• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Serbia po na mban me qumësht”, Rama: Shqipëria ka PBB më të lartë e çmimet më të ulëta në rajon

by A R
03/05/2025 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I vendosur në “Off the Record” përballë shifrave të importeve që tregojnë rritje dhe rënie të prodhimit vendas, e faktit se në raftet e supermarketeve gjen qumësht serb, kryeministri Edi Rama e pranoi se industria  e Shqipërisë është “më pak e zhvilluar në krahasim me rajonin”.

“Kjo është e vërtetë”, tha shefi i qeverisë, duke shpjeguar më tej se kjo ndodh për shkak se “rajoni ka një industri të trashëguar nga koha e Jugosllavisë të cilën nuk e çoi për skrap, siç e çuam ne në Shqipëri, ku çdo gjë u rrafshua”.

“Madje këtu u rrafshua edhe industria ushtarake, që ishte më e fuqishmja në rajon, në atë kohë”, pohoi Rama në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Por për kryeministrin ka një të vërtetë tjetër, ku Shqipëria del mbi fqinjët në rajon, e që lidhet me vrullin e turizmit në vendin tonë.

“Ka një aspekt tjetër ama që kjo është po kaq e vërtetë. Ne kemi një industri të re të turizmit, ku kemi kapërcyer të gjithë rajonin dhe sot, jo rastësisht kemi aeroportin me rritjen më të lartë në të gjithë Europën. Kemi tejkaluar për numër pasagjerësh aeroportin e Beogradit, kështu që këto gjëra duhen parë në kompleks, nuk merret vetëm një copë, për të treguar se jemi të fundit”, deklaroi Rama në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN.

Më tej kryesocialisti tha se ne “jemi vendi me Prodhimin më të lartë të Përgjithshëm Kombëtar, në këtë dekadë, në rajon”. Rama pretendon se në këtë drejtim kemi diferencë të thellë me vendet e tjera, e për më tepër dominojmë mbi ta edhe me çmimet e ushqimeve bazë, të cilat janë më të ulëtat.

“Ne kemi rritjen më të ulët të çmimeve, duke iu referuar FMN-së dhe gjithë organizatave të tjera ndërkombëtare. Dhe kemi rritjen më të lartë të pagave në rajon siç kemi edhe rritjen më të lartë të Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar në rajon, në dekadën e fundit. Kemi pasur më pak se 3 miliardë euro eksporte, tani kemi më shumë se 9 miliardë euro. Mesatarja e rajonit është shumë më e ulët se sa rritja e Prodhimit të Përgjithshëm. E kemi nisur me më pak se 10 miliardë euro, sot jemi 25 miliardë euro. Dhe ky është prodhim… Dhe projektojmë 35 miliardë euro në Shqipërinë 2030. Ne prodhojmë, por nga ana tjetër mos harrojmë që jemi në treg të hapur dhe sigurisht që funksionon logjika e çmimit më të ulët dhe kush ka masë kritike ka edhe kapacitet që të ofrojë çmime më të ulëta”, theksoi kryeministri.

Next Post
U ekstradua nga Dubai, ngjarjet kriminale ku është përfshirë Florenc Çapja! Akuzohet se porositi eliminimin e dhëndrit të ish-kryebashkiakut

U ekstradua nga Dubai, ngjarjet kriminale ku është përfshirë Florenc Çapja! Akuzohet se porositi eliminimin e dhëndrit të ish-kryebashkiakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Zgjedhjet e mesmandatit, pakënaqësia për ekonominë dhe luftën me Iranin sfidon republikanët

November 3, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

SHBA godet ishullin Qeshm në Iran, Uashingtoni: Sulmet kishin karakter mbrojtës

November 3, 2026
OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

OKB: Gratë mbajnë më pak se një të tretën e roleve drejtuese

November 3, 2026
Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

Aksidenti me pirun ngritës u bën ‘gjëmën’! Zbulon 10 tonë kokainë në Spanjë. Hetohet grupi shqiptar

November 3, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

November 3, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama

November 3, 2026
Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

Alarm për bomba në katër avionë në Evropë, ulje emergjente në disa vende

November 3, 2026
Trump: SHBA-të do të merren me Kubën pasi të zgjidhin situatën me Iranin

Trump: Nëse amerikanët lodhen prej meje, shpërngulem në Izrael dhe bëhem kryeministër (VIDEO)

November 3, 2026
Mungoi një telefonatë “lamtumire” me Presidentin, Elon Musk largohet nga administrata Trump

Zgjedhjet në SHBA, Elon Musk paralajmëron skenarin: Ja çfarë mund të bëjnë demokratët nëse marrin pushtetin!

November 3, 2026
Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

Incident në Bazën Ajrore të Kuçovës, ushtari vetëplagoset me armë gjatë shërbimit të rojës! Dërgohet në spital në gjendje të rëndë, mister shkaqet

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In