• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbia angazhon një kompani në SHBA për të lobuar rreth Kosovës, por edhe për taksën

by Java News
02/04/2019 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Serbisë ka angazhuar firmën “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” që të lobojë për të në Washington.

Siç shkruan VOA në gjuhën serbe, duke u thirrur në dokumentin zyrtar, kjo firmë do të lobojë për Serbinë “te të gjitha palët e interesuara në Amerikë (duke përfshirë edhe zyrtarët e qeverisë amerikane) lidhur me disa çështje të bashkëpunimit rajonal”.

Sipas dokumentit të publikuar në gjuhën angleze, lobimi tek pala amerikane do të përfshijë, përveç temave të bashkëpunimit rajonal, edhe çështjen e taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës.

“Ne jemi të kënaqur që Republika e Serbisë ka angazhuar firmën tonë për t’ju përfaqësuar në lidhje me komunikimet me SHBA-në – për çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal, përfshirë edhe ndalesat e vendosura nga autoritetet e Kosovës, në veçanti për mallrat dhe shërbimet me origjinë nga Serbia”, thuhet ndër tjerash në dokumentin në fjalë.

Po sipas VOA në gjuhën serbe, në dokumentin që është në Sekretarinë për Drejtësi, gjendet edhe kontrata ndërmjet firmës “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” dhe Zyrës së Avokatit të Shtetit të Serbisë – e cila përmendet se do të jetë kontakt primar me firmën lobuese.

Ndryshe, siç bëhet e ditur, kompania gjendet në 73 shtete ekzistuese dhe punëson 1,300 avokatë, të cilët për të punojnë në më shumë se pesëdhjetë vende të botës dhe, siç tregohet, ata janë të përfshirë në fushat ligjore, biznesit, sociale dhe perspektivës kulturore.

Ajo ka zyra në Abu Dabi, Pekin, Bruksel, Buenos Aires, Frankfurt, Hong Kong, Milano, Moskë, New York, Paris, Romë, Sao Paulo, Seul dhe Uashington, shkruan telegrafi.

Gjithashtu thuhet se klientë të saj janë korporata, institucione financiare, qeveri, biznese lokale, dhe individë.

g.kosovari

Next Post
Raporti rajonal ekonomik, BB: Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mbi 4 %

Raporti rajonal ekonomik, BB: Shqipëria ka pasur një rritje ekonomike mbi 4 %

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

Oxhaku i Këlcyrës/ Zbritja e biografisë nga piedestali

November 8, 2026
101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

101-vjeçari që ndërtoi bunkerin ku vdiq Hitleri, historia e jashtëzakonshme e të mbijetuarit të Luftës së Dytë Botërore

November 8, 2026
Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

Operacioni “Caveau 38”/ Goditet rrjeti shqiptar i kokainës në Europë, 14 milionë euro dyshohet se u dërguan në Shqipëri

November 8, 2026
Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

Gogu nga Mali i Zi: Forcimi i shtetit të së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit, në fokus të integrimit në BE

November 8, 2026
Dyshohet për helmim masiv në kopshtin e Vlorës, fëmijët përfundojnë në spital me të vjella dhe dhimbje barku

Helmimi në Vlorë dyshohet se erdhi nga uji i kontaminuar, probleme në tubacione e depozita! U prekën edhe banorët e lagjes pranë kopshtit

November 8, 2026
Hakerët kinezë imituan ish-zyrtarët amerikanë për të vjedhur email-e nga ekspertët e IA-së -

Italia ngre alarmin për luftën hibride, hakerat prorusë publikojnë të dhënat private të ministrit Tajani!

November 8, 2026
VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

VIDEO/ Zjarri rrafshon magazinën e materialeve të peshkimit në Nartë, flakët rrezikuan edhe pyllin me pisha! Shkak dyshohet se u bë…

November 8, 2026
Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

Dita e Përkujtimit në Prishtinë/ Presidentja Shiroka-Pula nderon 14 ushtarët britanikë që ranë në shërbim të paqes në Kosovë!

November 8, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

“Shkak, informaliteti i lartë”- Tabaku kundër skemës së pensioneve: Shqipëria me nivelin më të ulët në rajon dhe indeksim prej 900 lekësh!

November 8, 2026
“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

“Nga energjia e teknologjia, te turizmi”- Rama: Mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës!

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In