• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sezoni “rrëzon” euron, këmbehet me 135.97 lekë

by A R
22/07/2016 13:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në tregun e këmbimit valutor, Leku ka forcuar pozitat ndaj monedhave të huaja, duke prekur pozitat më të forta në kursin e këmbimit me euron në gjashtë vitet e fundit.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, të premten euro ra në kufirin e 135 lekëve, duke u këmbyer mesatarisht me 135.97 lekë.

Euro nuk kishte rënë poshtë vlerës së 136 lekëve që nga gushti i vitit 2010. Zhvlerësimi i fortë i euros është rrjedhojë e disa faktorëve. Në muajt e verës, përgjithësisht ka një tendencë të forcimit të lekut ndaj monedhës europiane, qe lidhet me ofertën e shtuar të euros në treg, për shkak të faktorëve sezonalë si, turizmi apo kthimi i emigrantëve.

Kjo mund të theksojë më shumë rënien e euros gjatë verës, por dobësimi i euros ka nisur prej muajsh, edhe për shkak të faktorëve të tjerë. Në tregjet ndërkombëtare, euro është zhvlerësuar kundrejt valutave të tjera dhe sidomos ndaj dollarit amerikan.

Tronditja nga rezultati i referendumit për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian ka prekur edhe monedhën e përbashkët. Politika monetare tejet ekspansioniste, përfshi programin e lehtësimit sasior, ka rritur shumë ofertën e euros në tregje, duke ndikuar në dobësimin e saj.

Dobësimi i euros ndaj lekut më tej i detyrohet edhe raporteve në tregun e brendshëm. Prej muajsh, duket se ka një ofertë të lartë të euros në treg, fenomen që nisi qysh në fund të vitit të kaluar, kur qeveria shqiptare vendosi të zëvendësojë një pjesë të mirë të borxhit të brendshëm me huamarrje të jashtë, pikërisht në euro.

Një euro e dobët ndihmon të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujore.Gjithashtu edhe importet vijnë me kosto të ulët, çka paralajmëron ulje të çmimeve në treg nëse kjo situatë zgjat në kohë. Përfitime ka edhe qeveria, pasi do të paguajë më pak për interesat e borxhit të jashtëm, ndërsa me humbje dalin eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të pësojë rënie.

Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 123.32 -0.36
EURO EUR 135.97 -0.31
Poundi Britanik GBP 162.84 -0.22
Franga Zviceriane CHF 125.10 -0.16
Jeni Japonez (100) JPY 116.80 +0.85
Dollari Australian AUD 92.55 -0.15
Dollari Kanadez CAD 94.56 -0.26
Korona Suedeze SEK 14.37 -0.01
Korona Norvegjeze NOK 14.55 -0.01
Korona Daneze DKK 18.28 -0.03
SDR SDR 170.86 -0.81
Ari(OZ 1) XAU 163069.74 -868.10
Argjend(OZ 1) XAG 2401.66 -42.26
Next Post

Institucionet e reja të Reformës, Manjani apel gjyqtarëve dhe prokurorëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

“Jemi gati të mbrohemi”, Vuçiç i frikësuar: Aleanca Tiranë-Zagreb, kundër nesh

February 13, 2026
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Humb kontrollin e mjetit, 23-vjeçarja vdes pas aksidentit në Vorë–Fushë Prezë

February 13, 2026
Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

Koçiu prezanton kryeinspektorin e ri të IKMT-së: Ndërtime pa leje ‘në shënjestër’

February 13, 2026
Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

Zbulohet në Patos subjekti ku çmontoheshin dhe shiteshin pjesë automjetesh kontrabandë

February 13, 2026
Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

Mot i keq në Itali, rrëshqitje dheu mbi një ndërtesë pranë Romës, një i vdekur dhe dy të plagosur

February 13, 2026
Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

Ekstradimi i Mario Çelës nga Belgjika, policia del me njoftim zyrtar

February 13, 2026
I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

I dyshuar për 7 veprimtari kriminale, arrestohet 28-vjeçari që theu “arrestin në shtëpi”

February 13, 2026
NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

NATO po na provokon në ajër dhe det, Moska ngre alarmin: Trampolinë për agresion ushtarak

February 13, 2026
Hapësirat e përbashkëta, Mazniku prezanton p/ligjin “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”

Sa bashki do të ketë harta e re? Mazniku: Vizioni ynë është cilësia e shërbimit dhe jo numri i bashkive!

February 13, 2026
Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

Berisha nuk po ia vesh dot ‘kostumin’ e tij Ramës dhe kjo është drama e PD

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In