• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sfidë’ Berishës/ Rindërtimi i Ukrainës, Këshilli i Europës cakton Bashën raporter për konfiskimin e aseteve ruse

by Java News
12/09/2023 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komiteti për Çështje Politike dhe Demokracinë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës ka votuar sot me unanimitet për të emëruar kryetarin e PD Lulzim Basha raporter për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, raporton Ballkanweb.

Më herët kryetari i PD Lulzim Basha paraqiti një projekt rezolutë në Këshillin e Europës që bën thirrje për konfiskimin e aseteve ruse, krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e konfiskuara dhe vendosjen e këtyre fondeve në dispozicion të financimit për projektet e rindërtimit të Ukrainës.

Një propozim i ngjashëm po diskutohet edhe në Kongresin amerikan ndërkohë që edhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka kërkuar që Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmin dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e vendit.

Projekt-rezoluta e paraqitur nga kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Përgjegjësia për krimet dhe demet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë është i presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe duhet te paguajë për të.

Ndërkohë që Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhër arresti për Putin, duke e akuzuar për krime lufte, tashmë Rusia duhet të paguaj për rindërtimin e Ukrainës së shkatërruar nga bombardimet ruse.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse. Këto detyrime përcaktojnë detyrën e vendeve të treta për të garantuar që asetet sovrane të Federatës Ruse që ndodhen nën juridiksionet e tyre të vendosen në dobi të Ukrainës si dhe për të krijuar një tribunal ndërkombëtar kompensimi për të siguruar që dëmet e shkaktuara nga Rusia të dëmshpërblehen në përputhje me normat ndërkombëtare, jurisprudencën dhe parimet e vendosura të kontabilitetit.

Përmes kësaj rezolute të publikuar në faqen zyrtare të Këshillit te Europës, e cila është e mbështetur nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare kërkohet:

Krijimin e një fondi ndërkombëtar ku të depozitohen asetet e Federatës Ruse për të paguar projektet e infrastrukturës në Ukrainë; Transferimin e kapitaleve të ngrira të Federatës Ruse në fondin ndërkombëtar;

Krijimin e një tribunali kompensimi për të gjykuar, në përputhje me normat e vendosura gjyqësore, kërkesat e paraqitura nga Ukraina në emër të individëve, subjekteve dhe instancave qeveritare, ose drejtpërdrejt nga individët dhe subjektet e saj, siç do të parashikohet nga rregullat e tribunalit./m.j

Next Post
Arrestimi/ Ekzekuton “kontratat e vdekjes” me xhelatët e motoçikletave, 6 të vrarët në Athinë bashkëpunëtorë të kryemafiozit turk

Arrestimi/ Ekzekuton “kontratat e vdekjes” me xhelatët e motoçikletave, 6 të vrarët në Athinë bashkëpunëtorë të kryemafiozit turk

Comments 1

  1. Gjikë Mazrënga says:
    2 years ago

    Fishta i madh, dikur pati shkruajtur një poemë, ku ndër të tjera, duke i u drejtuar Europës, (që na ndau ne si Shqiptarë në gjashtë shtete) shkruante ;

    Moj Evropë,
    Moj kurvë e motit,
    Që i re mohit (mohove)
    Besës dhe Zotit…

    Kështu edhe këtë rradhë, kanë caktuar Lulëzim Bashën, të merret me pronat e Rusisë, nderkohë po ky Lulëzim Bashë, ka qenë i derguar nga Karrlaa del Ponte (dhe spiunazhi rus dhe serb), bashkë me hetuesit nderkombëtarë për të gjetur “shtepinë e verdhë” në katundet e Matit…. ku vërtet gjetën një m…. që të hanë.
    A është Lulëzim Basha i besueshëm për këtë punë ?
    Jo. Jo. Jo.
    Lulëzum Basha është i prishur qysh në vezë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

“U zgjuam në një realitet tjetër”, turistët e banorët përshkruajnë terrorin në Meksikë

February 23, 2026
Vjedhja e e-maileve të SPAK, Meçe: Hetimet janë sekrete, s’ka mekanizëm për të ndërhyrë nga jashtë brenda!

Çfarë e shqetëson Sali Berishën? Meçe: Gjyqi ndaj tij, ngjarja më e rëndësishme e 35 viteve!

February 23, 2026
Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

Të bllokuar prej 3 ditësh nga “paralizimi” i qarkullimit në Librazhd, kamionistët: Kemi pësuar dëm ekonomik

February 23, 2026
25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

25 të vrarë nga trazirat pas vdekjes së “El Mencho”, Meksika dërgon 2 500 ushtarë në Jalisco

February 23, 2026
Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

Dyshohet për përfshirje në trafik droge, shqiptarit i sekuestrohet vila prej gjysmë milioni eurosh në Itali

February 23, 2026
Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

Përfshihet nga flakët një lokal në zonën e Lungomares në Vlorë, nuk raportohet për persona të lënduar

February 23, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Standardi i dyfishtë i PD me prangat që kërcet SPAK në Kuvend

February 23, 2026
BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

February 23, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

February 23, 2026
Pas Qershorit të ngatërruar, Meri Shehu paralajmëron tension në Korrik

Ekonomia dhe dashuria do vihen në provë! Çfarë sjell java e fundit e shkurtit për shenjat e horoskopit

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In