• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni turistik/ Rama: Ky vit, ka shënuar kthesë historike për Shqipërinë

by Java News
25/08/2023 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama e konsideron sezonin turistik të këtij viti si një kthesë historike për Shqipërinë.

Në një konferencë shtypi nga Kryeministria, Rama theksoi se vendi tashmë ka hyrë në një fazë të re transformimi për turizmin me synimin që deri në vitin 2030, Shqipëria të bëhet vendi lider për turizëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Këtë vit Shqipëria po përjeton sezonin e një kthese historike që është rezultat i shumë përpjekjesh të bëra në vitet e mëparshme dhe kurorëzim i një faze të re transformimi për turizmin. Sot shohim frytet e para domethënëse në një rrugë që për ne është e përcaktuar si rruga drejt Shqipërisë 2030 ku Shqipëria do të jetë kampione absolute në rajonin tonë për turizmin dhe kur them në rajonin tonë kam parasysh Ballkanin Perëndimor”.

Kreu i qeverisë evidentoi numrin e lartë të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri deri në këto momente.

“Shifrat flasin për një sukses të jashtëzakonshëm edhe në aspektin e afrimit thuajse të plotë me Greqinë apo me të tjera vende që janë shumë përpara nesh kur vjen fjala te numri i turistëve për frymë”.

Kryeministri Rama vlerësoi edhe transformimin që ka pësuar Aeroporti “Nënë Tereza”, që në ditë përpunon rreth 200 fluturime.

“Duhet nënvizuar një element që është Aeroporti i Tiranës i cili ka pësuar një transformim shumë të rëndësishëm me ndryshimin e koncesionarit, me investimet që janë bërë nga kompania shqiptare në aeroport dhe faktikisht Shqipëria në rritjen e numrit të pasagjerëve në trafikun ajror është në vendin e parë dhe sot jemi në kushtet kur mund të themi pa rezervë që jo vetëm jemi konkurrues me Aeroportin e Beogradit që është aeroporti më i madh i rajonit tonë, por me shumë gjasë mund ta kapërcejmë Aeroportin e Beogradit  në numër pasagjerësh këtë vit. Besoj që është e rëndësishme të kujtohet se kantieri i Aeroportit të Vlorës është në punë sipas grafikut. Aeroporti i Vlorës do operohet nga Aeroporti i Mynihut dhe kemi shumë besim që me futjen e Aeroportit të Vlorës do kemi bum të konsiderueshëm në rritjen e numrit të turistëve”, u shpreh Rama.

/f.stafa

Next Post
Ngjarja e rëndë në Delvinë/ 12-vjeçari sulmohet nga 6 qentë e një kopeje, merr plagë të rënda

Ngjarja e rëndë në Delvinë/ 12-vjeçari sulmohet nga 6 qentë e një kopeje, merr plagë të rënda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In