Më 24 shtator një gjykatë serbe ne Nish do nisë me gjykimin e ish-ushtarëve të UCK-së nga Kosova dhe Presheva të njësitit “COBRA” te cilet thyen kufirin “Jugosllavo”-Shqiptar te drejtuar nga komandant Agim Ramadani. Në seancën përgatitore para fillimit të gjykimit kundër shtatë ish-ushtarëve te UÇK te grupit terroriste “Cobra” e cila u mbajt në Gjykatën e Lartë në Nish vendosën se gjykimi do të fillojë më 24 shtator, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” duke ju referuar mediave serbe.
Sipas këtyre burimeve, Beogradi është gati të nisë gjykimin ne mungesë të ish-ushtarët e UÇK-së nga Kosova dhe Presheva të njësitit “COBRA” ne Koshare te prire nga komandant Agim Ramadani. Është bere transferimi i aktakuzës, e cila ishte ngritur në korrik 2009, që përmban emrat e shtatë shqiptareve nga Kosova dhe Lugina ( ne fakt 6 nga Kosova dhe 1 nga një fshat i Preshevës), të cilët shqyen kufirin e “Jugosllavisë” me Shqipërinë. Aktakuza pretendon se nga Karaulla “Kamenica”, e cila ishte e vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë, të kthehet në territorin e Serbisë dhe Jugosllavisë dhe ngriti një pritë. Me atë rast, patrulla kufitare i Ushtrisë Jugosllave u hodh në krahun nga ushtarët e komandant Ramadanit. Komandanti serb i patrullës Milan Bundalo u plagos rëndë dhe vdiq pas 2 orësh, ndërsa katër ushtarë të tjerë u plagosën lehtë.









