• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sfida e Taulant Ballës: Në dhjetor, Lulzim Basha del nga politika

by A R
15/06/2019 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në studion e emisionit “Java në RTSH”, numri dy i socialistëve bëri një parashikim për të ardhmen, nisur nga e shkuara.

Taulant Balla tha të premten mbrëma se kryetari i Partisë Demokratike do të dalë nga skena politike dhjetorin e këtij viti.

“Më lejoni t’ju kujtoj diccka që e kam thënë herën e fundit në emisionin tuaj. Kur kam qenë para gjashtë muajsh ju kam thënë se Lulzim Basha do të jetë një person që do të ketë hesape të rënda me drejtësinë në lidhje me dosjen e parave ruse.

Atëherë nuk më besuat dhe tani që Lulzim Basha është i pandehur, ndoshta kam të drejtë të marr revanshin mediatik. Unë nuk kisha si t’i dija më përpara hapat që do të ndërmerrte drejtësia, por e kam besuar që në fillim investigmin e revistës ‘Mother Jones’.

Kurrë nuk kam pasur ndonjë dyshim se Basha gënjente kur deklaronte se kishte nisur në amerikë 75 mijë dollarë, por kishin mbërritur atje 975 mijë. Karriera politike e Lulzim Bashës ka përfunduar. Dhe këtu do të jemi kur të më vijë radha në atë ciklin e emisionit tuaj.

Ju thashë në janar 2019 për dosjen e parave ruse, po ju them edhe në 14 qershor se kjo dosje mbylli karrierën politike të Lulzim Bashës. Më ftoni në 14 dhjetor dhe do të më thoni se kisha të drejtë ” – tha Taulant Balla në panelin me analistët Preç Zogaj dhe Lorenc Vangjeli.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla foli edhe për zgjedhjet lokale. Ai u shpreh se data 30 qershor është një moment i rëndësishëm që do të konfirmojë se Shqipëria ndërtohet mbi parimin e rregullave ku prevalon Kushtetuta.

Ai solli në vëmendje se, Shqipëria është Republikë Parlamentare ku Parlamenti është institucioni më i rëndësishëm.

“Presidenti të heqë dorë nga këto qasje, që nuk i bëjnë nder karrierës së tejzgjatur politike që ka pasur Ilir Meta” – tha Balla ndër të tjera.

/a.r

Next Post
Befason Thaçi: Largohem përgjithmonë nga politika, nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor

Intervista/Thaçi i prerë: Kosova s’është Katalonja, e as Spanja s’është Serbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

Kush është “Kobra”? Gjurmët e snajperistit të Rusisë çojnë në Bosnje

November 6, 2026
Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

Kina tjetër goditje ndaj opozitës, 12 vite burg për aktivistin në Macau

November 6, 2026
Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

Goditet grupi që shpërndante drogë pranë shkollave, 4 në pranga dhe një në kërkim në Fier

November 6, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

November 6, 2026
“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

“Po e marr veten”/ Gazetari Elton Tozaj reagon pas dhunës barbare: Nuk më mposht frika! Do t’ia dal

November 6, 2026
E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

Hapet sot “dritarja e dialogut”, Rama përsërit ftesën për t’u ulur në një tryezë me studentët

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In