• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Shahini qetëson nxënësit: Për Maturën Shtetërore nuk do të ketë pyetje nga leksione të pazhvilluara në shkollë

by Java News
09/04/2020 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëpërmjet video-mesazhit të radhës, Ministrja Besa Shahini ka adresuar 3 çështje, një për të cilën ajo beson se lidhet me një keqraportim të numrit të nxënësve pjesëmarrës në mësimin në kushte shtëpie; e dyta mbi vlerësimin që mësuesit po u bëjnë nxënësve gjatë kësaj periudhe; dhe e fundit mbi provimet kombëtare.

Duke nënvizuar fillimisht transmetimin e leksioneve në tri fasha orari gjatë ditës tek RTSH, Shahini iu referua ndërkohë edhe disa statistikave të INSTAT të mbledhura ndër vite:

“98% e familjeve shqiptare kanë televizor në shtëpi. Këtë e dimë nga statistikat që mblidhen nga INSTAT ndër vite. Pra, jemi të sigurt se një pjesë e madhe e nxënësve tanë po i shohin leksionet në RTSH dhe në këtë formë nuk po mbesin prapa me mësime. Kjo është forma e parë e mësimit”, thekson ajo, ndërsa shprehet edhe mbi komunikimin mësues-nxënës nëpërmjet platformave online.

“Forma e dytë e punës ka të bëjë me komunikimin direkt mes mësuesve dhe nxënësve, duke përdorur platforma të ndryshme online apo edhe rrjetet sociale. 97% e të gjitha familjeve shqiptare kanë një telefon celular, kryesisht ‘smart’ në shtëpi, dhe kjo është arsyeja pse po arrijnë që të jenë në komunikim të drejtpërdrejt mësuesit dhe nxënësit në një masë shumë të madhe”, sqaron Ministrja Shahini duke nënvizuar se numri i nxënësve të cilët nuk kanë pasur asnjë komunikim me mësuesit e tyre dhe për të cilët nuk dihet nëse i kanë përcjellë leksionet në RTSH është i vogël.

“Ky numër është i vogël dhe kemi listën emërore të këtyre nxënësve për secilën shkollë, në mënyrë që kur të kthehemi në shkollë, t’i kushtojmë vëmendje më të shtuar këtyre nxënësve dhe t’i ndihmojnë ta kapin hapin e nxënësve të tjerë të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie”, sqaron ajo.

Pyetjes së ngritur nga disa nxënës, mësues apo prindër se “si t’ia bëjmë me vlerësimin e nxënësve kur ata në kushte shtëpie i kryejnë detyrat e shtëpisë apo edhe testet që u dërgojmë, dhe ata mund të kopjojnë edhe mund të sjellin detyra që ia ka bërë dikush tjetër”, Ministrja Shahini përgjigjet:

“E para, mësuesit i njohin shumë mirë nxënësit e tyre. Nëse sjellin përnjëherë një detyrë të zhvilluar shumë më mirë se sa ato që ka zhvilluar gjatë vitit në një lëndë të caktuar, atëherë mësuesi e di që ose e ka ndihmuar dikush, ose nxënësi e ka kopjuar nga libri dhe natyrisht nxënësi penalizohet. Pjesa e dytë, që besoj është më e rëndësishme se sa pjesa e parë, është se ky vlerësim që po bëhet, përderisa mësimi po zhvillohet në kushte shtëpie, është një vlerësim orientues. Pra, nuk është notë formale finale. Nota formale dhe finale vendoset kur të kthehemi në shkollë dhe nxënësi pyetet ose testohet prapë nga mësuesi për leksionet që janë zhvilluar në këtë kohë ose që janë zhvilluar më përpara”, tha Ministrja Shahini.

Në lidhje me provimet kombëtare, që është edhe vlerësimi final sidomos për ata që mbyllin shkollën e mesme, Znj. Shahini kërkoi nga maturantët që: “të mos stresohen shumë, të mësojnë për aq sa është e mundur. Të bëjnë ushtrime me librat që kemi botuar përmes QSHA, ku ka pyetje të cilat kanë rënë në matura të viteve të kaluara dhe thjesht të përgatiten për një test të zakonshëm që do ta bëjnë kur të kthehen në shkollë, kur të përsërisim leksionet që kemi zhvilluar në pjesën e parë të vitit dhe kur të bëhemi gati për maturën shtetërore”.

‘Nëse nuk arrijmë të përsërisim leksionet që kemi bërë kur kemi qëndruar në shtëpi, ato leksione nuk do të reflektohen në maturën shtetërore. Pra, nuk do ketë pyetje në maturën shtetërore nga leksione që nuk janë zhvilluar në shkollë”, qartëson ajo duke u bërë thirrje edhe njëherë nxënësve se nuk ka aspak vend për stres dhe se duhet të qëndrojnë të angazhuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të përgatiten ta mbyllin këtë vit shkollor sa më suksesshëm që është e mundur.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti serb në samitin e Ohrit, Çupiç përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit

Presidenti serb në samitin e Ohrit, Çupiç përmend Ismail Kadarenë mes figurave të mëdha të Ballkanit

November 27, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

Reforma Zgjedhore, PD i depoziton propozimet në Kuvend! Kërkon lista 100% të hapura, votë për 5 kandidatë dhe një zonë e vetme elektorale

November 27, 2026
Albana Vokshi e kishte paditur Taulant Ballën për shpifje, GJKKO pushon çështjen!

Albana Vokshi e kishte paditur Taulant Ballën për shpifje, GJKKO pushon çështjen!

November 27, 2026
Nis Samiti i “Growth Plan”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres së BE-së! Mbërrin Marta Kos, pritet nga Rama

Rama priti liderët e Ballkanit Perëndimor, ministri Hoxha: Shqipëria do të marrë këstin e katërt prej 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE

November 27, 2026
“Shajeni Ramën sa të doni, por shteti duhet ruajtur”, analisti krahason opozitën shqiptare me Le Pen në Francë

Një ditë para protestës kombëtare, Qeveria miraton aktin e ri normativ: Organizatorët mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrimet e dëmet!

November 27, 2026
Nga revolucioni permanent te djegia permanente; pse e gjitha është një boomerang politik?

‘Zogjtë’ e revolucionit e quajnë betejë finale dhunimin e Pavarësisë!

November 27, 2026
VENDIMET/ Nga akti për kompensimin e dëmeve nga dhuna në protesta, te agroturizmi dhe emergjencat, ja miratimet në mbledhjen e Qeverisë

VENDIMET/ Nga akti për kompensimin e dëmeve nga dhuna në protesta, te agroturizmi dhe emergjencat, ja miratimet në mbledhjen e Qeverisë

November 27, 2026
Video/ E vranë dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, si e rrëmbyen autorët Renis Dobrën

U rrëmbye dhe u hodh në liqenin e Ulzës pas torturës, SPAK dërgon në gjyq 4 autorët e vrasjes së Renis Dobrës! Zbardhet edhe skema

November 27, 2026
Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së te “TikTok”, shqetësime dhe për sigurinë e të dhënave!

November 27, 2026
Tregtarët e tregut të Orizit në Vlorë protestë para prefekturës: Po nuk u hap tregu, duam pagën e luftës

Nisma ligjore/ Qeveria vendos monitorim dhe gjoba deri në 2 milionë lekë! Ja sa do të ulen çmimet në supermarkete nga 1 janari?

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In