• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Presidenti Nishani uron Papën për 3-vjetorin e zgjedhjes

by Java News
13/03/2016 12:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i ka dërguar një mesazh urimi Atit të Shenjtë, Papa Françeskut me rastin e 3-vjetorit Papnor.

“Me rastin e trevjetorit Tuaj Papnor, kam kënaqësinë e madhe dhe shumë të veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju përcjell urimet më të mira e të përzemërta, si dhe t’Ju uroj jetë të gjatë e plot shëndet në përmbushje të misionit Tuaj hyjnor. Përfitoj nga rasti që në këtë ditë të veçantë të shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Shenjtëria Juaj dhe Kisha Katolike në Shqipëri i kanë dhënë popullit shqiptar në kapërcimin e vështirësive shpirtërore, sociale e ekonomike. Shqiptarët, pa dallim përkatësie fetare, i ruajnë ende të freskëta mbresat nga vizita Juaj në Shqipëri, dy vjet më parë, si dhe i kujtojnë me dashuri mesazhet Tuaja inkurajuese për rritjen e shpresës brenda dhe mes tyre”, lexohet në letrën e Nishanit.

“Në këto kohë, fatkeqësisht njerëzimi ka përjetuar zhvillime të shumta dramatike e shpesh i kanë munguar ato pozitive, por atij asnjëherë nuk i kanë munguar mesazhet shpresëdhënëse të Shenjtërisë Suaj, për më shumë dashuri, mirënjohje, solidaritet e dhembshuri, si dhe për më shumë vëmendje dhe përgjegjshmëri ndaj tokës që Zoti na ka besuar. Jam i sigurt se, mesazhet e Shenjtërisë Suaj për mospërdorimin e fesë si pretekst për veprime kundër dinjitetit njerëzor e të drejtave themelore të çdo njeriu për jetën dhe besimin, janë mirëpritur edhe nga shqiptarët, falë traditës së tyre shumëshekullore të bashkëjetesës dhe harmonisë fetare. Me dëshirën dhe vullnetin për t’i forcuar e pasuruar më tej lidhjet institucionale e shpirtërore, mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, ju lutem pranoni, Shenjtëria Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”, shton letra e Presidentit të Republikës.

Next Post

Arrestohet personi që goditi policin te Blloku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

Gjekmarkaj vizitë zyrtare në Suedi: Shqetësimet për zgjedhjet dhe drejtësinë në fokus të takimeve me parlamentarët suedezë

April 14, 2026
RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

RCC hap garën për 6 gra fituese në biznes

April 14, 2026
Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

Rriten tensionet, Hezbollah sulmon me raketa veriun e Izraelit

April 14, 2026
Samiti i Diasporës, Balla: Bashkimi i diasporës, vendimtar për fuqizimin politik të shqiptarëve në botë

Samiti i Diasporës, Balla: Bashkimi i diasporës, vendimtar për fuqizimin politik të shqiptarëve në botë

April 14, 2026
Kreu i SPAK Klodian Braho dhe 2 prokurorë nisin vizitën e parë zyrtare në SHBA

Kreu i SPAK Klodian Braho dhe 2 prokurorë nisin vizitën e parë zyrtare në SHBA

April 14, 2026
Drejtori Skënder Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

Drejtori Skënder Hita nis lëvizjet në polici, ja ndryshimet e para

April 14, 2026
Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

Rrëzohen ankimimet në Kuvend, byroja lë në fuqi përjashtimet për Flamur Nokën dhe Elda Hotin

April 14, 2026
Aksioni ndaj “Call Center”-ave, policia njoftim zyrtar: Në pranga 7 persona, u sekuestruan rreth 900 mijë euro

Aksioni ndaj “Call Center”-ave, policia njoftim zyrtar: Në pranga 7 persona, u sekuestruan rreth 900 mijë euro

April 14, 2026
Mbërrijnë në Sarandë dy kroçera, Gonxhja: Mbi 2,300 turistë në 24 orë

Mbërrijnë në Sarandë dy kroçera, Gonxhja: Mbi 2,300 turistë në 24 orë

April 14, 2026
Vrau fqinjin me armë zjarri në Nikël, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin Eduart Afmataj

Vrau fqinjin me armë zjarri në Nikël, Gjykata e Tiranës lë në burg autorin Eduart Afmataj

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In