• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Sfida për të qenë europianë është zbatimi i ligjit”

by A R
22/05/2019 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zv.ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, gjatë një interviste për Top Channel u shpreh se, sfida për të qenë europianë është sfida për të zbatuar ligjin dhe ligji thekson se zgjedhjet mbahen në ditën kur i dekreton Presidenti, në të kundërt do kemi një ortek shkeljesh ligjore.

Zv/ministri Gogu e cilësoi privilegj kandidimin e tij si anëtar të këshillit bashkiak të Tiranës.

“Është një vendim i PS që më besojë këtë privilegj. Gjithashtu vjen dhe si vendim i një qytetari që ka vendosur të jetojë në këtë vend dhe që ndjen nevojën për t’i ardhur në ndihmë qytetit të tij. Qytetaria shqiptare, demokracia shqiptare është në një udhëkryq të radhës. Unë besoj që sfida jonë për demokratizimin e vendit për sundimin e ligjit e për europianizimin e vendit ka arritur në kulmin e saj sot që flasim”, tha Gogu.

“Ka gjëra që mundet dhe duhet bëhen më mirë. Ajo çfarë mua më ka bërë përshtypje e të cilës i jam bashkuar këto katër vite të shkuara, është solidariteti i qytetit, një sfidë shumë e mirë e që është bërë një punë titanike, duke dhënë kujdes ndaj më të dobtëve, por gjithashtu ka dhe një sfidë tjetër, atë të zbatimit të ligjit. Meqenëse vij nga fusha e drejtësisë, ka punë për t’u bërë në realizimin dhe zbatimin e ligjit”, shtoi Gogu.

“Numri i mensave sociale është shumë herë më i madh se ai që ka pasur përpara. Numri i programeve sociale shumë herë më i madh sot, sesa më parë. Mund të marrim shumë element të tillë që janë përmirësuar”, tha Gogu.

“Ajo që ka rëndësi janë numrat. Opozita e ka shumë të vështirë të qëndrojë te numrat dhe të qenit konstruktivë, por qëndron te paranoja dhe thashethemet”, shtoi Gogu.

“Pyetja që çdo qytetar duhet t’i bëjë vetes është se si po investohet buxheti. Ne sot kemi shërbime më të mira publike, transporti urban, institucionet arsimore, akse rrugore për biçikleta e këmbësorë, duke ulur numrin e automjeteve dhe me ambiente më të pastra. Kjo lidhet me taksat vendore dhe mënyrën se si përdoren këto. Rritja e taksave i është rënduar atyre që fitojnë më shumë. Por gjithsesi kur vijnë zgjedhjet kjo është pyetja që duhet të bëjnë qytetarët. A janë të kënaqur me mënyrën se si po përdoret buxheti, pra mënyra se si po ripërdoren taksat që paguajnë. Këtu vjen në ndihmë alternativa, pasi kjo është ajo që vlen dhe në rastin e zgjedhjeve, aty ballafaqohen alternativat. Prandaj janë zgjedhjet, nëse qytetarët duan këtë formë shpërndarje të buxhetit apo tjetër formë”, tha Gogu.

Zv.ministri Gogu tha se më 30 qershor do ketë zgjedhje pasi ka një dekret të presidentit që duhet respektuar. “Patjetër që do të kemi zgjedhje, se ka një dekret të presidentit që duhet respektuar. Ne shqiptarët duhet të ndahemi nga e kaluara, ligji është një sinjal që të çon drejt mirëqenies dhe jo e kundërta, si një barrierë. Kjo është sfida që kemi ne si shoqëri, kemi cinizëm ndaj ligjit. Në këtë moment, një pjesë e shoqërisë duhet të reagojë. Presidenti ka dekretuar zgjedhjet. Ka një ligj që thotë se kryetarit të Bashkisë i mbaron mandate në korrik, dhe ne s’kemi kryetarë bashkie të zgjedhur në korrik, nis një ortek paligjshmërie, nis improvizimi i zgjidhjeve ligjore. Sfida për të qenë europianë është sfida për të pasur zgjedhje dhe ballafaqim alternativash”, tha Gogu.

“Kemi një opozitë që kërkon të ballafaqohet me alternative dhe po ashtu kemi një opozitë tjetër që nuk zbaton rregullat e lojës. Cilën opozitë duhet të marrim të mirëqenë, atë që nuk zbaton rregullat e lojës, apo ajo që akuzohet nga opozita që nuk zbaton rregullat se zbaton rregullat? Në demokraci duhet të zbatuar ligjit”, tha ai.

“Furtuna në gotë mund të të ngrejë momentalisht një kauzë, por jo në këtë rast, pasi opozita ka qenë vetë pjesë e ndërtimit të këtij sistemi dhe opozita ka ankesa për pushtetin qendror. Sot, që flasim zgjedhjet nuk janë për pushtetin qendror, por sfida është për pushtetin lokal. Tani vjen opozita  dhe thotë ikni nga qeveria dhe bëjmë zgjedhjet më vonë, duke shkelur ligjin dhe të gjitha rregullat. Tani të gjithë jemi dakord se kur kemi qenë fëmijë, kur një lojë futbolli prishej, personazhet që prishin lojën janë më të papëlqyerit”, tha Gogu.

/a.rada

Next Post
Washington Post: BE e ka tradhtuar Ballkanin Perëndimor

Washington Post: BE e ka tradhtuar Ballkanin Perëndimor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

“Secili pushtet në vendin e vet”, Gogu: Kuvendi humbi afatin, por zgjidhja për pagat bëhet me ligj

September 15, 2026
SPAK përfundon parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit

Në qeli prej 2024-ës, lihet në burg ish-presidenti Meta

September 15, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Vendimi për Veliajn/ Avokati: Do përdorim çdo mjet juridik, nuk mund ta mundin politikisht përmes ‘lawfare’-it

September 15, 2026
Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

Bardhi ‘sfidon’ mazhorancën: 2.2 mln lekë të vjetra çon në shtëpi një gjyqtar

September 15, 2026
VIDEO/ Momenti kur Veliaj del nga salla e gjyqit dhe përshëndet të pranishmit në seancë

GJL vendosi 3-0 ndaj Erion Veliajt/ Ja çfarë thoshte një vit më parë për këtë masë…

September 15, 2026
Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

Rama në Napoli, vizitë në Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”

September 15, 2026
UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

UEFA Nations League/ Biletat për dy ndeshjet e Kombëtares tani shiten edhe fizikisht pranë stadiumit “Air Albania”!

September 15, 2026
Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

Trafikoi sasi të mëdha droge drejt BE, arrestohet i fshehur në Belgjikë Jasin Avdyli! Mbante dy identitete, pritet ekstradimi…

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com