• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

S’është puna se duan 10 mijë euro, por se sillen si pronarë të shtetit

by Skënder Minxhozi
15/09/2026 11:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Po bëhet një gabim madhor në debatin mbi pagat e magjistratëve këto orë. Media, specialistë të ligjit, politikanë dhe vetë të interesuarit gjyqtarë e prokurorë, po përplasin në distancë argumentat pse ata kanë të drejtë e të tjerët ja fusin kot. Debati kombëtar është nëse një kategori nëpunësish të këtij shteti do të marrin ose jo dhjetë mijë euro në muaj. Sepse nuk i dalin 6 ose 7 mijë që marrin aktualisht!

Ky është de facto diskutimi më pa lidhje përballë kësaj situate konkrete. Sepse siç ndodh rëndom, është një debat që spostohet mbi pasojën e jo shkakun, shfaqjen e jo thelbin. Gishti tregon Hënën por të gjithë shohin gishtin e jo Hënën. Nuk kemi një sherr instutucionesh për një tabelë pagash, kemi përplasjen e radhës mes kastës së drejtësisë që vijon të konsiderohet “e re” dhe pjesës tjetër të shtetit. Një përballje që është parë në shumë forma këto dhjetë vite nga votimi i paketës kushtetuese të reformës, por që kohët e fundit ka marrë përmasat e një sfide të vërtetë force.

Ka të drejtë Rama që ironizon atë gjyqtarin “me qese në brez”. Drejtësia e sotme i ngjan vërtet një sektori ultrasish në një stadium futbolli. Por i ngjan edhe një lozhe të fortësh që ndjehen të paprekshëm teksa rrinë në qoshen e tyre. Ndjehen realisht si pronarë të të gjithë vendit. Janë aq arrogantë dhe shpërfillës ndaj rregullave, respektit dhe dinjitetit të të tretëve, sa ngjajnë si një specie superiore që mund t’i lejojë vetes të bëjë ç’të dojë në mjedisin shqiptar, madje duke marrë edhe mijëra euro rrogë në muaj. Aq sa një pensionisti i duhen 7-8 vjet që të arrijë pagën e tyre njëmujore.

Dhe nuk kanë faj të ndjehen të tillë sepse mund të bëjnë gjithçka pa dhënë llogari askund. Kanë marrë para nën dorë, kanë shkatërruar jetë, kanë prekur dinjitetin e njerëzve, jetën e tyre private, kanë marrë vendime pas perdeve që edhe vetë e dinë se janë të pandershme dhe disa herë edhe të paligjshme.

Kemi ngritur një sistem që në fillimet e tij e fetishizuam (përfshirë edhe autorin e këtyre rreshtave me pjesën e tij modeste), pastaj e duartrokitëm, më pas nisëm ta shohim me mosbesim dhe tani që kemi mësuar se janë po aq të defektozë sa ata të tjerët, e keqja ka avancuar dhe djalli ka dalë nga shishja.

Përballja arrogante e sistemit të drejtësisë me shtetin për çeshtjen e pagave është episodi i rradhës i raportit të shprishur që është krijuar në dekadën e fundit mes institucioneve dhe ligjit në njërën anë dhe korporatës së drejtësisë në anën tjetër. Një raport ku ligji dhe shteti ndjeheshin dhe ndjehen akoma të pafuqishëm për ta detyruar “drejtësinë e re” që të futet në rrugën e procedurës dhe të ligjit. Pikërisht sistemin fundor institucional që e gjen arsyen e egzistencës tek zbatimi dhe imponimi i ligjit.

Gjyqtarë dhe prokurorë shohin sesi shqiptarë e të huaj ju rrahin shpatullat, sesi i inkurajojnë të mos pyesin për askënd dhe për asgjë, në një turravrap absurd ku fiton subjektivizmi ekstrem, volontarizmi i sëmurë dhe sedrat mashkullore të deformuara të personave që befas ndjehen se e kanë vënë nën këmbët e veta këtë shtet. Heronj të rrejshëm të mediave partizane dhe publikut naiv, këta hipokritë pasi kaluan vetingun po shiten sikur u lanë në ujin e shenjtë të lumit Jordan. Duke notuar në një sistem ku KLGJ e KLP janë një teatër banal kukullash, ku ILD hesht si një murg i trembur në një cep dhe institucionet e tjera praktikisht vetëm ngrenë dorën kur i kërkohet të votojnë. Gjykata Speciale nxjerr rregullore që bunkerizon proceset për mediat e avokatët ndërkohë vendimet në dhoma këshillimi janë kthyer në procedura normale. Si tha dikush ca kohë më parë: afërmendsh gjykatat marrin vendimet që duam ne!

Mali i dosjeve të pagjykuara është bërë më i lartë në dhjetë vitet e fundit, gjykata speciale firmos e tmerruar çdo pretencë të SPAK duke e shbërë në thelb procesin gjyqësor si të tillë, kurse loja e qelisë me Metën, Veliajn e Beqajn i ngjan një pengmarrjeje të vazhdueshme për të rritur audiencën dhe famën e prokurorëve (shihni sa trima jemi), më shumë sesa për t’i dhënë udhë proceseve normale e për të gjetur faje e përgjegjësi. 21 janari vazhdon të kërkojë fajtorët, aferat e tjera të rënda gjithashtu. Drejtësia e re, ashtu si e vjetra, nuk ka kohë për to.

Në dhjetë vjet reformë korrupsioni s’ka ndalur dhe drejtësia s’i ka shëruar plagët e saj. Ka ndodhur vetëm një gjë: ata që dje merrnin paratë dhe i linin gjërat të rridhnin në punë të vet, sot bëjnë të njëjtën gjë por me disa zero më shumë pas shifrës së ryshfetit dhe mbi të gjitha, nën diçiturën me gërma të arta “drejtësia e re”!

Nën justifikimin dhjetëvjeçar të reformës në drejtësi është ndërtuar një mekanizëm diabolik, një kullë hermetike anonimësh që vijojnë të kultivojnë të gjitha veset e të këqiat e kastës së vjetër të magjistratëve. Mbi të gjitha, nuk japin llogari askund për vendimet që marrin dhe për ata që shkelin me këmbë. I mbron reforma.

Maxhoranca nga ana e saj merr leksionin e radhës për reformën e pamenduar dhe aventureske që ndërmori një dekadë më parë. Një fiasko e madhe që socialistët po e pranojnë gradualisht si të tillë. Më mirë vonë se kurrë.

 

 

 

 

 

Next Post
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Korrupsion dhe shpërdorim detyre, AMP arreston një efektiv të Policisë Durrës, 2 të tjerë procedohen!

Comments 1

  1. Sot, mesi i shtatorit says:
    5 hours ago

    Më mirë vonë se kurrë – e ke mbyllur Minxhoz, ……….poooooor, ka edhe një tjetër, që lidhet me këtë punën e mëndve, që kur të vijnë mëndtë, nuk ti hanë as qëntë.
    Më duket se po prevalon kjo e dyta, sepse situata është komplet jashtë kontrolli.
    Shteti nuk funksionon.
    Policia ndalon dhe arreston, për inat të Ramës, Prokuroria dhe Gjykata i lëshojnë….
    Ku jemi kështu ?
    Jemi në premisat e HUMBJES së pranimit në BE, dhe të një fillese dramatike, në rivendosje DIKTATURE, tashmë të djathtë, si tip Pinoçeti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

SHBA shpalos strategjinë për Ballkanin/ Mesazh për Shqipërinë: Goditje krimit transnacional! Kritika Kosovës, afrim me Serbinë

September 15, 2026
Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

Nisin punimet për Bypass-in e Elbasanit, Karakaçi: Projekti lidh korridoret kryesore rrugore

September 15, 2026
Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

Ministria e Jashtme e Kinës thekson marrëveshjen kryesore mes Xi-t dhe Modit: Kina dhe India duhet të jenë partnere

September 15, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

24 orë para verdiktit

September 15, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

Zjarr i përmasave të mëdha në Gjirokastër, rrezikohen banesat dhe fabrika e ujit

September 15, 2026
Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

Gykata e Brazilit miraton unanimisht ekstradimin e Ervin Matës

September 15, 2026
Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

Shtatorja e Mbretëreshës Teuta vendoset te “Ballkoni Panoramik”

September 15, 2026
Burg të riut që u kap me 4 kg heroinë në kamion në portin e Durrësit

“Rruga e kokainës” drejt Durrësit, 38 ditë në det, nga Brazili, përmes Marokut e Greqisë

September 15, 2026
“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

“Më vjen turp…”, kreu i Unionit të Gjyqtarëve: Ligji duhet të kthehet, kemi gati materialin

September 15, 2026
Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

Fillon lufta e “yjeve”, ushtria amerikane zbulon se ka armë në hapësirë

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com