• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Serbët rrëmbejnë sërish historinë, tashmë edhe florën shqiptare

by Aalison Pearse Stevens
24/05/2016 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një nga vlerat më të veçanta që ofron natyra jonë është tulipani shqiptar. Kjo bimë e certifikuar renditet ndër 76 llojet e tulipanëve që njeh bota. Deri më sot reklamimi për të ka qenë i vogël, ashtu si i shumë bimëve të tjera, janë mese 22 të tilla që identifikohen me emrin e Shqipërisë.

Shpati i malit në afërsi të fshatit Surroj të Kukësit duket si një oazë i çuditshëm. E kjo sepse nga të gjitha anët vegjetacioni është i kufizuar, ndërsa kjo pjesë përmban këtë pasuri të jashtëzakonshme.

Në fakt sa i takon numrit të bimëve endemike brenda një sipërfaqe të vogël, në vend të parë është zona e malit të Tomorit. Sa i takon shumëllojshmërisë dhe pasurisë, siç theksojnë botanistët, ajo e Kukësit, raporton TopChannel.

Vetëm pak kohë më parë bota njihte 113 lloje tulipanësh, por duke qenë se shumë prej tyre janë zbuluar herët duke patur parasysh se në Europe ato kanë mbërritur që në shekullin e 16, një grup ndërkombëtar ekspertësh kreu analiza morfologjike dhe gjenetike të specializuara të reja. Rezultati i tyre e tkurri numrin e tulipanëve në 76 , mes të cilëve renditet edhe tulipani shqiptar.

“Për sa i përket promovimin unë mendoj se është bërë shumë pak dhe me plot gojën unë mund të them që s’do t’ia dijë njeri në Shqipëri për speciet e rralla, aq më tepër që janë gjenofondi shqiptar, janë krenari, mund të them që këshilli i qarkut të Kukësit e ka simbol të logos së vetë tulipanin shqiptar dhe asgjë më tepër”, shprehet Shuka.

Është interesant fakti se tulipani më i afërt në ngjashmëri me atë shqiptar, gjendet në Iran dhe Kazakistan, por nuk ka ardhur nga këto zona. Pas analizave gjenetike, pesha e ADN-së kromozonike ka rezultuar më e vogël çka tregon se tulipani ynë është më i vjetër.

Por, tulipani shqiptar që u identifikua fillimisht nga botanisti Besnik Hallaçi rritet sot jo thjesht në një territor të kufizuar, por edhe numri i vogël i tyre bën që të jenë ndër llojet e kërcënuara. Ndaj unionit ndërkombëtar të mbrojtjes së natyrës i është propozuar ta përfshijë në grupin e bimëve të kërcënuar të botës, si një përpjekje e botanistëve për ta mbrojtur atë.

Është interesant fakti se në trojet shqiptare rriten plot 5 lloje tulipanësh. Veç atij shqiptar, është tulipani kosovar që rritet rreze malit të Koznikut, jo larg Rahovecit. Tulipani i pyllit rritet në shumë zona të Shqipërisë. I rrallë është po ashtu tulipani i Sharrit. Ndërkohë që me interesant bëhet çështja kur analizon atë të Serbisë, në fakt është një grabitje e pastër, sa kohë ky lloj rritet në zonën e Mitrovicës veriore dhe Pashtrik të Kosovës.

“Atëherë ky territor ku ndodhemi është mjaft specifik për sa i përket bimësisë sepse në këtë territor ndodhen një sërë llojesh shumë të rralla për Shqipërinë. Mjafton të themi që katër lloje kanë emrin Albanica, siç është zambaku shqiptar Lilium Albanicum, Sangiusorba albanica, Galatea albanica dhe sigurisht tulipani”, thotë Lulzim Shuka.

Biologët serbë, p.sh., kohë më parë kanë zbuluar një gjemb të rrallë që rritet në Kolsh të Kukësit dhe e emëruan Eryngium serbicum, në shqip Gjembbardhi i Serbisë… (b.an)

Next Post

Babai i Bledi Terpollarit: Shpirtrat tanë nuk gjejnë qetësi deri sa koka t’i bashkohet trupit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

E akuzoi se u pasurua duke përdorur PD, Topi i përgjigjet Berishës: E njëjta lojë prej 30 vitesh! S’funksionon më kështu

February 3, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

Duke pritur ngujimin

February 3, 2026
Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

Pezullohet nga puna polici i arrestuar për shpërdorim detyre gjatë atentatit në Lezhë! Masë edhe për 4 efektivë të tjerë

February 3, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

Ndërpritet energjia elektrike në Lungomaren e Vlorës, shkak dëmtimi i linjave nga punimet për ujësjellësin

February 3, 2026
Le ta dënojmë dhe Metën e Berishën po aq “lehtë” sa Tahiri, meqë u duket “pazar”

Rrethimi i Sali Berishës nga opozitarët

February 3, 2026
Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

Nga Amfiteatri i Durrësit te Butrinti/ Zbardhet plani i qeverisë për investimet dhe projektet e kulturës në 2026

February 3, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Cila është “lista e dëshirave” e PD për reformën territoriale?

February 3, 2026
Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

Shtatorja e Ismail Kadaresë “zgjoi” debat mes miqve të tij, Ymeri: Shkrimtari nuk ka nevojë për mbrojtës

February 3, 2026
Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

Izraelitët do të ndërtojnë Datacenter-in e parë në Shqipëri/ Investimi 100 mln euro do realizohet brenda TEDA-s

February 3, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

Çadra, një instrument gjenial dështimi

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In