• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shakohoxha kallëzon penalisht Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun dhe Aldi Topçiun

by
27/02/2022 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dritan Shakohoxha, i cili është kandidat për President në FSHF, ka kallëzuar penalisht Sekretarin e përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun dhe shefin e Departamentit Ligjor të kësaj organizate, Aldi Topçiun. Sipas kallëzimit të bërë nga Shakohoxha, Shulku dhe Topçiu kanë firmosur në kundërshtim me ligjin që të vazdhojë organizimi dhe mbajtja e Asamblesë Zgjedhore e FSHF më 2 mars.

Shakohoxha i është drejtuar Prokurorisë së Tiranës dhe Policisë së Shtetit që të ndërhyjnë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Tiranës që ka vendosur pezullimin e Asamblesë Zgjedhore derisa të mbyllen çështjet gjyqësore që kanë lidhje me Shoqatat rajonale dhe zgjedhjet e kontestuara të tyre.

Akuzat ndaj Shulkut dhe Topçiut janë “pengimi për ekzekutimin e vendimit të gjykatës”, “veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” si dhe “shpërdorim detyre”.

Pavarësisht vendimit të Gjykatës për ndërprerjen e procedurave të zhvillimit të Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit, Shulku e Topçiu kanë vijuar normalisht me përgatitjet dhe duke lajmëruar anëtarët për listat e delegatëve, që kanë dalë nga zgjedhjet e kontestuara si tërësisht të manipuluara në Shoqatat Rajonale.

Në 2 mars nuk do të ketë zgjedhje për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit pasi Gjykata ka pezulluar garën e 2 marsit deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës, ndërsa edhe Fieri e Korça kanë patur kundërshti të forta, por nuk ngritën padi.

/b.h

Next Post
Ish-ministri rus: Çdo gjë varet nga 2 ditët e ardhshme, Putin synon fitore të plotë deri më 2 mars

Ish-ministri rus: Çdo gjë varet nga 2 ditët e ardhshme, Putin synon fitore të plotë deri më 2 mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com