Të premten u raportua në mediat ndërkombëtare, madje u pranua dhe nga vetë presidenti Zelensky, se 13 ushtarët që ndodheshin në bazën ushtarake në ishullin e gjarpërinjve u vranë nga forcat ruse, pasi refuzuan të dorëzoheshin.
Por sipas informacioneve të reja njësia mund të jetë ende gjallë, bën me dije Shërbimi Shtetëror i Rojës Kufitare të Ukrainës.
“SBGSU dhe forcat e armatosura, si e gjithë Ukraina, kanë marrë shpresë se të gjithë mbrojtësit e Zmiinyi, janë gjallë,” thuhet në njoftim.
Agjencia qeveritare thotë se është duke punuar për të identifikuar ushtarët bazuar në informacionin rreth vendndodhjes së tyre të mundshme aktuale.
“Ne sinqerisht shpresojmë që djemtë të kthehen në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur dhe informacionet e marra në momentin e sulmit për vdekjen të mos konfirmohen”, vijon njoftimi.