• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Serbët kundër serbëve në zgjedhjet e 11 Qershorit

by A R
04/06/2017 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë vlerësojnë se po zhvillohet një fushatë “e ndyrë” politike ndërmjet subjekteve politike serbe. Në këtë gjendje, sipas tyre, ka ndikuar shumë Beogradi zyrtar, i cili po mbështet vetëm një subjekt politik, përkatësisht Listën Serbe.

Nga komuniteti serb, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit garojnë gjashtë subjekte politike me 99 kandidatë.

Sipas përfaqësuesve serbë, aktualisht nuk ka kushte as rrethana të favorshme për fushatë zgjedhore, e cila ka nisur më 31 maj dhe do të mbyllet më 9 qershor.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare dhe lokale, sipas modelit të projektuar nga Beogradi, Lista Serbe grumbulloi në vete të gjitha subjektet serbe, duke garuar në zgjedhje vetëm me një listë.

Por, ndërkohë kanë ndodhur ndryshime. Tani ka disa parti dhe nisma qytetare që kanë dalë nga kjo listë dhe garojnë si të vetme.

Branimir Stojanoviq, kandidat për deputet nga Lista Serbe, i cili aktualisht është edhe zëvendëskryeministër në Qeverinë në largim të Kosovës, mbetet pranë qëndrimit se serbët duhet të garojnë në zgjedhje me një listë unike.

“Programi ynë është i thjeshtë. Insistojmë që të zbarohet marrëveshja e Brukselit, të zbatohet dialogu dhe të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, ngase Asociacioni është institucioni që me siguri se do të jetë përcaktues për jetesën dhe kualitetin e jetës sonë”, shprehet Stojanoviq.

Sipas tij, Prishtina mund t’i mbështesë forcat politike serbe që do t’i përkrahnin synimet e lidershipit të Kosovës për formimin e ushtrisë dhe çështje të ngjashme, por këto ambicie, ka nënvizuar ai, nuk do të mund të realizohen me votën serbe.

Në anën tjetër, Aleksandar Jabllanoviq, themelues i Listës Serbe, por që më pas doli nga ky subjekt politik dhe formoi Partinë e Serbëve të Kosovës, thotë se Lista Serbe po bën propagandë, ngase kjo listë, sipas tij, do të pranonte çdo gjë, vetëm që të jetë pjesë e pushtetit.

“Këtu nuk ka serbë ndryshe, këtu ka serbë që mendojnë me kokën e tyre dhe serbë, të cilët kokën e kanë në Beograd. Beogradi për ne është adresa për çdo dialog dhe për çdo rrëfim, por disa gjëra ne duhet t’i zgjidhim dhe vendosim vetë”, thekson Jabllanoviq.

Përderisa Sllobodan Petroviq, kryetar i Partisë së Pavarur Liberale, e cila ka qenë pjesë e Qeverisë në kohën kur atë e drejtonte, presidenti aktual i Kosovës Hashim Thaçi, kurse më pas u bë pjesë e Listës Serbe, thotë se ka përfaqësues serb që mbështeten nga Beogradi të cilët po bëjnë presion të fuqishëm mbi serbët e Kosovës.

“I kanë kërcënuar njerëzit se do t’i dëbojnë nga puna nëse nuk largohen nga Partia e Pavarur Liberale”, thotë Petroviq.

Sipas tij, njerëzit që i kanë shpërfillur këto thirrje, të nesërmen janë njoftuar se u janë shqiptuar masa të shkarkimeve të përkohshme.

Ndërkaq, Nenad Rashiq, kryetar i Partitë Përparimtare Demokratike, e cila po ashtu ka qenë pjesë e Listës Serbe thotë se fushata asnjëherë nuk ka qenë më e vështirë. Ai thotë se ka disa prioritete politike, nëse partia e tij arrin të sigurojë ulëse në Kuvend.

“Së pari është përfaqësimi i serbëve, përkatësisht ngritja e autoritetit të serbëve të Kosovës që ata të kenë të drejtën të jenë nismëtar dhe në anën tjetër të marrin përgjegjësi në mënyrë që të ndikojnë pozitivisht për popullin e tyre”, thotë Rashiq.

Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nga komuniteti serb garojnë edhe Iniciativa Qytetare për Prosperitet e Sllavisha Petkoviqit dhe Partia Popullore e Aleksandar Gjuriqit.

Nga 120 vendet sa ka Kuvendi i Kosovës, 10 ulëse janë të garantuara për serbët dhe po aq për komunitetet tjera joserbe. /b.d

Next Post
PD kërcënon policinë: Përgjegjësi penale nëse cenoni të drejtën e protestës. Do ju filmojmë

Selia blu dënon sulmin në Londër: Solidaritet me popullin mik të Britanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com