026
Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

Një burrë i vuri flakën vetes? Autobusi në Zvicër shkrumbohet për disa minuta, 6 të vdekur!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In