• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serie A/ Premtonin të ishin ‘yje’, njihuni me futbollistët më të “mbivlerësuar” në Itali

by Java News
18/04/2018 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse dje kemi bërë një udhëtim kurioz mes futbollistë më të “nënvlerësuar” në historinë e futbollit, duke ndezur një debat interesant me lexuesve në faqen tonë në internet, sot kemi vendosur të bëjmë të kundërtën. Po jo japim një listë të futbollistë që janë mbivlerësuar, duke e nisur nga kampionati italian…

MENDIETA – Vera e vitit 2001, është viti në të cilin Lazio bëri një nga blerjet më të dështuara, ndoshta në të gjithë historinë e Serie A. E kemi fjalën për Gaizka Mendieta. I marrë në Romë nga Cragnotti, për një shifër rreth 90 miliardë lireta, rreth 50 milionë euro me paratë e sotme, një shifër rekord për më parë. I konsideruar si një nga blerjet më të shtrenjta, ai nuk ishte për asnjë moment në lartësinë e pritshmërive, duke mos e gjetur kurrë raportin e saktë cilësi-çmim.

BALOTELLI – Talenti që nuk u bë kurrë kampion i madh. “SuperMario” nuk ka arritur asnjëherë të “fluturojë” përfundimisht duke humbur thuajse të gjitha shanset në karrierën e tij për të shkëlqyer në ekipe të mëdha europiane si Inter, Milan, Manchester City dhe Liverpool. Sipas “Transfermarket” vlera e sulmuesit aktual të Nice është 22 milionë euro. Në futbollin e sotëm kjo është një shifër për një sulmues normal, jo për atë që për vite të tëra është konsideruar talenti i futbollit italian.

JOSE MARI – Një nga zhgënjimet më të mëdha në historinë e Milan. I blerë për 20 milionë euro, tifozët kuqezi do të donin që të paktën ai të realizonte 20 gola që kishte shënuar në dy sezone me Atletico Madrid, por me Milan, në 52 ndeshje të luajtura ai shënoi vetëm 5 gola dhe u rikthye në Spanjë, ku u zhduk përfundimisht si pasojë e mungesës së golit.

ADRIANO – Mbeti gjithmonë talenti, që nuk u bë kurrë kampion i madh. Shpesh herë ka qëndruar në kufirin mes dështakut dhe liderit, por gjithmonë ka anuar nga dështimi. Me përjashtim të dy sezoneve të mira me Inter, ku fitoi edhe vendin te kombëtarja e Brazilit pjesa tjetër e karrierës së tij ka qenë “errësirë” totale. Te Roma konsiderohet si një nga dështimet më të mëdha në historinë e merkatos verdhekuqe me vetëm 5 ndeshje dhe asnjë gol. E pabesueshme, por e vërtetë.

DE LA PENA – Rikthehemi te Lazio, pasi në këtë renditje speciale është edhe Ivan de la Pena, shkruan telesport. Kur e mori nga Barcelona klubi bardhekaltër i ka një pagë prej 4 milionë eurosh në sezon, e paparë për kohën. Vetëm braziliani Ronaldo kishte marrë më shumë se ai në historinë e Serie A deri atëherë. I pritur nga lacialët si lideri i skuadrës, luajti vetëm 14 ndeshje në “Olimpico” dhe u largua nga Italia pa shënuar asnjë gol.

JAVI MORENO – U ble nga Milan në vitin 2001 për 20 milionë euro, kujtojmë që kjo ishte një shifër e lartë për kohën, por që nuk konsiderohej edhe aq e ekzagjeruar për një lojtar që në dy vite me Alaves kishte shënuar plot 30 gola në La Liga. Rezultate me Milan ishin të turpshme: vetëm 16 ndeshje dhe 3 gola. Pra, rreth 7 milionë euro për çdo gol të shënuar.

BOJAN – Mbërriti në Itali si të ishte Messi 2, por u largua pas përvojës me Roma dhe Milan me 53 ndeshje të luajtura në Itali dhe vetëm 10 gola të shënuar. Bojan, që konsiderohej si një nga talentet më të mëdha në Spanjë, sot kushton 2.5 milionë euro. Shumë pak për një futbollist që pretendonte të ishte titullar te Barcelona e Guardiola, por që atëherë nuk ngriti më kokë.

ma.me

Next Post
Shqipëria është një çmendinë e madhe, këtu po s’pate mik apo para je i mbaruar!

Ftillohu o shqiptar i gjorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pësoi aksident, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë

Rihapet çështja e bujshme: Italiani akuzohet për vrasjen dhe djegien e trupit të shqiptarit

September 10, 2026
Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

Ana tjetër e “trendit të viteve ’80”, rreziqe të fshehura që fillojnë me një foto personale

September 10, 2026
Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

Komisioni i Jashtëm i PE: Shqipëria dhe Mali i Zi, pararojë e zgjerimit

September 10, 2026
Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

Riaktivizohet zjarri në Çërrilë të Mallakastrës, flakët po përhapen me shpejtësi

September 10, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Buxheti i shtetit nuk jepet me vetëshërbim

September 10, 2026
“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com