• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Washington Post: BE e ka tradhtuar Ballkanin Perëndimor

by A R
22/05/2019 17:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Si po e tradhton Bashkimi Europian, Ballkanin Perëndimor”. Ky është titulli që Washington Post ka përzgjedhur të përshkruajë marrëdhënien mes Brukselit dhe vendeve të rajonit, në prag të zgjedhjeve europarlamentare. Në artikullin e shkruar nga politologu i specializuar për çështjet e Europës Juglindore, Jasmin Moujanovic thuhet:

Në 16 vitet e fundit, Brukseli i ka premtuar vendeve të Ballkanit Perëndimor, rajoni më i nxehtë i kontinentit, se e ardhmja e Ballkanit është në BE. Megjithatë Brukseli ka bërë një kthesë të dukshme për sa i përket idesë së zgjerimit të ardhshëm”.

Autori thotë se asnjë nga vendet e rajonit nuk i ka përmbushur standardet për e anëtarësimit, por perspektiva europiane përdoret nga Brukseli si e vetmja mënyrë për të nxitur reformat dhe arritjen e standardeve. Perspektiva europiane rezultoi e vetmja mënyrë për të ulur gjakrat në rajonin e nxehtë të kontinentit, shkruhet në artikull, ku si shembull për këtë sillet marrëveshja Shkup-Athinë, që solli emrin e ri Maqedoni e Veriut. Perspektiva ka shërbyer edhe si mjet gjeopolitik për të mbajtur larg rajonit influencat ruse, turke apo kineze.

Skepticizmi ndaj zgjerimit ka ndihmuar të moderuarit në vendet e BE të ndalojnë një rrjedhje pushteti tek radikalët. Dhe në këtë kontekst çfarë vlere do të ketë hapja e negociatave kur Presidenti Macron duket se e ka përjashtuar pa afat mundësinë e zgjerimit të BE?

Si zgjidhje, autori i propozon Brukselit të ndryshojë kurs, të hapë menjëherë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ta bëjë Bosnjen vend kandidat. Po ashtu të krijojë një plan afatgjatë për rajonin për të garantuar normat e demokracisë liberale për t’iu kundërpërgjigjur fort Rusisë dhe të ngjashmëve të saj.

/a.rada

Next Post
“Nuk dua t’ju injektoj mendimin tim…”, Ngjela tregon pse nuk është martuar

Pse Meta-Berisha-Basha nuk kanë çfarë bëjnë dhe ku i ka rrënjët kriza politike!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

Trump: Lufta me Iranin luajti një rol në zgjedhjet e mesit të mandatit, duhet të bëjmë diçka të madhe

November 4, 2026
James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

James Talarico shpallet senator i Teksasit, demokratët rikthejnë përfaqësimin pas më shumë se 30 vitesh

November 4, 2026
Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Demokratët marrin kontrollin e Kongresit amerikan, fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 4, 2026
Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

November 4, 2026
Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

Trump për rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit: Po të isha në fletëvotim, do të kishim fituar!

November 4, 2026
Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

Gara për Senatin në Michigan mbetet e hapur, votat e panumëruara mbajnë në pritje rezultatin

November 4, 2026
Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In