• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni turistik, Balla: Do të angazhohen 1,635 policë. Monitorim të rrugëve me dronë e kamera

by A R
24/05/2024 12:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit e ka hartuar planin për turizëm të sigurt gjatë sezonit turistik, kur këtë vit pritet të ketë një numër më të lartë turistësh se një vit më parë.

Në konferencën “Rrugë të sigurta, turizëm i sigurt” ku merrnin pjesë 3 ministra; ajo e Infrastrukturës Belinda Balluku, ai i Brendshëm Taulant Balla dhe ajo e Turizmit Mirela Kumbaro, Balla renditi planin e masave.

“Kemi hyrë në fazën më intensive të sezonit. Akset rrugore dëshmojnë për një prezencë të madhe të vizitorëve të huaj që hyjnë kryesisht me makinat e tyre në pikat e kalimit kufitar. Ne presim të kemi një rritje krahasimisht me vitin historik 2023, me 30-40% të vizitorëve të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë. Ministria e Brendshme përmes Policisë së Shtetit, IKMT, përmes shërbimit zjarrfikës ka filluar zbatimin e planit kombëtar që ne e kemi quajtur “Qëndrim të sigurt në Shqipëri” për të garantuar sezon të sigurt për çdo pushues për të rikonfirmuar edhe këtë vit certifikimin tonë si destinacion turistik me siguri mbreslënëse.

Pothuajse të gjitha korridoret tona rrugore janë korridore europiane. Kjo është një sfidë tjetër e shtuar. Janë identifikuar 600 pika grumbullimi mjetesh, zotëruesit e të cilave janë dytyruar t’i zhvendosin vullnetarisht brenda një afati të arsyeshëm, e më pas kemi ndërhyrë sipas ligjit në masat që lidhen me masa administrative, sekuestrim apo mbyllje të aktiviteteve.

Në planin e madh të masave janë parashkuar të angazhohen në këtë operacion kombëtar plot 1635 punonjës policie, pjesa më e madhe e tyre pjesë e Forcës Kombëtare të Sigurisë Publike. Një zë i rëndësishëm është numri i punonësve të policisë së qarkullimit rrugor që do jenë në bashkëveprim me entet e tjera publike për të garantuar sa më shumë siguri rrugore”.

Ministri Balla tha se gjatë këtij viti, në Shqipëri pritet të ketë një qarkullim prej 4.5 milionë automjetesh në rrugët kombëtare.

“Cilësia e rrugë në Shqipëri gjatë viteve të fundit ka një ndryshim shumë të madh cilësor. Në vitin 2023 numri i aksidenteve është ulur me 44% krahasuar me 2013. Mos harrojmë asnjëherë që në këto 10 vite kemi dyfishim të nurmit të mjeteve motorike në përdorim të shtetasve shqiptarë pa harruar se është rritur me disafish numri i mjeteve me targa të huaja që kanë hyrë në Shqipëri. Gjatë vitit 2024 presim të kremi 4.5 milionë mjete në rrugët kombëtare shqiptare. Kemi marrë masa për të përdorur pajisje të teknologjisë më të lartë për të evidentuar shkelësit që kanë të bëjnë me radarë, kamera, dronë. Do përdorim dronët edhe për monitorim të trafikut në pikat e nxehta për të pasur infomacion të detajuar gjatë 24 orëve të ditës dhe për të njoftuar publikun për të shmangur pikat e caktuara me një trafik të shtuar”.

Balla foli edhe për ndëshkimin e drejtuesve nga policia rrugore në rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit.

“Nuk ka asnjë gjobë rrugore sot që nuk është e dokumentuar me fotografi dhe me video. Ka nevojë për ndërgjegjësim të madh që nuk ke asnjë shans të mendosh se nuk të shohin, se nuk të ndjekin me radar, madje ta çojnë edhe me video ta kesh për kujtim. Nuk jemi gati me projektin Smart City të zbatuar, por jam krenar që falë mbështetjes së Kryeministrit në të gjitha qytetet kryesore përfshirë dhe zonat turistike do të kemi gati shpresoj vitin e ardhshëm edhe pjesën që lidhet me sigurinë publike dhe mbrojtjen e jetës dhe pronës private dhe monitorimin e trafikut përmes një sistemi gjithëpërfshirës, intreligjencë aritificiale”.

Ministri i Brendshëm garantoi se radhët në pikat kufitare Shqipëri-Kosovë do të ulen dhe do të lehtësohet kalimi i qytetarëve.

“E kemi adresuar edhe një prej shqetësimeve që ka të bëjë me radhët në dogana, ka filluar zbatimi i protokollit dypalësh në Morinë – Kukës dhe po ashtu besoj deri javës tjetër do njoftojmë edhe lehtësimin e kalimit edhe në pikat e tjera të kalimit kufitar me Kosovën për të mundësuar kalim të lirshëm të kufirit për të gjithë turistët. Risia jonë këtë vit është pjesa që ndërlidh 3 shërbime publike; Policia e Shtetit, Shërbimi Zjarrfikës dhe Urgjenca Kombëtare. Të treja janë të ndërlidhura shumë me njëra-tjetrën”.

/a.r

Next Post
Korrupsioni me ‘Partizanin’, Argita Malltezi akuza SPAK-ut: Babai dhe burri im janë të burgosur politikë

Korrupsioni me 'Partizanin', Argita Malltezi akuza SPAK-ut: Babai dhe burri im janë të burgosur politikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com