• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sërish ngërç, opozita bllokon me votë listat me emrat për KLGJ e KLP

by A R
25/01/2018 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi për ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshllit të Lartë të Prokurorisë duket se do të futet sërish në ngërç.

Opozita ka votuar kundër këtyre listave të dërguara për miratim në seancë plenare, pas përzgjedhjes në nënkomisionin ad hoc.

Edhe pse listat morën shumicën e votave, ato nuk u miratuan pas nuk u arrit shumica prej 93 votash të nevojshme.

Emrat e dalë nga nënkomisioni ad hoc për Këshillin e Lartë Gjyqësor morën 69 vota pro, 26 kundër dhe 1 bastenim.

Ndërkohë emrat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë u votuan me 72 vota pro, dhe 26 kundër. Për miratimin e istave, nevojiteshin së paku 93 vota. Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi bëri me dije se procesi tashmë është ai i rikthimit të listave në komisionin përgjegjës, atë ad hoc.

Çfarë ndodh tani për zhbllokimin e procesit:

Sipas Kushtetutes, nëse lista nuk miratohet në Kuvend, ajo rikthehet sërish në Parlament në nënkomisionin ad hoc, i përbërë nga pesë anëtarë për t’u riformuluar. Por, nëse nuk gjendet dakordësia mes palëve dhe asnjë nga kandidatët, që është në garë nuk merr minimalisht 4 vota në nënkomision, atëherë procesi kalon në short me gogla. Nënkomisioni do të riorganizojë edhe njëherë shortin me gogla, në të cilin do të marrin pjesë të gjithë kandidatët, që janë vlerësuar si në përputhje me kriteret ligjore.

Nga ky proces do të dalin 10 kandidatë, 5 për KLP dhe 5 për KLGJ. Por në rast dështimi edhe në fazën e dytë, atëherë në fazën e tretë procesi edhe po nuk mori 94 vota në Parlament, lista quhet e miratuar sipas renditjes që i ka bërë nënkomisioni i Parlamentit.

“Nënkomisioni përzgjedh kandidatët me mbështetjen e të paktën 4 anëtarëve. Nëse nuk arrihet shumica e kërkuar, kandidatët përzgjidhen me short. Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga nënkomisioni, përmblidhen në një listë dhe i dërgohen kryetarit të Kuvendit. Brenda 10 ditëve, Kuvendi miraton listën e kandidatëve me 2/3 e të gjithë anëtarëve. Nëse lista rrëzohet, procedura përsëritet në nënkomision, sipas pikës 7 të këtij neni, por jo më shumë se dy herë. Në rast se, pas zhvillimit për herë të tretë të procedurës, Kuvendi nuk miraton listën e paraqitur, kandidatët e kësaj liste konsiderohen të zgjedhur. Procedura e detajuar rregullohet me ligj”,- thuhet në nenin 147 të Kushtetutës.

/a.m.

Next Post
“Ikën ata të marrëdhënieve treshe dhe barit”, degradojnë akuzat brenda Vetëvendosjes

"Ikën ata të marrëdhënieve treshe dhe barit", degradojnë akuzat brenda Vetëvendosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

“Studenti” qëllon me llastiqe me zara mbi policinë, Balla nxjerr videon nga protesta: Ky është krim

October 31, 2026
Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

Mbi 5 mijë viktima nga Ebola në Kongo

October 31, 2026
Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

Anulohet fotoja zyrtare e G20, diplomatët evropianë refuzojnë të fotografohen me ministrin e Jashtëm rus

October 31, 2026
“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

“Ka grupime të vogla që po sulmojnë PD”, Bardhi: Përçarja e protestës i shërben Ramës

October 31, 2026
Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

Pas marrëveshjes së armëpushimit Kiev-Moskë, banorët e Oleskut evakuohen përmes Bjellorusisë drejt Ukrainës

October 31, 2026
Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

Analisti: Protesta mbaroi ditën që u ekspozua Berisha, ja pse Rama ndihet komod

October 31, 2026
Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

Protesta në Rrugën e Durrësit/ Protestuesit sulmojnë me llastiqe, përdorin zara xhami, vida dhe gurë

October 31, 2026
Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

October 31, 2026
“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

“Strategji e pritshme e Saliut për t’ua vjedhur…!”- Protestuesit larguan deputetët e PD, Meçe: Evidentuan falsitetin e gjithë lëvizjeve të Berishës deri më sot!

October 31, 2026
“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

“Të qetësohemi se lamë nam…!”- Përplasjet dhe tensionet mes protestuesve, deputeti i PD: Luftën e kemi me Qeverinë, jo me njëri-tjetrin!

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In