• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Serbët mund të hakmerren me dron në ndeshjen Kosovë – Kroaci”

by Aalison Pearse Stevens
02/10/2016 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E përditshmja kroate, “Jutarnji list”, shkruan se serbët janë duke përgatitur një hakmarrje për “rastin e dronit” të lëshuar në ndeshjen Serbi – Shqipëri në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2016.

Sipas këtij mediumi, ekziston rreziku se kjo ndeshje historike, e cila do të luhet në Shkodër pas pesë ditësh mes Kosovës dhe Kroacisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin Rusia 2018, do të pengohet.

“Shqiptarët frikësohen, por edhe po përgatiten se dikush do të mund që pikërisht në këtë takim të kryejë hakmarrje për atë dronin në Beograd.

Por, gjendja e gatishmërisë është e lartë, shqiptarët do të bëjnë gjithçka që të mos vijë as deri tek incidenti më i vogël i cili do ta prishte ndeshjen historike”, ka thënë Pero Pejiq, futbollisti kroat që luan për Kukësin, transmeton “SrbijaDanas”.

Pejiq u ka bërë thirrje tifozëve kroatë që të vijnë në ndeshje, pasi që, siç ka thënë ai, “me një grusht” euro mund të hanë e të pinë në Shqipërinë e varfër.

“Na duan si popull dhe do na presin me duar të hapura. Shqiptarët janë kështu me të gjithë ata që vijnë me qëllime të mira.

Duhet ta dini se këtu jetohet në skajshmëri – disa njerëz nuk kanë as çfarë të hanë, a të tjerët nuk dinë çfarë të bëjnë me para. Paga mujore e një kamarieri në Shqipëri është 150 euro.

Kësisoj, një tifoz kroat këtu mund të jetojë mirë pa kursyer fare. Çmimet këtu janë të ulëta, mirëpo ushqimi është i mirë, kështu që me një grusht euro mund të kënaqeni”, ka përfunduar Pejiq, transmeton Koha.net.

Ndeshja Kosovë – Kroaci luhet të enjten, më 6 tetor nga ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Përballjen e parë në kuadër të kualifikimeve për në Botërorin Rusia 2018, pas pranimit në FIFA e UEFA, Kosova e zhvilloi me Finlandën, ndeshje e cila përfundoi me rezultatin 1:1. (b.an)

Next Post
Papa predikon në stadiumin thuajse bosh, ortodoksët refuzuan meshën

Papa predikon në stadiumin thuajse bosh, ortodoksët refuzuan meshën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

Në kërkim nga Spanja për trafik droge dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari në Malësinë e Madhe

July 18, 2026
Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

Pas 2 viteve ‘pezull’ plotësohet kuadri ligjor për bastet sportive online, pritet hapja e garës për 10 licenca

July 18, 2026
Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

Marka luksoze pa dokumente dhe shitje pa kupon, goditen 8 biznese për evazion fiskal në Tiranë

July 18, 2026
Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

Hoxha takim me dy zyrtartët e lartë të DASH në SHBA: Angazhim i përbashkët për forcimin e partneritetit strategjik

July 18, 2026
Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

Shqipëria drejt BE-së! Revista amerikane “Travel Off Path”: Çfarë pritet të ndryshojë për turistët

July 18, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Është marrë vendimi tashmë…

July 18, 2026
Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

Çmontohet rrjeti i trafikut të klandestinëve drejt BE-së, në pranga organizatori egjiptian

July 18, 2026
Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

Protesta/ Idajet Beqiri: Thirrjet për “revolucion” dhe kërkesat për rrëzimin e rendit kushtetues duhet të hetohen

July 18, 2026
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me mjet prerës gjatë një darke familjare

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, zbardhet dinamika: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

Atentati në Sarandë, zbardhet dinamika: Autorët erdhën me motor dhe qëlluan 9 herë drejt 50-vjeçarit

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In