• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni turistik/ Nis rregullimi i hapësirave të plazheve, miratohet rregullorja me 18 pika

by Java News
27/04/2019 18:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po përgatitet të presë një numër të madh turistësh këtë sezon turistik. Pritshmëritë për  këtë vit janë të mëdha, ndërkohë institucionet përkatëse, kanë filluar të marrin dhe masat për të mirëpritur turistët.

Masa e parë është marrë për turizmin në bregdet, duke qenë se gjatë muajve të verës, bregdeti shqiptar është destinacioni i preferuar për mijëra turistë shqiptarë dhe të huaj. Qeveria ka miratuar një rregullore të re për plazhet private. Rregullorja përmban 18 pika dhe parashikon që operatorët të cilët lidhin kontrata me bashkitë për të marrë me qira një hapësirë në plazh për një afat nga 1 deri në 5 vite, duhet të respektojnë disa kritere.

“Ndarja e hapësirave të plazhit përmes kontratave të lidhura që në fund të Marsit, është një risi e kësaj VKM-je e miratuar nga Këshilli i Ministrave, sikundër është risi dhe vendosja e qartë e detyrave që duhet të ketë një operator privat në menaxhimin e një stacioni plazhi. Duhet ti garantojë cilësinë pushuesit, sigurinë e plazheve, kullën e vrojtimit, sinjalistikën  bregdetare e përcaktuar qartë. Në rast të kundër nëse vërtetohen se operatori privat nuk ka siguruar të gjitha ato që janë përcaktuar tashmë në vendimin e Këshillit të Ministrave, do bëhet shkak për prishjen e kontratave dhe ti kalohet  menaxhimi pushtetit vendor”, tha Rovena Moçka, drejtore e në Ministrinë e Turizmit.

Saranda pret që përgjatë këtij viti të ketë një rritje akoma më të madhe të fluksit turistik. Janë operatorët turistikë ata që edhe pse përgjatë muajve të dimrit, puna e tyre ka vijuar me lidhjen e kontratave me operatorë dhe agjenci turistike ndërkombëtare.  Nga informacione të siguruara nga agjencitë turistike, numri i prenotimeve online në hotelet e Sarandës dhe Ksamilit për këtë sezon turistik është shumë më i lartë se viti i kaluar.

Ndërsa Bashkia Durrës ka nisur punën ditë më parë për të pritur sezonin e ri turistik.  Në plazhin  e Shkëmbit të Kavajës i cili shtrihet nga derdhja e përroit në plepa deri në kufizimin me Golemin,rrugët janë asfaltuar.  Ndërkohë po në këtë plazh po ndërtohet shëtitorja 1,5 km e gjatë në buzë të rërës së plazhit në bashkëpunim me subjektet private.

 “Pushteti vendor duhet ta kontraktojë hapësirën bregdetare që ka në dispozicion për pushuesit deri në 31 Mars, të vitit respektiv dhe duke i dhënë në këtë mënyrë kohën vetes, operatorëve privatë, dhe gjithë institucioneve që janë pjesë e task forcës të menaxhimit të turizmit si sektor, të identifikohen dhe të merren të gjitha masat për të pritur turistët e shumtë”, tha Moçka.

Ministri i mjedisit Blendi Klosi mblodhi  task forcën e Turizmit ne Shkodër. Në prag të sezonit turistik ai kërkoi që në muajin maj të jenë të ndara stacionet e plazhit .Voltana  Ademi , kryetare e Bashkisë Shkodër tha se shpejt do jetë çdo gjë gati ndërsa vuri theksin tek siguria dhe lufta ndaj kriminalitetit.

 “Zyrat e informacionit turistik janë funksionale që në maj. Në Velipojë do nisim gjithashtu në maj çeljen e sezonit të ri turistik, ku kalendari i aktiviteteve i financuar nga bashkia Shkodër ka parashikuar 32 aktivitete kulturore dhe artistike”, tha Vokshi.

Diskutim ka zënë dhe zhbllokimi i rrugës së Thethit nga dëbora dhe gjithashtu ngërçi i pajisjeve me certifikata pronësie të banorëve atje, ç’ka nuk i lejon këto trashëgimtarë të kullave shekullore të investojnë më shumë në bujtina dhe turizëm të qëndrueshëm

Ndërsa në qytetin e Vlorës, sezoni turistik tashmë ka nisur. Edhe këtë fundjavë me dhjetëra qytetarë nga Kosova kanë mbërritur në port për t’ju drejtuar brigjeve te Sazanit dhe Karaburunit .

Për Report tv ata janë shprehur të kënaqur për çfarë ofron qyteti i Vlorës.

 “Ne kemi filluar që në fillim të muajit Mars, në fillim të muajit prill vazhdojmë çdo fundjavë, siç e keni ndjekur vetë janë me qindra turistët e huaj që vijnë në Vlorë, përvec Sazanin dhe Karaburunin kemi edhe destinacione të tjera sic është Zvërneci. Tani që qyteti i i Vlorës ka ndryshuar totalisht të gjithë janë të kënaqur, kemi mundësi pafund që turistët të shijojnë ato ditë që rrinë në Vlorë”,  u shpreh një qytetar.

Ndërkohë për kreun e operatorëve turistike Vasil Bedinaj ,turistët kanë nisur ta vizitojnë Vlorën shumë më herët se qytetet e tjera.  Sipas Bedinaj, çelja e sezonit është e vonuar ,ndërsa kërkesat e turistëve janë të shumta.

 “Ne kemi filluar që në fillim të muajit Mars, në fillim të muajit prill vazhdojmë çdo fundjavë, siç e keni ndjekur vetë janë me qindra turistët e huaj që vijnë në Vlorë, përveç Sazanin dhe Karaburunin kemi edhe destinacione të tjera sic është Zvërneci. Tani që qyteti i i Vlorës ka ndryshuar totalisht të gjithë janë të kënaqur, kemi mundësi pafund që turistët të shijojnë ato ditë që rrinë në Vlorë”, tha Bedinaj.

Rëndësi të vecantë, i është kushtuar dhe turizmit malor.

“Ka filluar të marrë zë dhe turizmi Malor, veçanërisht zona e Thethit, Shkodrës, Tropojës, Dibrës, që edhe jashtë sezonit turistik ka turistë  të shumtë, duke shtuar rëndësinë e turizmit në Shqipëri”, tha Moçka.

Në një atmosferë plot energji, qytetet bregdetare dhe jo vetëm, pritet të dynden nga turistë të shumtë gjatë muajve të nxehta të verës./raport.tv

Next Post
“Vettingu është vepër e Sorosit”, deputetja e PS i përgjigjet gjyqtarit Dhima

Ndryshimi i sistemi zgjedhor? Deputetja e PS: S'është çështje vetëm e aktorëve në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

Automjete luksoze, pasuri të paluajtshme dhe…Konfiskohen 1.8 milionë euro pasuri të Arbër Muçës

July 24, 2026
Vrajsa në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu

Vrajsa në Roskovec, flet vëllai i viktimës: Policia erdhi pas një ore. Autori ka hyrë e ka dalë tre herë nga burgu

July 24, 2026
Gjendje e jashtëzakonshme në Madrid, qeveria mobilizon ushtrinë për të përballuar zjarret

Gjendje e jashtëzakonshme në Madrid, qeveria mobilizon ushtrinë për të përballuar zjarret

July 24, 2026
Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

July 24, 2026
Gjermania/ Hapen dyert për punëtorët nga Ballkani, përfitojnë dhe shqiptarët

Kush punon e kush jo? Qarqet shqiptare me diferencat më të mëdha në tregun e punës

July 24, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Ditë e favorshme për vendime të rëndësishme, çfarë parashikon fati për 12 shenjat e horoskopit

July 24, 2026
Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

Arrestohet 43-vjeçari në Bërxullë, Policia i gjen pistoletë dhe municion në banesë

July 24, 2026
Travel and Tours: Tirana, destinacioni që bashkon trashëgiminë dhe modernitetin

Regjistrimet e bizneseve të reja rriten me 7.5%, kryeson Tirana. QKB: Kompanitë me kapital të huaj u rritën me 35.7%

July 24, 2026
Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

Kryeson Europën! Shqipëria, vendi i bareve dhe restoranteve

July 24, 2026
“Nuk e nënvlerësova Iranin”, Trump: Mund ta shkatërrojmë gjithçka në dy ditë

SHBA vendos tarifa të reja ndaj 60 partnerëve tregtarë, Trump: Nuk kanë parandaluar punën e detyruar

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In