• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sërish pa lajm “fronti” i protestave opozitare

by Artur Ajazi
27/01/2019 20:20
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike.	/r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Kryetari i PD Lulzim Basha dhe ish Kryeministri, Sali Berisha, gjate nje ceremonie festive te organizuar me rastin e 25 vjetorit te themelimit te gazetes Rilindja Demokratike, RD, organ i Partise Demokratike. /r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha and Former Prime Minister Sali Berisha, during a festive ceremony organized to mark the 25th anniversary of the founding of the Democratic Revival newspaper, RD, an organ of the Democratic Party.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

 

“Protestat deri në rrëzimin e Ramës, janë beteja jetike e PD”. Kjo deklaratë e thënë kështu e kreut  të PD Lulzim Basha, ka të paktën nja 6 vjet që bën xhiron e portaleve, dhe bëhet çdo janar e shtator.

Duket sikur opozitaristi Basha ka krijuar vërtetë “frontin e protestave popullore”, duket  sikur kryetari i demokratëve (të pakësuar) i përmbahet çdo 6 muaj një deklarate e cila nuk dihet përse merret seriozisht edhe nga të vetët.

Edhe këtë janar Lulzimi ka nisur sërish nga “puna”, duke mbyllur me “sukses” zgjedhjet e kryesisë së re dhe Këshillit Kombëtar, dhe duke vendosur pastaj edhe datën 16 shkurt  si nisjen e protestave popullore për 2019.

E po një opozitë, që pretendon se është e “bashkuar”, që ka afro 6 vjet që nuk mungon të akuzojë, denoncojë, etiketojë banalshëm çdo deputet, ministër dhe kryeministrin e vendit për “korrupsion, lidhje me trafiqet, kontrabandën dhe krimin”, të mos ketë gati platformën dhe programin  e saj të veprimeve dhe aksioneve, të mos arrijë të mbledhë (pa joshur me para dhe autobuzë të paguar plus ushqimin) mijëra në shesh, duket si paradoksale.

Çfarë ka ndodhur, përse PD ka mbetur e vetmuar, pa aleatë seriozë, pa votuesit e saj tradicionalë, pa përkrahësit e saj në Tiranë dhe më keq në rrethe, përse janë larguar të vjetrit dhe po largohen edhe të rinjtë nga kjo parti ?

Si ka mundësi që një parti politike, dikur me një ekip të kompletuar  emrash nga më të shkolluarit në fusha të ndryshme, sot është katandisur në seli që mbushet me njerëz të zakonshëm, pa peshë dhe rreputacion në jetën akademike e shoqërore të vendit ?

Lulzimi nuk ka arritur të krijojë të paktën “frontin opozitar” nuk ka arritur të paktën të krijojë aleancën e qëndrueshme ndaj një shumice qeverisëse, e cila në zgjedhjet e fundit e thelloi më shumë fitoren e saj, por dhe humbjen e opozitës.

Ç’rëndësi ka për çdo demokrat, dhe aq më tepër për çdo shqiptar me ose pa parti, të dëgjojë dhe besojë  Lulzimin, kur thërret dhe drejton gishtin tregues ndaj ministrave duke u thënë “jeni kukullat e Ramës” kur ai vetë në PD, i ka kthyer në manikina gjithë kryesinë dhe drejtuesit e forumeve të asaj partie.

Ç’rëndësi ka për qytetarët tek dëgjojnë kryetarin e PD tek paralajmëron “fundin e qeverisë së korruptuar”, kur vetë Lulzimi ka në parti (akoma stoikë) milionerë të cilët janë me dosje akoma të pambyllura në Prokurori dhe Gjykata.

Refreni i vetëm dhe i përsëritshëm çdo 6 muaj për të vetmen parti opozitare (pasi aleatët e saj janë qeveri më vehte dhe nuk e pyesin shumë Lulzimin) sot është “erdhi  sahati protestave, erdhi momenti të rrëzojmë qeverinë, gjeni vrimë ku të futeni o të mjerë”, që në fakt të kujton marshin e partive marksiste-leniniste, në Amerikën Latine.

Shqiptarët dhe më shumë demokratët e mbetur akoma fanatikë të Lulzimit, e kanë kuptuar tanimë se sinfonia e kësaj opozite ka mbetur e papërfunduar, dhe gjithçka thuhet dhe bëhet është për interesa të ngushta klanore. I vetmi qëllim i Lulzimit mbetet mbijetesa politike e tij si kryetar partie, dhe jo e një kryesie që sot e zgjodhi, dhe nesër i përzë sikur të mos kishin ekzistuar.

I vetmi qëllim i Lulzimit mbetet realizimi i planeve  dhe skenareve, që përmes presioneve verbale do ti krijonin atij mundësinë e arritjes së “marrëveshjeve” fitimprurëse, qoftë edhe me kosto morale e politike për partinë e tij.

Shqiptarët u mësuan me Lulzimin dhe lulzimët e PD, ata nuk e mbajnë më “frymën” duke thënë se, “çfarë do të ngjasë në 16 shkurt, çfarë do të ngjasë në 23 mars apo 17 maj” sepse e dinë se gjithçka është e rreme, e stisur, tallëse.

Shqiptarët e dinë tanimë se, nuk ka asgjë të re nga “fronti” protestave të kësaj opozite, që tallet me anëtarësinë dhe militantët e saj prej vitesh, që u lutet atyre të mbushin autobuzët çdo 6 muaj, që i mban të ngujuar në çadër,  që u dërgon të deleguar në degët e rretheve milionerë dhe marifetçinj, dhe pastaj bie në ujdi me “armikun” për interesat e saj klanore e pasurore.

 

Next Post
Këta janë 10 koleksionistët më të famshëm të librave

Këta janë 10 koleksionistët më të famshëm të librave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

…sepse në fund mbetet gjurma vetjake në qiell!

June 27, 2026
Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

Përplasje e re në horizont mes SHBA-ve dhe BE-së, Trump kërcënon me tarifa 100%

June 27, 2026
Pranga dy personave në Fier, policia u gjen drogë dhe kallashnikov në banesë

Të shtënat me armë ndaj servisit të celularëve në Babrru, zbardhet ngjarja

June 27, 2026
Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani, sot pritet deri në 42°C

Vala ekstreme e të nxehtit thyen rekord në Gjermani, sot pritet deri në 42°C

June 27, 2026
Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Eurodeputetja Ilaria dhe Ikbalja të protestojnë për gratë në Teheran, jo për zogjtë në Tiranë

June 27, 2026

Ndërlikimet e kualifikimit në grupet e Kampionatit Botëror

June 27, 2026
U kapën duke vaditur parcelën e kanabisit/ Në pranga 45-vjeçari, djali dhe nipi i tij në Pukë

Asgjësohen mbi 2 mijë bimë kanabisi në fshatrat e Shkodrës, dy të arrestuar, procedohet kryeplaku

June 27, 2026
“Libri është liri”, Dua Lipa hap bibliotekën e saj në një nga libraritë më të famshme të Portugalisë

“Libri është liri”, Dua Lipa hap bibliotekën e saj në një nga libraritë më të famshme të Portugalisë

June 27, 2026
Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)

Rama mbron projektin e ri në Banjat e Bënjës: Destinacion turistik për fundjavën (VIDEO)

June 27, 2026
Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

Tentoi të vriste nënën e bashkëjetueses duke e përplasur me makinë, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In