• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sezoni i ri turistik/ Klosi: Lufta kundër pisllëkut, lufta më e rëndësishme që kemi sot

by Java News
19/04/2019 17:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 1000 të rinj vullnetarë, ministri Klosi, përfaqësues të Eko Mendje, nga Zonat e Mbrojtura, prefektura e Durrësit dhe strukturat e tjera të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit realizuan sot një aksion masiv pastrimi përgjatë bregut të detit, në Kepin e Rodonit. Operacion pastrimi, që do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe për të cilin, ministri Klosi kërkoi bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve, për Shqipëri më të pastër, në prag të sezonit të ri veror.

“Sot është një nga operacionet më të bukura të pastrimit, që ne kemi organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës. Së bashku me Eko Mendjen dhe me prefekturën e Durrësit kemi organizuar rreth 1000 vullnetarë, që kanë ardhur për të pastruar kepin e Rodonit, për të vazhduar operacionin e pastrimit, për të pastruar të gjithë zonën dhe për ta bërë gati për sezonin turistik, për të dhënë një mesazh të qartë në mbështetje të të gjitha zonave të mbrojtura dhe për zonat turistike me vlera të trashëgimisë kulturore”, tha ministri Klosi.

Ai theksoi se të tilla aksione pastrimi duhet të jenë shembull i mirë për çdo qytetar, që dëshiron të japë kontribut për vendin e tij, por edhe për turistët e huaj, që pritet të mbërrijnë këtë vit në Shqipëri. “Turistët e parë kanë filluar të vijnë në durrës dhe ne nuk mund të prisnim që sezoni të na gjente të papastër, prandaj është një kontribut shumë i madh i vullenatarëve, të mbëshetur edhe nga koka Kola, e cila ka mbështetur prezencës e 1000 të rinjve, që do të jenë në një operacion pastrimi në të gjithë bregdetin shqiptar dhe shpresoj shumë që ky të jetë një operacion, që nuk do të bëhet vetëm nga forcat vullnetare, të eko mendjes apo të institucioneve shtetërore, por në të, të përfshihet gjithmonë e më shumë qeveria shqiptare.

Lufta kundër pisllëkut, është lufta më e rëndësishme që ne kemi sot, në prag të sezonit të ri turistik”, tha ministri Klosi. I pranishëm në këtë aktivitet masiv pastrimi, prefekti i Durrësit e vlerësoi këtë iniciativë dhe garantoi se aksionet do të vijojnë. “Së shpejti, në kuadër të Task Forcës në qarkun e Durrësit do të ndërmarrim aksione të ndryshme. Do të fillojmë me plazhet, bregdetin, me rrugët, me urat, për të pasur një ambient sa më të pastër. Në mënyrë të veçantë do të shikojmë zbatimin e ligjit në plazhet e të gjithë territorit të qarkut të Durrësit”, tha prefekti Nasto. Kryetari i shoqatës Eko Mendje, theksoi se këto aksione nuk synojnë thjesht dhe vetëm pastrim, por edhe promovim të vlerave tona natyrore dhe turistike. “Sot është një ditë shumë e bukur, që na bën shumë krenarë, ku janë përfshirë 1000 aktivistë, që e duan punën, natyrën dhe e duan Shqipërinë. Kjo nuk mund të arrihej pa ndihmën e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, të cilën e falenderoj pasi i tregojmë edhe njerëzve të tjerë që ata që duan këtë vend, do të marrin pjesë në këto aktivitete, që nuk janë thjesht pastrime por edhe promovim i natyrës.

Jemi në një zonë shumë të bukur, e njeh gjithë Europa, por që tani pas këtij aksioni turistët do ta gjejnë edhe më të bukur”, tha aktivisti Basha. Për presidentin e Coca-Cola Bottling Shqipëri, kjo është një ditë shumë e rëndësishme për kompanitë, që kanë mbështetur këtë aksion pastrimi. “Jemi krenarë që si kompania Koka Kola dhe Tepelena kanë mbështetur këtë iniciativë dhe që janë të parët që kanë marrë në mbrojtje këtë plazh. Ka ende shumë për të bërë, ka hapësira të mrekullueshme si kjo ku gjen mbetje plastike, që duhen pastruar”, tha Luca Busi, president i Coca-Cola Bottling Shqipëri, CCBS.

Next Post
Presidencialet në Maqedoni/ Sot mbyllet fushata, të dielën raundi i parë i votimeve

Presidencialet në Maqedoni/ Sot mbyllet fushata, të dielën raundi i parë i votimeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

Kumbaro: Ngritëm ekip psikologësh për adoleshentët e përfshirë në protestat e dhunshme

October 20, 2026
Moti sot, reshje shiu dhe shtrëngata në disa qarqe

Moti bën kthesën e papritur! Meteorologia zbulon çfarë na pret deri të dielën

October 20, 2026
Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

Hoxha nga Shkupi ndërhyn në protestat e Tiranës me mallkime: Zoti i shkatërroftë zullumqarët!

October 20, 2026
“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

“Nuk mirëpres vetëm ata që bëjnë dhunë”, Rama vendos karrige për dialog para Kryeministrisë (VIDEO)

October 20, 2026
Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

Alarm për bomba në shkollat italiane, evakuohen mbi 50 institucione pas emaileve anonime

October 20, 2026
Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

Witkoff në Oslo për bisedime me Zelenskyn, Dy boshtet e takimit

October 20, 2026
Ja sa persona kanë hyrë dhe dalë nga porti i  Durrësit

Eksportet rriten 14.8% në shtator nga çmimet e naftës, por fasoni në prag falimenti

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com