• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Serbia, bazë ushtarake 100 milionë euro me armë ruse në Preshevë

by
12/11/2015 17:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulohet dokumenti zyrtar i qeverisë serbe që do të hapë në tre komunat shqiptare të Luginës së Preshevës një grup bazash ushtarake, ku sipas gjasave do të instalohen raketat e blera në Rusi pas vizitës së kryeministrit serb Vuçiç në Moskë. (Ka qenë tesheshi.com që publikoi i pari marrëveshjen, sasinë dhe llojin e raketave si dhe mundësinë e instalimit në Preshevë. Më pas ai lajm u morr zinxhir nga portale të “mëdha” që plagjuan fjalë për fjalë por duke e cituar si prodhim të tyre.)

Periudha e instalimit të të gjithë arsenalit është viti 2020. Dokumenti i qeverisë serbe mban datën 29 maj të këtij viti, por vetëm tani është arritur të zbulohet dhe përcakton hartën, kordinatat dhe infrastrukturën e ndërtimit të bazave ushtarake të cilësuara si “Baza e Jugut”, raporton Tesheshi.com.

Sipas vendimit, në marsin e vtit 2016 duhet të miratohet plani ushtarak i funksionimit të bazave dhe nisja e punës. Bëhet fjalë për një bazë ushtarake shumë afër asaj amerikane të Bonstill-it në Ferizaj. Shumë analistë e kanë cilësuar dhe Bonstill-in rus. Pra, që do të thotë se do t`i bëjë karshillëk atij amerikan pak kilometra larg.

Që në fillim të vendimit bëhet e qartë se kjo do të jetë “bazë shumëkombëshe” që përkthehet shkurt e shkoqur ruse, ngaqë ndryshe do të kishte përcaktimin: NATO.

Në këto baza pritet të instalohen raketat strategjike.

Në takimin e 30 tetorit në Moskë ndërmjet kryeministrit serb Vuçiç dhe atij rus, Medvedev, Beogradi ka lidhur një marrëveshje prej 2.5 miliardë dollarësh për të blerë armë ruse, të paspecifikuara nga qeveria serbe.

Por nga media ruse dhe serbe kanë dalë lajme që trondisin të gjithë ambientin ballkanik: sisteme 431px-Buk-M1-2_9A310M1-2 të fuqishme raketore ruse, BUK dhe S-400 Triumf, priten të instalohen në Luginën e Preshevës.

Që në titull bëhet fjalë për një bazë të huaj: “Zhvillimi i Planit Hapësinor të qendrës rajonale me qëllim të veçantë për njësitë e trajnimit për operacionet shumëkombëshe – bazën Jug”, theksohet në vendim, ku më pas sqarohet në gjuhë zyrtare: “Rregullorja mbi themelimin e Planit Rajonal të Moravës së Jugut  e cila përfshinte edhe rripin e zonës së sigurisë që mbulon një pjesë të madhe të komunave të Medvegjës, Vranjës, Bujanocit dhe Preshevës, dhe ku ndërtesat dhe komplekset me rëndësi për mbrojtjen e vendit, si dhe një varg të ndërtesave dhe komplekseve i jepen në përdorim Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë në funksion të kufirit shtetëror . Ndër synimet kryesore dhe detyrave në mbështetje të vendit, është përcaktimi i zonave të mbrojtura përreth kompleksit ushtarak si një zonë të një rëndësie të veçantë për mbrojtjen kombëtare. Rreth bazave do të krijohen transh dhe bunker strehimi për mbrojtjen nga lufta në bazë të rregullave aktuale, qëndrimet, kushtet dhe kërkesat e Ministrisë së Mbrojtjes.

Ndërkaq, në vendim të bie në sy edhe një aspekt i rëndësishëm siç është ai financiar. Qeveria e Beogradit investon një shumë të madhe që kap shifrën 100 milion euro.

Next Post

Ninia Agdal heq çdo rrobë (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

Propagandë?! Pse liderët e djathtë të Evropës janë ‘të nxehur’ me median publike

March 31, 2026
“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

“Po militarizon Ballkanin kundër Rusisë’’ NATO hedh poshtë akuzat e Moskës: Nuk do të lejojmë…

March 31, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Tërhiqet papritur Trump, “I japim fund luftës edhe nëse nuk hapet Hormuzi”

March 31, 2026
“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

“Keqardhje si ka përfunduar PD!”/ Haxhiu: Kush përjashtohet nga Berisha, duhet ta ketë për nder!

March 31, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Deri në 10 mijë € grant! Qeveria hap ‘thesin’ për fermerët e rinj, dyfishohet mbështetja për bletarinë

March 31, 2026
Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

Pekin, Përkujtohen Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare, dy kolosët e letërsisë shqipe

March 31, 2026
Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve

Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave në mbi 60 subjekte, Sulaj: Ambientet do t’i kthehen qytetarëve

March 31, 2026
Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

Miqësorja Ukrainë – Shqipëri, Sylvinho: Jemi të mërzitur, nuk kam asgjë për t’u thënë djemve

March 31, 2026
Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

Hita: Luftë pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit, duke nisur nga radhët tona

March 31, 2026
Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

Rrëfimi i Moza Ahmetit: Si u njoha me Edi Ramën pas autoportretit që realizova me gjoksin jashtë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In