• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Shaka pa kripë e tre të rinjve në bllok, policia në alarm

by Java News
13/03/2016 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Loja e tre të rinjve ka alarmuar njerëzit në zonën e ish-Blokut dhe ka vënë në lëvizje forcat speciale të policisë të shtunën mbrëma.
Të rinjtë, dy djem dhe një vajzë, ishin duke bërë xhiro me automjetin e tyre BMW. Njëri nga djemtë kishte vendosur në kokë një kapuç të ngjashëm me ata që përdoren për grabitje, i cili i mbulonte edhe fytyrën.
Duke qenë se makina bëri rreth dhjetë xhiro në këtë zonë të frekuentuar të kryeqytetit, pamja e të rinjve ngjalli dyshime te policia, e cila u vu në alarm. Katër skuadra “Shqiponja” u vunë në ndjekje të BMW-së. Pasi rrethuan mjetin, efektivët “Shqiponja” shoqëruan të rinjtë në polici. Pas verifikimeve rezultoi se ata nuk kishin bërë asgjë të paligjshme, thjesht kishin zgjedhur një mënyrë të gabuar për të tërhequr vëmendje.
Lëvizja e automjetit me djalin e maskuar ngjalli shqetësim edhe mes kalimtarëve. Kjo provohet edhe nga burimet e policisë, të cilat bëjnë të ditur se te numri 129 kanë ardhur rreth 15 telefonata denoncuese.
Zyrtarisht, Policia e Tiranës bën të ditur se rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme, shërbimet e skuadrës “Shqiponja” kanë konstatuar në lëvizje një mjet tip BMW, ku drejtuesi kishte vendosur një maskë. Ky mjet krijonte shqetësim te banorët në zonën e ish-Bllokut. Të njëjtat burime thanë se menjëherë u bë ndalimi i mjetit. Drejtuesi, shtetasi R. Shehu, ishte me maskë në kokë në momentin e ndalimit dhe në brendësi të mjetit ndodheshin edhe dy shtetas të tjerë.
Nisur nga dyshimet se ky drejtues mjeti me fytyrë të mbuluar mund të kryente ndonjë vepër penale dhe me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarjeje të mundshme, u bë shoqërimi i tij për sqarimin e rrethanave në mjediset e Komisariatit të Policisë Nr. 2. Në polici u shoqëruan edhe dy të rinjtë e tjerë që ndodheshin në të njëjtin mjet. Gjatë kontrollit të mjetit nuk janë konstatuar sende të jashtëligjshme. Po punohet për sqarimin e rrethanave të mëtejshme, sqarojnë zyrtarisht të njëjtat burime.
Të shoqëruarit janë: R. Shehu, 24 vjeç; K. Nasko, 23 vjeç dhe A. B., 18 vjeçe, që të tre banues në Tiranë.

Next Post

Presidenti Nishani uron Papën për 3-vjetorin e zgjedhjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

Operacion policor në Vlorë, RENEA kontrolle në zonën e “Ujit të Ftohtë”

March 7, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Polici i fshatit dhe rrugaçi i fshatit

March 7, 2026
Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

Sot festohet 7 Marsi, “Dita e Mësuesit”! 139 vjet nga Mësonjëtorja e Parë Shqipe

March 7, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

March 7, 2026
Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In