Stefan Mitrovic është një nga serbët më të urryer nga shqiptarët për faktin se ishte ai që tërhoqi me dhunë banerin me flamurin kuqezi dhe dy heronjtë e Shqipërisë, Isa Boletini dhe Ismail Qemali nga droni.
Por një vit më pas, serbi e di që nuk do ta ketë të lehtë në Shqipëri dhe se do të urrehet, por deklaron se nuk ka aspak frikë.
“Shumë herë e kam theksuar dhe tani do të bëj të njëjtën gjë. Kam pasur probleme edhe përkundër faktit se kam luajtur me shqiptarët në të njëjtin klub.
Unë shpresoj që të luaj kundër Shqipërisë, por vendimi është në dorën e trajnerit Curcic, unë nuk kam frikë”tha ai.









