• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni/ Policia shpërndan fletëpalosje, 12 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri 24 orët e fundit

by Java News
16/07/2018 12:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit, në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar, plazhe e biznese, po vijon shpërndarjen e fletëpalosjeve me këshilla për pushuesit e huaj në anglisht dhe italisht, për pushuesit nga Kosova, për shqiptarët që kthehen për të pushuar në Shqipëri dhe për pushuesit në bregdet.

Policia Kufitare në Morinë po shpërndan çdo ditë mijëra fletëpalosje posaçërisht vetëm për pushuesit nga Kosova, ku në brendësi të tyre , pushuesit kosovarë kanë gjithë informacionin e nevojshëm, si dhe numrat e kontaktit me Policinë Shqiptare në rast nevoje.

Ndërkohë, Policia Kufitare në Morinë dhe ajo kosovare, po bashkëpunojnë dhe koordinojnë veprimet, duke aplikuar masa lehtësuese me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe eleminimin e vonesave për pushuesit.

Gjatë një interviste, Komandanti i Pikës së Kalimit Kufitar në Morinë, Komisar Ermal Haxhi së bashku me Nasuf Sinanaj, Specialist i Qendrës së Përbashkët te Bashkëpunimit Policor të Kosovës (QPBP), ka theksuar se falë këtij bashkëpunimi është përballuar me sukses fluksi i jashtëzakonshëm i pushuesve kosovarë që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

“Jemi në pikun e fluksit veror, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku ka një fluks të jashtëzakonshëm. Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë rreth 12 mijë shtetas. Kryesisht numri më i madh i këtyre shtetasve janë kosovarë, të cilët po udhëtojnë në drejtim të bregdetit shqiptar|, tha Ermal Haxhi.

“Nga ana e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Policinë Kosovare, janë marrë masa të theksuara në drejtim të hyrje-daljeve, kryesisht është shtuar numri i personelit, janë hapur sportele shtesë, gjithashtu kemi punuar edhe me procedurë të përshpejtuar për t’u ardhur në ndihmë dhe për të mos krijuar radhë të gjata”, vijon ai.

“Policia e Shtetit, enkas për pushuesit kosovarë, ka prodhuar edhe një broshurë në të cilën ka informacion të detajuar dhe numra telefoni dhe për çfarëdo lloj problematike, pushuesit kosovarë t’i drejtohen Policisë së Shtetit me informacionin e nevojshëm dhe numrat e telefonit që gjenden në këtë broshurë”, shton Haxhi.

Policia e Shtetit, po vijon në të gjitha pikat e Kalimit kufitar, porte dhe aeroport, në biznese dhe plazhe, shpërndarjen e 5 llojeve fletëpalosjesh me informacionin e duhur për të gjitha kategoritë e pushuesve (për pushuesit nga Kosova, për pushuesit e huaj, për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, për pushuesit në bregdet dhe për bizneset në bregdet).

a.ç

Next Post
“Teatri”, Vokshi-kreut të Hipotekës: Ju urdhëruan të refuzoni dhënien e informacioneve

"Teatri", Vokshi-kreut të Hipotekës: Ju urdhëruan të refuzoni dhënien e informacioneve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In