Në nisje të sezonit të ri të fushatës së komunikimit me median, kryeministri Edi Rama foli sot dhe për situatën në Bashkinë e Tiranës.
Duke iu referuar situatës së kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili vijon të jetë nën masën e sigurisë “arrest në burg”, Rama e cilësoi drejtimin aktual të institucionit si “një eksperiment social dhe ekonomik”.
Ai tha se Bashkia e Tiranës “nuk ka kokë” në drejtim duke vlerësuar se kjo është e papranueshme.
“Bashkia nuk ka kokë. Është një eksperiment social dhe ekonomik që një kryeqytet të drejtohet pa kokë”, deklaron kryeministri.
Duke folur për përvojën e tij në politikë dhe raportet e pushtetit me individët, Rama tha diçka që nuk përmendi se për kë bëhet fjalë:
“Ishte një talent, talent i madh politik, që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë e ka futur nën vete shumë burra”.












Ti nuke mendove gjate,pate thene para burgosjes,lalin do varim ne nji peme,me vone ti e burgose,me pare duhej te ishe ti ne burge,lali pase tejet,ju te dy vollet,e shkatrruat Tiranen.