• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ndryshimi i sistemi zgjedhor? Deputetja e PS: S’është çështje vetëm e aktorëve në Kuvend

by Java News
27/04/2019 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e PS-së, njëherësh anëtare e komisionit të reformës zgjedhore, Klotilda Ferhati shprehet se gjithë qëllimi i këtij komisionit, që në formimin e tij në krye të herës, ka qenë përshtatja me standardet më të mira ndërkombëtare në fushën e zgjedhjeve, sipas modeleve më të mira të sygjeruara nga ekspertët dhe partnerët ndërkombëtarë.

“Janë çështje të cilat i shërbejnë rritjes së besimit të publikut te sistemi zgjedhor. Ky ka qenë që në krye të herës qëllimi kryesor, që ne të rrisim besimin e publikut te sistemi zgjedhor. Komisioni nuk është një komision i ri, por është një komision tashmë i cili është rikompozuar në përbërjen e tij sepse kolegët ish deputetë të opozitës nuk janë më anëtar të këtij komisioni, për efekt të veprimit të tyre të heqjes dorë, apo të djegies së mandateve dhe për këtë arsye deputetë të rinj të opozitës kanë zëvendësuar vakancat e lëna bosh nga ish kolegët deputetë, si edhe është shtuar në objektin e punës së komisionit një cështje tjetër që ka të bëjë me çështje që lidhen me ndryshimin e sistemit zgjedhor.”- u shpreh Ferhati.

Deputetja e PS, komentoi ndër të tjera punën e bërë deri më tani nga Komisioni i reformës zgjedhore, për të cilin tha se deri në momentin që flasim ka prodhuar një sërë aktesh dhe ka vendimmarrje për çështje të caktuara, që ishin në punë tij, ku veçoi teknologjinë e informacionin në në proceset zgjedhore, apo bërja efektive e barazisë gjinore në procesin zgjedhor, ashpërsmin e sanksioneve në lidhje me financimet e paligjshme të partive politike në fushatat zgjedhore, si edhe depolitizimi i administratës zgjedhore. Ferhati theksoi se ç’ka është bërë deri më sot do të jetë baze e punës së komisionit dhe do të përmirësohen e zgjerohen në përputhje me interesin më të lartë publik dhe do të gjejnë një akord politik të palëve.

Lidhur me kërkesën e deputetëve të rinj të opozitës në parlament për ndryshim të sistemit zgjedhor, Ferhati tha se edhe kjo kërkesë është së fundi pjesë e punës së këtij komisioni.

“Qëndrimi i PS-së është që nëse aktorët politik në vend dëshirojnë që kjo cështje të diskutohet, mbase ka kaluar kohë që ky Kod Zgjedhor që është në fuqi është miratuar dhe i ka dhënë efektet e veta dhe mund të analizohen anët e mira anët jo aq të mira në mënyrë që të shihet sa i shërben interesit publik dhe si mund të përmirësohet nëse është nevoja. Pra, ka nevojë edhe për të bërë disa analiza, por në momentin kur një kërkesë e tillë lind nga aktorët politik në vend, i takon atij që është në maxhorancë, në këtë rast PS, të jetë e hapur në përqasjen e vet për t’i lënë rrugë të lirë një debati gjithëpërfshirës politik, në mënyrë që të gjithë aktorët politikë të kenë hapësirën për të shprehur mendimin e tyre, argumentat e tyre, analizat, që të diskutohet realisht a kemi nevojë për ndryshime apo jo. Dhe nëse do të kemi nevojë për ndryshime cilat do të ishin ato që do ti përkonin më shumë interesit më të lartë publik. Dhe në diskutime të tilla është shumë e rëndësishme të marrin pjesë të gjithë aktorët politikë. Dhe kur them aktorët politikë, nuk janë vetëm ata që janë të përfaqësuar në Kuvend, po janë të gjithë ata të cilët kanë një lloj legjitimiteti përfaqësues brenda një shteti.” – theksoi Ferhati./news24

/a.meta

Next Post
FOTO/ Kjo femër seksi, pritet t’i futet politikës!

FOTO/ Kjo femër seksi, pritet t’i futet politikës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rekord vizitorësh në Krujë, në 9 muaj e kanë frekuentuar mbi 140 mijë turistë

Mbi 2 milionë shtetas hynë në Shqipëri gjatë qershorit, 1.3 milionë prej tyre ishin vizitorë të huaj

July 24, 2026
Nga 5G, te Kosovë-Serbi dhe Jeruzalemi / Trump i shkruan Ramës: Ju falenderoj për lidershipin në Ballkan!

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

July 24, 2026
‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

July 24, 2026
“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

July 24, 2026
“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

July 24, 2026
Rama jep garanci për zonat e mbrojtura: Ligji do të jetë 100% në përputhje me direktivat e BE-së

Rama jep garanci për zonat e mbrojtura: Ligji do të jetë 100% në përputhje me direktivat e BE-së

July 24, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nga 61 bashki në 41?

July 24, 2026
“Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më!

“Bulevardi i flamingove ishte pasqyrë”, Rama: Shqiptarët kërkojnë më shumë, statistikat nuk mjaftojnë më!

July 24, 2026
LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona

LIVE/ PS mbledh grupin parlamentar, Rama: Protestuesit janë matësi i ri i standardeve tona

July 24, 2026
Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

Rrethohet nga RENEA, Nertil Buzi ‘shpërthen’ në lot: Ata ma kanë bërë, më kanë marrë 730 mijë paund

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In