• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SGS, “derri maç” i koncensioneve, si dhe 31 të tjerë që nxjerrin zbuluar hipokrizinë dhe populizmin e kësaj fushate

by
18/04/2021 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e sotme, në Kukës hapet aeroporti i dytë civil i vendit. Hapja e aeroportit u bë e mundur pas një investimi prej 22 milionë eurosh në të gjithë infrastrukturën mbështetëse, si dhe pas disa negociatash të gjata me linjat ajrore që do të përdorin këtë pistë.

E megjithatë, pika më e rëndësishme në hapjen e Kukësit nuk ishte as investimi dhe as gjetja e një linje të gatshme për të fluturuar.

Kjo sepse pikë së pari, shtetit shqiptar iu desh më shumë se një vit të negocionte me koncensionarin e aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, të cilit përpos aeroportit, në një kontratë absurde i ishte dhënë në manaxhim i gjithë qielli i Shqipërisë duke i siguruar moshapjen e asnjë aeroporti të ri për 20 vjet.

Ajo e koncesionarit të Rinasit është vetëm një, midis një dyzine koncensionesh të panevojshme në rastin më të mirë, e korruptive apo klienteliste në rastin më të shpeshtë, që i kanë kushtuar taksapaguesve shqiptarë miliona euro çdo vit.

Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, është e rëndësishme të rikthehemi tek kjo temë, e cila është shndërruar në një kalë betejë të fushatës së Partisë Demokratike.

Për kryetarin e saj, Lulzim Basha, ekziston një shkop magjik. Anullimi i koncesioneve, pavarësisht se diçka e tillë mund të bëhet vetëm duke paguar qindra milionë euro penalitete, automatikisht do të sjellë gjenerojë fonde qe do te rikthejne të rinjtë e emigruar perseri në Shqiperi.

Një qëndrim i tillë është jo vetëm hipokrit, por edhe qartësisht populist. Kjo sepse koncensionet e lidhura nga Partia Demokratike, duke nisur nga 400 hidrocentralet e miratuara, përfshi ato në Valbonë apo Vjosë janë një kapitull i errët i historisë moderne të Shqipërisë.

SGS – Në fund të vitit të kaluar, qeveria shqiptare lajmëroi për mosrinovimin e kontratratës së koncensionarit SGS për kolaudimine automjeteve, duke rikthyer pas 10 vitesh këtë shërbim në duart e shtetit.

Ajo që ndodhi me kolaudimin është si një histori e nxjerrë nga një roman kriminal.

Në 3 shtator 2009, pa pasur një nevojë objektive për të deleguar këtë shërbim, shteti shqiptar lidh kontratë me kompaninë franceze SGS për kolaudimin e automjeteve.

Kontrata lidhet pas një tenderi pa konkurrentë, në të cilin SGS është e vetmja kompani e kualifikuar.

Pavarësisht kësaj shkelje, në lidhjen e kontratës shteti shqiptar vendos një kriter që tarifat e shërbimit, përgjatë periudhës së koncensionit deri në 31 dhjetor 2020 nuk duhet të rriten.

Së bashku me shërbimin, shteti shqiptar i delegon kompanisë asete, në formën e godinave dhe materialeve me vlerë të përgjithshme prej 5 milionë eurosh.

Në këmbim të “favorit”, kompania shndërrohet në një vatër punësimesh të panevojshme politike, duke shpërndarë shumë më tepër paga të bollshme nga sa ishte nevoja dhe shpërblime për drejtorët e lartë e emëruar nga qeveria.

Kështu, vëllait të Monika Kryemadhit, Drini Kryemadhi, për Vitin e Ri 2012, SGS i kalon një “shpërblim” prej 320 milionë lekësh të vjetra, 300 mijë dollarë.

Kjo mund të jetë hera e parë në historinë e botës që një punonjësi i jepet për shpërblim një shumë sa 300 paga për Vitin e Ri.

Në qershor 2013, Partia Demokratike kalon në opozitë, por pas humbjes së zgjedhjeve, në 2 gusht 2013, në kohën kur të gjithë njerëzit ishin larguar me pushime, Ministria e Transporteve rrit tarifën e shërbimit me 40% pavarësisht se në kontratën fillestare stipulohej mosndryshimi i tarifave.

Për këtë arsye, qytetarët shqiptarë nga vitit 2013 dhe deri në 2020, kanë paguar një vlerë shumë më të lartë nga sa ishte parashikuar në kontratë, çka përkthehet në miliona euro më shumë fitim për kompaninë.

Ka edhe një klauzolë tjetër në kontratë, që përgjatë periudhës së kalimit në manaxhim, SGS zotohej të rinovonte godinat dhe bazën materiale në asetet e marra në zotim.

Kujtojmë që në periudhën e dhënies me koncension, asetet e kolaudimit arrinin vlerën e përafërt të 5 milionë eurove.

Në momentin e dorëzimit të këtyre aseteve në fund të kontratës, vlera e tyre kishte zbritur në 107 milionë Lekë, pra rreth 900 mijë euro për shkak të amortizimit dhe mungesës totale të investimeve në godina dhe bazën materiale.

Ky është modeli bazë i koncensioneve që ofron Lulzim Basha, por nuk është i vetmi. Janë në total 32 koncensione të pashpjeguara dhe shumë të dëmshme, pa llogaritur ato në hidrocentrale, pasojat e të cilave po i paguajmë ende sot.

Lotaria Kombëtare – Është një nga koncesionet “simbol” të qeverisë së kaluar. Sali Berisha dhe Ridvan Bode e shitën për tre milionë euro Lotarinë Kombëtare. Në mënyrë jo transparente dhe me urgjencë, dyshja në fjalë nënshkroi një kontratë monopol për 10 vjet.

Porti i Durrësit – Qeveria “Berisha” shiti para se të largohej nga pushteti për 3.2 milionë euro Portin e Durrësit. Tenderi për shitjen e tij u zhvillua në muajin qershor 2013, pikërisht më datën 20, tri ditë para zgjedhjeve, ku doli dhe një fitues.

Në bazën e kësaj kontrate, Porti i Durrësit kaloi në manaxhim të një kompanie private. Fituesi për koncesionin e portit është shpallur nga Agjencia e Prokurimeve Publike në buletinin e datës 19 gusht. Përpara dhënies me koncension, qeveria pati investuar rreth 60 milionë euro për modernizimin e portit.

Skandali me Terminalin e trageteve – Një skandal më vete përbën këtu fakti se Terminali i trageteve përfundoi një vit përpara se me koncension të kalonte tek kompania “Albanian Ferry Terminal Operator” e cila fitoi dhe tenderin, e merr këtë shërbim për menaxhimin, operimin, ndërtimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin teknik të tij.

Në këtë shërbim u hodhën nga shteti 21.9 milionë euro, ndërsa kompania që e merr me koncesion ka ofruar 3.2 milionë euro, ndërsa investimet që do të kryhen, thuhet se do të kapin vlerën e 4.15 milionë eurove. Pra, realisht kompania e mori gati këtë shërbim, pa pasur nevojë të kryente investime.

Koncesioni i rafinerisë së naftës në Cërrik

Koncesioni i rafinerisë së naftës në Cërrik është një tjetër skandal. Në datën 8 korrik 2013, Ministria e Ekonomisë shpalli si fitues të koncesionit kompaninë “Kurum”.

Në datën 22 korrik, Gjykata e rrethit gjyqësor në Tiranë urdhëroi pezullimin e këtij koncesioni për parregullsi ligjore. Por edhe pse është vënë në dijeni zyrtarisht për vendimin, qeveria Berisha sërish vazhdoi procedurat duke miratuar kontratën me kompaninë “Kurum” vetëm disa ditë përpara ndërrimit të qeverisë.

Të tjera – Tendera të panevojshëm, shumë të përfolur dhe të dëmshëm për ekonominë ishin edhe ata të skanimit të kontenierëve, markimit të karburanteve, pullës fiskale, pa llogaritur mbi 400 hidrocentralë të shpërndarë në të gjithë vendin.

Lulzim Basha sot ka të drejtë kur pranon se këto tendera janë të dëmshëm për vendin.

Për fat të keq, ato janë edhe të paanullueshëm, pasi qeveria e mëparshme u kujdes të vendoste në kontratë shpërblime prej dhjetëra milionë eurosh për prishjen e njënashme të kontratës dhe qytetarët shqiptarë duhet të presin të përfundojë afati që të marrin në dorë shërbimet e deleguara tek privati, siç ndodhi me SGS.

Problemi i madh i Bashës është që ndërsa flet për koncensionet, ai ishte pjesë e qeverisë që firmosi pikërisht këto kontrata./ Lexo.al/

Next Post
Avioni i parë në aeroportin e Kukësit, Basha: Asnjë marifet elektoral nuk i mashtron kuksianët dhe shqiptarët!

Avioni i parë në aeroportin e Kukësit, Basha: Asnjë marifet elektoral nuk i mashtron kuksianët dhe shqiptarët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

May 14, 2026
Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

May 14, 2026
Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

May 14, 2026
SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

May 14, 2026
Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

May 14, 2026
FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

May 14, 2026
Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

May 14, 2026
Nga sporteli i shtetit në “litarin” e qelisë

Nga sporteli i shtetit në “litarin” e qelisë

May 14, 2026
“Epsteini” ynë

“Meritën” kryesore për rezolutën e ka Berisha

May 14, 2026
Braçe kritikon mungesën e ministrit gjatë interpelancës: Mungesë respekti ndaj Kuvendit

Braçe kritikon mungesën e ministrit gjatë interpelancës: Mungesë respekti ndaj Kuvendit

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In