• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sfidë e hapur ndaj Shqipërisë”/ Hoxha për kandidimin e Belerit si eurodeputet: Mitsotakis do votat e ekstremit të djathtë, ai po…!

by Java News
15/04/2024 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha ka reaguar pas lajmit se Fredi Beleri është kandiduar nga partia Demokracia e Re në Greqi, për të qenë eurodeputet.

I ftuar në një emision televiziv, Hoxha tha se Beleri është kandiduar për të marrë votat e ekstremit të djathtë dhe të ultra nacionalistëve, ndërkohë që e quajti një sfidë të hapur ndaj Shqipërisë, ku Beleri është i dënuar për blerje votash.

“Duke e ditur se cili ishte qëllimi i Greqisë që kur e promovoi, nuk më çudit. Autoritetet greke e dinë më mirë se ato shqiptare, se çfarë ka bërë Fredi Beleri. Ka qenë i dënuar dhe burgosur në Greqi. Ka qëndruar në Greqi për t’ju shmangur një dënimi në Shqipëri.

Padyshim që qëllimi i Belerit nuk ka qenë të zgjidhej dhe të rivendoste vjedhjen e pronave dhe abuzimet me pronat, të rikthente shkeljen e të drejtave të njeriut, këto janë përralla. Në fakt, veprimi i sotëm është në vazhdën e veprimeve që kanë ndodhur prej më shumë se një viti. Nuk di çfarë duhet të bëjë më Greqia?

Kemi përjashtuar të zgjedhur vendorë, deputetë, etj, sepse Greqia i ka kapur për shkelje të kufirit. Nëse ne u kemi ndërprerë karrierën, me ligjin e dekriminalizimit dhe ne e zbatojmë, kurse një vend i BE, i cili ka financuar edhe reformën e drejtësisë, jo vetëm nuk e merr parasysh por promovon figura të tilla.

Greqia ka të drejtë për 21 eurodeputetë. Në zgjedhjet e fundit, partia Demokracia e Re, ka marrë vetëm 8 mandate. Në sondazhet e fundit, ajo ka rënë 6% nga zgjedhjet e kaluara. Pra numri mund të jetë edhe më pak se tetë.

Kanë vendosur një kandidat si Beleri, sepse edhe në zgjedhjet që ndodhën përpara, rezultoi që një emër si Beleri u solli vota nga ekstremi i djathtë, si Agimi i Artë, apo parti të tjera me traditë ultra nacionaliste. Emri i Belerit është aty për të sjellë votat e ekstremit të djathtë. Kjo histori i ka sjellë vota Mitsotakisit dhe na ka marrë një të dënuar…

I kam nxjerrë të filmuar në Himarë, përfaqësues të Agmit të Artë në ditën e zgjedhjeve në Himarë, me në krye Karathanon. Beleri është përfaqësues i së djathtës ekstreme. Prezantimi i Belerit është bërë si martir që po lufton për Vorio Epirin.

E njëjta gjë me Pirro Dhimën, që doli në TV dhe tha kam lindur në kryeqytet të Vorio Epirit, pra për Himarën. Kur kandidoi për herë të parë ka qenë për PASOK dhe Venizelos e vuri në krye të listës, si sportisti me më shumë trofe në Greqi. Ka fituar mandatin e parë, ka humbur të dytin. Por këtë rradhë kandidon për llogari të ekstremit tjetër. Këtë e kanë zgjedhur sepse merr vota të qendrës. Që të shpallet eurodeputet Beleri, duhet të kapë rreth 200 mijë vota. Beleri reagoi nga burgu dhe falenderoi për kandidimin.

A lejohet që një njeri i burgosur të kandidojë? Hapa legjislacionin e BE dhe është e përcaktuar në kapitullin për Greqinë, e ka të përcaktuar, që dënimi i caktuar penal rezulton në humbjen e të drejtave politike nga 2-10 vjet. Kur është me burgim në të paktën një vit, të drejtat politike humbasin nga 1-5 vjet. Pra legjislacioni grek e pengon vetë.

Shqipëria është vend që ka aplikuar për të qenë anëtar dhe ka filluar të plotësojë dhe nënshkruajë kapitujt. Është një sfidë e hapur që i bëhet Shqipërisë”, tha Hoxha./m.j

Next Post
Rrëfimi i Ngjelës:  Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova. Më thanë se do më vriste! I kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit në këmbë dhe…

Rrëfimi i Ngjelës: Enver Hoxha më thirri, u pendova që s’i shkova. Më thanë se do më vriste! I kalova poshtë shtëpisë, ai u ngrit në këmbë dhe…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

Putin nënshkruan ligjin e ri, i jep kompetenca inteligjencës së brendshme ruse për të mbyllur internetin

February 21, 2026
Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

Prej tre orësh i paralizuar, rikthehet qarkullimi në aksin alternativ Maliq-Moglicë-Gramsh, hapen të dyja korsitë

February 21, 2026
Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

Zelensky rrëfen kushtin që të përfundojë lufta: Amerikanët dhe rusët më kanë kërkuar tërheqjen nga Donbasi

February 21, 2026
Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

Ishte bllokuar nga trajlerat e ngecur në kthesë, hapet një korsi e rrugës alternative Moglicë-Lozhan

February 21, 2026
Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

Gjykata rrëzoi tarifat doganore të Trump, Macron: Është mirë të kesh kundërpesha ndaj pushtetit në demokraci

February 21, 2026
Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

Rrugët drejt juglindjes të bllokuara/ “Nuk mundem!”, gruaja në Maliq humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

February 21, 2026
Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

Lojtari i Benfikës sqaron UEFA-n: Nuk e ofendova Vinicius-in për ngjyrën, por për orientimin seksual…

February 21, 2026
Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

Bllokohet totalisht aksi rrugor Maliq-Moglicë-Gramsh, qindra qytetarë dhe fëmijë në radhë kilometrike makinash

February 21, 2026
Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

Gjin Gjoni me të njëjtin qëndrim si Berisha: PS dhe qeveria duhet t’i vënë gishtin kokës, ndryshe mund t’ua sulmojmë selitë

February 21, 2026
Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

Bota arbëreshe si dëshmi e identitetit të shqiptarëve në hapësirën kulturore evropiane

February 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In