• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Sfida e normalitetit

by Java News
17/07/2015 11:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Fatkeqësisht edhe normaliteti në Shqipëri është një sfidë. Një sfidë e lodhshme, e vështirë dhe e domosdoshme për t’u fituar. Gjëra, gjeste apo veprime që janë nga më normalet në një vend normal, në Shqipëri përshkrohen nga ngërçe të pafundme, dobësi të pafundme dhe që kërkojnë energji të pafundme për t’u trajtuar.

Pak më shumë se një javë më parë kryeministri mblodhi bashkiakët e rinj të dalë nga zgjedhjet e 21 qershorit. Shumica dërmuese e asaj pakice tronditëse në numra të bashkiakëve “blu” e bojkotuan takimin. Vetëm kryetari i bashkisë së Përmetit dhe ai i Dropullit “denjuan” të shkojnë në takimin e kryeministrit. Pse? Sepse Rama është “armiku” i tyre. Sepse ata gjatë zgjedhjeve mendonin se duke fituar në kutitë e lokaleve, i kishin hequr një gur referendar themeleve të pushtetit të së majtës, kurse Rama duke i ftuar ata të humbisnin në fushatë, i konsideronte ata minimumi të paaftë dhe maksimumi, të paaftë për të shërbyer siç duhet me paratë e buxhetit që ai firmos. Por edhe Rama, edhe ata janë pjesë të një medaljeje edhe pse jo dy anë të saj; njëri në pushtetin qëndror dhe të tjerët në pushtetin lokal. Dhe bashkëpunimi mes tyre nuk ka të bëjë as me humorin e kryeministrit, as me ngjyrën politike të njërit apo të tjetrit. Jo se nuk ka ndodhur dje rëndom kështu, si rregull dhe jo si përjashtim. Jo se bashkiakët e djeshëm nuk janë trajtuar si njëri i njerkës së ligë dhe tjetri i nënës blu, varësisht ngjyrës politike të secilit. Por ajo çfarë dikton ligji dhe një numër ligjesh që rregullojnë marrëdhënien mes këtyre dy pushteteve dhe pavarësinë relative të tyre ndaj njëri-tjetrit, është normaliteti dhe bashkëpunimi. Që fatkeqësisht nuk ndodh në një vend normal.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi bëri një takim me kryetarët e rinj të bashkive dhe pothuaj të gjithë ndodheshin aty. Fotoja e ditës ishte Voltana Ademi, kryetare e bashkisë së Shkodrës, me Erion Veliajn që fitoi Tiranën. Dhe bëri përshtypje kjo vendosje, ndërsa fotoja bëri xhiro nëpër rrjete si një risi e çuditshme. Dhe u duk si një gjest politik. Dhe ngjau se ka një rëndësi të posaçme vendndodhja në tavolinë e njërës që është demokrate dhe tjetrit që është socialist. Qoftë dhe ky detaj fare i thejshtë është në gjendje të na dëshmojë sesa anormalë jemi në përditshmërinë tonë, sa kohë që gjeste të tilla kaq normale, vazhdojnë të bëjnë përshtypje.

Politika shqiptare ja ka dalë me sukses që të jetë e ndarë në skaje për çdo detaj të ditës. Çfarë për një palë është e bardhë, për tjetrën është automatikisht e zezë dhe anasjelltas. Çfarë për një palë është finish, për palën tjetër është vijë starti nga zeroja. Dhe gjithkush është mësuar me këtë situatë. Njëlloj si bretkoca e cila ngordh pa e kuptuar kur e hedhin në një gotë me ujë që e nxehin gradualisht. Sepse nuk kupton çfarë po i ndodh dhe nuk del nga uji që e përvëlon gjithmonë e më shumë. Në të kundërt, nëse një bretkocë do ta hidhnin direkt në një enë me ujë të nxehtë, ajo do të dilte me ngut dhe menjëherë jashtë. Mos ndoshta kjo e fundit është pamja që afron peisazhi politik shqiptar kur e sheh një i huaj nga jashtë? Që mbas mirësjelljes diplomatike, gjykon keq dhe rëndë anormalitetin e luftës politike në vend, e cila për çdo shqiptar është tërësisht normale? Dhe nxiton të dalë jashtë nga kjo ena e nxehtë shqiptare, ku gjithësecili është i lumtur t’i shtojë pak dru zjarrit për pak më shumë temperaturë. Sepse ky është normaliteti me të cilin është mësuar gjithkush. 

Next Post

Të burgosurit do të ndërtojnë gardhin kufitar me Serbinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In