• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Serbia ka plan të detajuar për destabilizimin e Ballkanit dhe për aneksimin e veriut të Kosovës”

by Java News
24/01/2017 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para fillimit të dialogut të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi flet në intervistë me Deutsche Wellen për pritshmëritë e takimit.

Zoti president, cilat janë pritshmëritë nga takimi i nivelit të lartë që fillon sot në Bruksel, një takim ky që zhvillohet në një atmosferë të tensionuar?

Hashim Thaçi: Nuk pres ndonjë mrekulli, rrethanat kanë ndryshuar, tanimë Serbia ka plan të detajuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, pjesë qendrore e këtij plani politik dhe ushtarak të Serbisë është aneksimi i pjesës veriore të Kosovës dhe bashkangjitja e kësaj pjese shtetit të Serbisë. Besoj se NATO, Bashkimi Europian dhe SHBA duhet të jenë shumë të qarta lidhur me këto pretendime për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe aneksimin e Kosovës në raport me Serbinë. Kjo politikë e re e Beogradit, e presioneve, e shantazheve dhe e tensioneve në raport me vende të tjera të Ballkanit, e në veçanti me Kosovën është edhe rezultat i paaftësisë së Bashkimit Europian dhe mosvizionit të qartë të perspektivës euroatlantike të Brukselit në raport me Ballkanin Perëndimor. Por Kosova do të tregojë unitet politik e qytetar dhe këtij pretendimi aneksues të Serbisë do t’i përgjigjemi me forcën kushtetuese dhe ligjore.

Ju keni thënë se në Bruksel do të duhej të hapen kapituj të tjerë të dialogut. Për çfarë do të bisedoni konkretisht sot në Bruksel?

Realisht pjesa më e madhe e marrëveshjes së vitit 2013 është implementuar, kanë mbetur edhe disa pjesë që kërkojnë zbatim, por nuk shoh se do të ketë ndonjë temë të re, më përjashtim të asaj, që ne do të kërkojmë të hyjmë në një proces apo kapitull të fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe të ndodhë njohja reciproke.

Sipas jush çfarë do të duhej të shtrohej si temë në këtë fazë të fundit të bisedimeve?

Kjo nënkupton nivelin e lartë politik, arritjen e një marrëveshjeje me karakter më të zgjeruar, një marrëveshje e paqes, e normalitetit, e bashkëpunimit, e fqinjësisë së mirë dhe e pajtimit ndërshtetëror Kosovë-Serbi. Serbia duhet të ndalë pretendimet agresuese në raport me Kosovën.

Si do ta ndikojnë tensionimet e fundit dialogun që zhvillohet sot, a është i mundur një dialog në kushte të tilla?

Dialog e negociata shtetet dhe popujt historikisht kanë zhvilluar edhe në kohë krizash, konfliktesh apo edhe luftërash, siç kemi zhvilluar ne si Kosovë edhe në Rambuje apo Vjenë me procesin e negociatave. Por një gjë duhet ta kemi të qartë këtë dua t’ia bëj të qartë Beogradit në prani të Bashkimit Europian, se përveç trupave të NATO-s, Kosova çdo trupë tjetër të huaj do ta vlerësojë si trupë armike dhe do t’i përgjigjet me forcën kushtetuese e ligjore. Prandaj është koha e unitetit politik dhe qytetar në Kosovë. Me Serbinë na presin ditë më të vështira në të ardhmen e afërt.

Pas lirimit me kusht, Ramush Haradinaj pret vendimin përfundimtar në Francë, arrestimi i tij u bë me fletëarrest serb, a do të bisedoni për pastrimin e listave dhe fletëarresteve të Serbisë?

Kam kërkuar më herët e do të kërkoj edhe sot që Brukseli të jetë i qartë dhe i vendosur në raport me Beogradin, unë nuk kam ndonjë autoritet ndikues tek autoritetet e Beogradit, jam edhe një prej atyre në listat e Beogradit, i përndjekur dhe dënuar në mungesë, por mendoj, se ndaj të gjithë luftëtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, Serbia duhet të tërheqë fletëarrestet. Sepse Serbia nuk mund të pretendojë sot të sillet si pjesë e familjes europiane me shkollën e kohës së Sllobodan Millosheviçit./a.k

Next Post
Inferioriteti ndaj Kosovës, po shndërrohet në ofendim

Shqipëria dhe Serbia s’janë aq faktorë sa ta ndajnë Kosovën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin

“Vendimet për Aeroportin e Vlorës dhe Zvërnecin i firmosi Sali Berisha”, Balla publikon dokumentin

July 21, 2026
Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

Ndryshon moti në vend! Pas vapës përvëluese, rikthehen reshjet e shiut

July 21, 2026
“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

“Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen”, Lamallari: Nuk ju bëjnë të padukshëm, rregullat njësoj për të gjithë

July 21, 2026
Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

Era e fortë përfshin Vlorën, priten reshje intensive shiu

July 21, 2026
Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Revolta e 52-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

July 21, 2026
Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

Paralajmërimi i Trump: SHBA do të godasë shumë shpejt zonën pranë Malit të Kazmës në Iran

July 21, 2026
Deputeti i PS: Secili prej nesh po reflekton, pavarësisht nga numrat! Demokracia nuk dëmtohet nga protestat

Deputeti i PS: Secili prej nesh po reflekton, pavarësisht nga numrat! Demokracia nuk dëmtohet nga protestat

July 21, 2026
Kosovë/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

Kosovë/ Moti i keq i merr jetën 61-vjeçarit në Viti, dy persona të tjerë lëndohen

July 21, 2026
Haxhiu dekretoi lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë, BE: Nuk është në përputhje me ligjin

Haxhiu dekretoi lirimin nga detyra të 7 prokurorëve serbë, BE: Nuk është në përputhje me ligjin

July 21, 2026
Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Protesta hyn në ditën e 52-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

July 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In