• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia pret trazira në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën Veriore

by Aalison Pearse Stevens
17/05/2019 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Serbia po i pret me trazira zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen të dielën në disa komuna serbe të Mitrovicës Veriore.

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi për televizionin vendës shtetëror, RTS, se ka marrë informacione për arrestimin e pjesëtarëve të komunitetit serb në vend, mes tyre edhe agjentë të policisë.

“Të hënën pritet të arrestojnë 26 policë nga veriu i Kosovës dhe 15 shtetas të tjerë me pretekstin e pjesëmarrjes në afera korruptive dhe pretendime të tjera të pabaza. Kjo bëhet me qëllim që Kosovska Mitrovica të mbetet e pambrojtur dhe që ndaj popullit tonë të kryejnë gjërat më të ndyra.”

Presidenti Vuçiç tha se Serbia i ka kuptuar synimet e Kosovës për ta vënë të gjithë veriun nën kontrollin e vet, ndërsa paralajmëroi se përgjigjja do të vijë e përmbajtur por në mbrojtje të popullit serb.

Duke komentuar rezolutën që Prishtina miratoi një ditë më parë për gjenocidin dhe krimet e ish-regjimit serb në vitet 98-99, Vuçiç tha se disa kombe të Ballkanit e kanë të vështirë të shohin nga e ardhmja.

“Kanë urrejtje për popullin serb, edhe pse gjithmonë thonë se janë vetëm kundër individëve që kryen krime kundër popullit të tyre. Por kur mbetesh vetëm te një stad i caktuar çmendurie dhe verbërie politike, nuk del asgjëkund.”

Vuçiç shtoi se Kosova me rezolutën e fundit për gjenocidin serb tregoi se nuk do që të mbyllë rrethin vicioz që vazhdon t’i mbajë dy palët larg pajtimit të mundshëm.

Kreu i shtetit serb tha se mbetet i gatshëm t’i drejtohet parlamentit vendës për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë me Prishtinën, megjithëse në një referendum populli serb do të ishte kundër propozimit të tij.

Next Post
Situatë paradoksale në PD, kush duhet besuar për zgjedhjet lokale, Bardhi apo Gjata?

Situatë paradoksale në PD, kush duhet besuar për zgjedhjet lokale, Bardhi apo Gjata?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com