• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Shajnë vetëm shqipfolësit pa din e iman”/ Rama: Kishim të njëjtat qytete edhe para 10 vitesh. Shqipëria ka hyrë në hartën turistikë të Evropës

by Java News
04/09/2023 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka folur në lidhje me sezonin turistik thuajse të mbyllur duke thënë se Shqipëria tanimë ka hyrë në hartën turistikë të Evropës pa shpenzuar një qindarkë për reklama në media.

Ai u shpreh se në Shqipëri kanë qenë të njëjtët qytetet si 10 vite më parë, por këtë vit “nuk ka pasur javë të mos shkruhej për Shqipërinë turistike”.

Sipas tij të vetmit që flasin keq për zhvillimin turistik janë “shqipfolësit pa din e pa iman”, duke iu referuar palës së opozitës në vend.

“Turistët më evropianë që vinin në Shqipëri më parë ishin emigrantët tanë. Për të tjerë Shqipëria ishte sinonimi i prapambetjes. Në pasqyrat e shtypit botëror lajmet e mira për vendin ishin si pika uji në shkretëtirë. Për të tjerë ishte vend zhgënjyes për pushime. Industria turistike ishte inekzistente.

Këtë vit që në pranverë nuk ka pasur javë të mos shkruhej për Shqipërinë turistike. Këtë verë shkrimet apo kronikat në mediat më të mëdha të huaja e bombarduan publikun e tyre me tone plot simpati për turizmin shqiptar. Këto qytete ishin edhe para 10 vitesh, por turizmi asokohe ishte një kockë pa mish. Në Berat nuk kishte as rrugë, në Korçë ishte vetëm një hotel. Gjirokastra ishte copë-copë.

Rritja e vazhdueshme në dekadën e parë të qeverisjes sonë, kulmoi këtë vit me një bum turistik në Korçë, Berat e Gjirokastër. Kjo u ndje edhe në qytetet larg bregdetit, ku nuk imagjinohej turizmi. Kur flisja për Tepelenën turistike më besonte vetëm Tërmeti me Golikun, që donte të mblidhte polifonistët për ndonjë këngë. Këtë verë te uji i ftohtë i Tepelenës shkohej vetëm me rezervime, ndërsa tutje ndesheshe me njerëz që të përshëndesnin në gjuhë të huaj.

Tirana, kryeqytet ynë i betonizuar dhe i mbytur nga kullat e krimit, ku thuhet se nuk merret frymë nga ajri më i ndotur në botë. Tirana u pushtua nga turistët këtë vit, duke sjellë një lumë të pataksuar parash nga dhomat e dhëna me qira përmes AirBnb.

Aeroporti i Tiranës, gati njësoj me pasagjerë sa aeroporti i Beogradit këtë vit. Kush mund ta imagjinonte kur ai mbreti i aeroporteve mund t’ia linte fronin Rinasit që mund të kapërcejë 6 milionë pasagjerë këtë vit. Ka vetëm një fjalë për këtë arritje, fantastike. Jam i gëzuar shumë, por jo i lumtur. Kur di që Majorka ka 1 milionë banorë dhe 18 milionë turistë, s’mund të jem i lumtur. Tirana dhe Shqipëria sot kanë hyrë në hartën turistikë të Evropës pa shpenzuar një qindarkë për reklama në media, ndërsa keq flasin vetëm shqipfolësit pa din e pa iman. Ata që ne na duan të vdekur, aq sa i bien mbarë e prapë Shqipërisë duke u folur shqiptarëve që nuk duan as t’i lexojnë”, u shpreh ai./m.j

Next Post
Rama: Kompetentët e huaj, që i shohin shqiptarët si fajtorë për problemet në vendin e tyre, janë shtysë për…!

Rama: Kompetentët e huaj, që i shohin shqiptarët si fajtorë për problemet në vendin e tyre, janë shtysë për…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qeveria nuk rrëzohet me protestë, por me vota”, Valteri: Nëse vendi shkon në zgjedhje, Rama fiton më shumë

Valteri: Më mirë Veliaj ta drejtojë Tiranën nga qelia sesa një person i paaftë

September 9, 2026
Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

Champions League/ Bayern dhe United me duele të lehta në letër

September 9, 2026
Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

Çmimet e gazit në Evropë rriten në nivelet më të larta që nga viti 2023

September 9, 2026
Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

Reforma territoriale/ Banorët e Prrenjasit kundër bashkimit me Librazhdin: Të ruhet përfaqësimi lokal

September 9, 2026

Çështje e programit bërthamor/ Kina, Irani dhe Rusia kundër SHBA-së për ta referuar Teheranin në OKB

September 9, 2026
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në, ndryshon struktura e administrimit të pronave

September 9, 2026
Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

Deputetet e PS reagojnë pas sulmeve ndaj kolegeve: Dhuna nuk është protestë, të rishikikohet protokolli i sigurisë

September 9, 2026
Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

Izraeli hakmerret ndaj sanksioneve të Britanisë/I mbyll konsullatën në Jerusalem, Londra shpreh keqardhje

September 9, 2026
Euro këmbehet për 99,25 lekë, ekspertët: Pas shtatorit mund të ketë tendenca të lehta rritëse

Euro në rënie edhe për shtatorin, pranë thyerjes së kufirit të 92 lekëve

September 9, 2026
Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com