• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serwer tregon se pse Albin Kurti s’mund të bëjë kryeministrin

by Java News
23/06/2017 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

​ Pas zgjedhjeve të fundit në Kosovë, duket se lëvizja Vetëvendosje do të dalë si partia me numrin më të madh të vendeve në parlament.

Kandidati i saj për kryeministër Albin Kuti ka filluar të bëjë thirrje për koalicion me LDK-në për formimin e qeverisë së ardhshme. Por për një analist të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, perspektiva e një qeverie të drejtuar nga Albin Kurti mund të sillte probleme kushtetuese.

“Kosova është demokraci. Kushdo që mund të sigurojë shumicën, mund të kryesojë qeverinë, nuk kam dyshim për këtë. Do të ishte megjithatë disi e çuditshme në një farë mënyre pasi Albini përfaqëson një levizje, që është kundër Kushtetutës. Ajo kërkon bashkimin me Shqipërinë, ose të paktën opsionin e bashkimit me Shqipërinë, që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”.

Një tjetër pikë e nxehtë, për qeverinë e re, do të ishte edhe çështja e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Zoti Serwer thotë se megjithëse ka qënë skeptik për dialogun, ai ka provuar të ketë shërbyer për konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe duhet vlerësuar si avantazh për Kosovën.

“Shumë do të varet nga karakteri i qeverisë në Kosovë pasi Vetvendosja është kundër dialogut ndërsa të tjerët janë në favor të tij dhe e kanë ndjekur atë me shumë sukses. Do të thosha diçka për dialogun. Edhe pse kam qënë skeptik për dialogun fillimisht, ai ka ndihmuar qartësisht në konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe nga kjo pikëpamje e vlerësoj si një avantazh”.

Megjithë prespektivën e zbehtë për një anëtarësim të afërt në Bashkimin Evropian, zoti Serëer thotë se anëtarësimi në Nato duhet të jetë objektivi i ardhshëm i Kosovës.

“E gjitha do të varet në mundësinë e krijimit të ushtrisë. Do të shpresoja që Kosova të ketë një ushtri, një ushtri për të cilën Serbia dhe serbët të mos kenë shqetesime. Kjo do të ishte një ushtri që do të ishte më shumë e orientuar drejt dislokimeve ndërkombëtare sesa mbrojtjes territoriale. Dhe kjo është e mundur vetëm nëse ka bashkëveprim mes Beogradit dhe Prishtinës dhe ky bashkëveprim nuk ekziston sot”.

Analisti thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të angazhohen për t’i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Ai nuk pret që Shtetet e Bashkuara të kenë të njëjtën prani ushtarake 5 apo 10 vjet më vonë. Por Kosova dhe Shtetet e Bashkuara, thotë zoti Serwer, do të kenë gjithmonë një marrëdhënie të veçantë.

“Ne duam ta shohim Kosovën të zhvillohet ashtu si të gjitha vendet e tjera aleate në Evropë dhe kjo do të thotë të qendrojë me këmbet e veta, të ketë ekonominë e saj të begatë, dhe të hyjë në Nato dhe në Bashkimin Evropian”, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Trump e shtrëngon edhe këtë, ndryshon procesin e vizave turistike në SHBA

Trump e shtrëngon edhe këtë, ndryshon procesin e vizave turistike në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trajneri Rolando Maran i lumtur për dy fitoret radhazi dhe 6 pikët e Kombëtares: Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time

Trajneri Rolando Maran i lumtur për dy fitoret radhazi dhe 6 pikët e Kombëtares: Lojtarët e kanë kuptuar filozofinë time

September 30, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ pas fitores së pastër me San Marinon në transfertë, Shqipëria kërkon të ruajë kryesimin e grupit!

September 30, 2026
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan

“Sejdiu mbetet kandidati për President”- Kriza në Kosovë, Kurti nuk tërhiqet dhe apelon: Shqipëria të na ndihmojë për ish-krerët e UÇK-së!

September 30, 2026
Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

Dy pilotët përleshen me thika në kabinë, devijohet avioni me pasagjerë izraelitë! Udhëtonte nga Dubai, Tel Avivi dyshon për akt terrorist

September 30, 2026
Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

Zjarr në një pikë grumbullimi skrapi në Fllakë të Durrësit, të panjohura shkaqet!

September 30, 2026
Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe AI -

“Largoni Trump nga pushteti!”, Irani me mesazh për amerikanët, Trump: Teherani do dorëzohet

September 30, 2026
Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

Greqia merr masat dhe ndërhyn në tregun e çmimit të karburanteve, nafta ulet deri në 20 cent për litër!

September 30, 2026
Forcimi i lekut/ Ekspertët zbulojnë çfarë po ndodh me monedhën europiane: Euro ka rënë me 9.1% në krahasim me vitin e kaluar…!

Mbi 8.4 mld euro rezervë valutore, forcohet leku, “ngushtohet” hapësira e Bankës së Shqipërisë

September 30, 2026
Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

Kodi i ri i Procedurës; një lëvizje diplomatike, më shumë se ligjore?

September 30, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

Brukseli ‘hap thesin’ për Shqipërinë! Pas afrimit të integrimit në BE, vijnë edhe mbi 200 mln euro të tjera: Vijoni me reformat!

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com