• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Babai i Bledi Terpollarit: Shpirtrat tanë nuk gjejnë qetësi deri sa koka t’i bashkohet trupit

by Java News
24/05/2016 09:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i Bledi Terpollarit, djali shqiptar që u gjet pa kokë në Greqi, ka reaguar pas arrestimit të bariut dhe dëshmive që dha ai për ngjarjen. Dëshmitari ka treguar edhe vendin se ku ishte groposur koka. Po sipas bariut, menjëherë pas krimit, tre autorët e krimit janë larguar me makinë drejt kufirit. Në dëshminë e tij, 28-vjeçari shqiptar ka pohuar se Terpollari u ekzekutua, pasi kishte fshehur një sasi të konsiderueshme droge që ishte transportuar nga Shqipëria për në Greqi. Gjithashtu, mësohet se policia greke ka lokalizuar vendndodhjen e një prej tre vrasësve të dyshuar, pikërisht në një nga fshatrat kufitare të Janinës, dhe po punon për kapjen e tij, ndërkohë që dy të tjerët dyshohet se tashmë janë në Shqipëri.

kujtim-terpollari

Babai i viktimës, Kujtimi, i intervistuar nga Gazeta Shqiptare, thotë se e ka varrosur të birin pa kokë dhe se kjo është e tmerrshme e nuk gjen dot qetësi. “I lutem shtetit të gjejë e të më kthejë kokën e djalit, pastaj le të vdes. Nëse do mësoj se kush ishin personat që më masakruan Bledin, do marr hak, do i vras me duart e mia”, është shprehur ai.

Kanë kaluar dy javë nga vrasja e djalit tuaj dhe ende autorët e krimit nuk janë vënë në pranga. Si ndiheni?

Djali im nuk u vra, por u copëtua barbarisht dhe në mënyrë të pamëshirshme sikur të ishte një kriminel. Por edhe një kriminel nuk e meriton një vdekje të tillë. Nuk e kam idenë kush e ka bërë një gjë të tillë, por nëse e marr vesh, do e vras me duart e mia. Do marr hakun e djalit tim.

Kur e morët nga Greqia trupin e pajetë të Bledarit?

Nuk kanë kaluar shumë kohë që trupit të Bledit i është bërë ceremonia mortore. Kam marrë ku të mundem lekë borxh për t’i bërë nderimin e fundit djalit. Jam zhytur në borxhe, 2000 euro, sepse askush nuk më ndihmoi për të sjellë trupin e tij në vendlindje. Gjithçka e kam paguar vetë. Shpirti im nuk gjen qetësi dhe shpirti i Bledit nuk gjen paqe derisa koka t’i bashkohet trupit (qan)

BW/d.i.

Next Post

Austria, një hap larg turpërimit në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com