Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kërkuar nga ambasadori rus Aleksandar Cepurin që Rusia të bëjë çmos që të pengojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
Ai gjatë një takimi në Beograd ka falënderuar diplomatin rus për qëndrimin e deritanishëm të Moskës zyrtare ndaj Kosovës.
“Vulin në takimin në Ministrinë e Mbrojtjes ka lutur ambasadorin që Rusia sikur edhe deri më tash, të bëjë çdo gjë që është në dorën e saj për të pamundësuar pranimin e Kosovës në Interpol”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, përgatiti Koha. (b.an)










