• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, July 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Austria, një hap larg turpërimit në zgjedhje

by Java News
24/05/2016 09:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas një zgjedhjeje emocionuese austriakët shpëtuan për një fije floku pa u bërë turpi i botës. Presidenti i ri nuk do të jetë populisti i djathtë Norbert Hofer por profesori i majtë liberal, Alexander Van der Bellen. Në pjesën tjetër të Evropës shumë njerëz të thjeshtë dhe politikanë të lartë, si nga partitë konservatore edhe ato social-demokrate kishin frikë se në Austri mund të vinte në krye të shtetit, për herë të parë në BE, një populist i djathtë. Van der Bellen fitoi në një fushatë zgjedhore polarizuese vetëm me një minimum të vogël votash.

Për Austrinë këto zgjedhje presidenciale ishte në një mënyrë ose në një tjetër një tërmet politik. Votuesit ndëshkuan partitë që mbajnë koalicionin qeverisës, social-demokratët dhe konservatorët. Qendra u shpërbë dhe mbetën kandidatët e skajeve të spektrit politik, zgjedhja ndërmjet të cilëve ishte më tepër një torturë. Shumë votues votuan për Van der Bellen, jo sepse ata e konsiderojnë politikanin e të Gjelbërve si politikan të mrekullueshëm, por për shkak se ata donin të parandalonin një populist të djathtë. Zgjedhjet treguan gjithashtu se sa të fortë janë tani në spektrin konservator kombëtar në Austri skeptikët ndaj BE-së, kritikuesit e fesë islame, kundërshtarët e migracionit.

Paralajmërim për Evropën

Konservatorët e djathtë dhe ekstremistë në Austri do ta përdorin mbështetjen që gjetën në këto zgjedhje për zgjedhjet parlamentare 2018. Norbert Hofer, i cili javët e fundit e prezantoi veten si njeri i butë, ndërkohë që më parë kishte kontakte aktive me qarqet ekstreme të krahut të djathtë, kishte premtuar se nëse do të fitonte në zgjedhje donte të ndryshonte sistemin. Si president ai do të zbatonte më tepër demokraci të drejtpërdrejtë dhe të përmbyste koalicionin e madh mes social-demokratëve dhe konservatorëve.

Prirja në BE duket se po shkon qartë drejt populizimit të djathtë dhe të majtë si dhe rikombëtarizimit. Në Finlandë populistët e djathtë janë në qeveri. Poloni dhe në Hungari kryeministrat janë nga parti të tilla. Në Sllovaki dhe Greqi janë pjesë e qeverisë populistë të majtë skeptikë ndaj Evropës. Në Itali lëvizja populiste e majtë “Pesë Yje” përbën forcën e tretë në parlament. Në Francë socialistët dhe konservatorët po ndjejnë gjithnjë e më fort presionin e populistëve të Frontit Kombëtar. Vitin e ardhshëm Marine Le Pen do të hyjë për Frontin Kombëtar në garën për president. Në Gjermani, partia nacionaliste “Alternativa për Gjermaninë”, e cila është jashtëzakonisht kritike ndaj migrimit, BE-së dhe fesë islame, është në rritje. Lista mund të vazhdojë.

Kundër kësaj prirjeje partitë në pushtet, që janë për BE-në, nuk kanë gjetur ende ndonjë zgjidhje. Drama në Austri ishte një paralajmërim i fundit.

Në rast se në Austri do të kishin fituar populistët e djathtë, kjo do të çonte me siguri ujë edhe në mullinjtë e “Brexit” – referendumit të propozuar në lidhje me anëtarësinë e Britanisë së Madhe në Bashkimit Evropian. Referendumi në Mbretërinë e Bashkuar zhvillohet muajin e ardhshëm. Populistët britanikë kanë arritur atë për të cilën ekstremistët e majtë dhe të djathtë në kontinent janë ende duke ëndërruar: mundësinë reale për t’u tërhequr nga BE, që është bërë si fantazmë. Edhe në Britani përfundimi mund të jetë po aq u ngushtë sa në Austri. Evropa po ndryshon, ajo po thërrmohet nga brenda. Kush mund ta ndalojë këtë zhvillim të rrezikshëm?

Next Post

Detaji shokues: Lidhja e avionit të rrëzuar në Mesdhe me atë të Malajzisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

Sondazhi: 60% e izraelitëve nuk e duan, Netanyahu rrezikon pushtetin

July 12, 2026
Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

Mbyllen 3 kapituj të integrimit, agjenda diplomatike e kryeministrit Rama në Bruksel dhe Paris

July 12, 2026
Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

Leo Messi i dhuron fanelën Roberto Baggios, pas fitores së Argjentinës ndaj Zvicrës

July 12, 2026
Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

Alarm për një automjet të dyshimtë pranë një sinagoge hebreje, evakuohen 300 persona në një periferi të Parisit

July 12, 2026
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, motoçiklisti përplaset me maunen dhe humbet këmbën

July 12, 2026
Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

Bie zjarr pranë fshatrave Zminec e Karroq në Finiq, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve

July 12, 2026
Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

Vrojtuesi i plazhit i shpëton jetën 67-vjeçarit që po lahej në Velipojë, doli nga deti në gjendje kritike

July 12, 2026
Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

Dyshohet se përdhunoi një 18-vjeçare gjermane, vihet nën hetim i riu shqiptar në Itali

July 12, 2026
Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

Mbi 2 milionë banorë të evakuuar! Tajfuni Bavi ‘godet’ Kinën, stuhia shkakton përmbytje të mëdha

July 12, 2026
“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

“Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen”, mesazhi i Kanye West pas koncertit madhështor në Tiranë

July 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In