• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serwer: Ndikimi rus dhe radikalizmi fetar, mbeten kërcënimet kryesore për Ballkanin

by Java News
28/06/2017 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtrirja e ndikimit rus, radikalizmi dhe keqqeverisja janë kërcënimet kryesore ndaj qëndrueshmërisë në Ballkan sipas ekspertëve në një diskutim në Qendrën Wodrow Wilson në Uashington.

Njëzetë e gjashtë vjet pas fillimit të shpërbërjes së Jugosllavisë, Ballkanit Perëndimor vazhdon të jetë i kërcënuar, tani nga përpjekjet ruse për të minuar përpjekjet e vendeve të rajonit për t’u integruar në strukturat euro-atlantike dhe përhapja e ekstremizmit fetar të nxitur nga qytetarët që po kthehen nga luftërat në Lindjen e Mesme.

Sipas ekspertëve Ross Johnson, John R. Lampe dhe Daniel Serëer përgjigja më e mirë ndaj këtyre kërcënimeve është vazhdimi përpjekjeve të këtyre vendeve për t’u integruar në NATO dhe në Bashkimin Evropian, transmeton Voa në gjuhën shqipe .

Mungesa e një perspektive afatshkurtër të vendeve të Ballkanit Perëndimor për anëtarësim në Bashkimin Evropian i ka bërë ato më të pambrojtura nga kërcënimet e jashtme. Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer thotë se një nga kërcënimet kryesore me të cilat po përballen vendet e Ballkanit tani është vendosmëria e Rusisë për të bllokuar anëtarësimin e tyre në Bashkimin Evropian dhe në Nato.

“Ata po bëjnë shumë përpjekje përmes agjencisë Sputnik dhe programit “Rusia Sot” për të shtrirë ndikimin e tyre në rajon. Ata bënë përpjekje për grushtshtet në Mal të Zi dhe u përpoqën të bllokonin përpjekjet për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Ata po hedhin para në grupet pro-ruse në mbarë rajonin. Synimi i tyre është destabilizimi i rajonit për të parandaluar anëtarësimin e vendeve të Ballkanit në Nato dhe në Bashkimit Evropian”.

Por Ross Johnson nga Instituti Hoover, thotë se ndërsa Moska shikon interesat e saj në rajon, përpjekjet ruse nuk do të shkaktojnë konflikte në një të ardhme të afërt në Ballkan.

“Nuk mendoj se jemi ne prag të shpërthimit të një lufte. Federata Ruse po ndjek interesat e saj në rajon, por nuk është në prag të përfshirjes së rajonit në një sferë të begatisë ruse”.

Në lidhje me praninë ekonomike të Rusisë në rajon, veçanërisht në Serbi, Profesori i Universitetit të Merilendit, John R. Lampe thotë kjo çështje është ekzagjeruar.

“Ka një prani të kufizuar të pranisë ekonomike të Rusisë, tregtia mes dy vendeve, importet dhe eksportet janë nën tre për qind, kështu që sërbët nuk mendojnë se ky duhet të jetë një shqetësim i madh për Perëndimin”.

Një tjetër rrezik për vendet e Ballkanit perëndimor është përhapja e radikalizmit të dhunshëm. Qindra qytetarë të vendeve të Ballkanit u janë bashkuar militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak. Sipas analistit Serwer, kthimi i tyre në rajon mund të kërcënojë sigurinë për këtë vende.

“Në Bosnje ka qenë gjithmonë një ide gjatë luftës për krijimin e “Kopshtit të Gjelbër”, një shtet të vogël islamik në Bosnjën qendrore. Kjo ishte arsye kryesore e interesimit të amerikanëve për krijimin e një federate, pra për të parandaluar krijimin e një mini-shteti islamik. Nëse këto gjëra ndodhin, atëherë mund të krijohen mini-shtete islamike dhe në Bihaç dhe në Sanxhak.”

Ros Johnson, ndërsa e pranon rritjen e radikalizimit islamik në rajon, mendon se rajoni përballet me disa kërcënime të tjera më të rrezikshme.

“Së pari, kufijtë e vendosur në mënyrë arbitrare, së dyti, mungesa e qeverisjes së mirë nga shumicat e partive etnike nacionaliste dhe së treti mungesa e një konsensusi ndaj legjitimitetit të vetë shtetit”.

Sipas tij, këto kërcënime ekzistenciale minojnë institucionet e këtyre vendeve. Ai tha se ky është një problem i madh veçanërisht për Kosovën.

“Sfida më e madhe për Kosovën është e brendshme, dhe ajo është dështimi i qeverisjes së shumicës. Kosova përballet me sfidën e defiçitit të qeverisjes, përformancën ekonomike dhe nivelin e lartë të korrupsionit në nëntë vitet që nga shpallja e pavarësisë”.

Ekspertët thanë se procesi i integrimit në strukturat euro-atlantike mund të ndihmojë vendet e Ballkanit Perëndimor të tejkalojnë këto kërcënime, e jo kthimi nga Rusia. VOA. (b.an)

Next Post
Në tre muaj bien 2081 zjarre në Kosovë

Në tre muaj bien 2081 zjarre në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 7 Shtator 2026

September 6, 2026
Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

Rama: Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë!

September 6, 2026
Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

Nis evidentimi i dëmeve pas zjarreve, Gogu: Ditë të vështira për shumë komunitete

September 6, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

September 6, 2026
Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

Sarandë/Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

September 6, 2026
Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

Mrekulli në Nepal, 64-vjeçarja gjendet e gjallë pas më shumë se 10 ditësh nën baltë

September 6, 2026
Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

Berisha në SHBA, takimi me shqiptarët në New Jersey: Rama po zbraz Shqipërinë

September 6, 2026
Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Himara ‘merr frymë’, kritike situata në Shkodër dhe Fier

September 6, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

September 6, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Vetëm 8% probabiliteti në Polymarket për rënien e qeverisë Rama këtë vit…

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com