• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Serbët janë në panik dhe të çoroditur nga ‘plani i Amerikës’ për Kosovën

by Java News
12/03/2018 09:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat beogradase raportuan se Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur një ofensivë të re diplomatike për Kosovën të ashtuquajtur ‘Pakoja e Kosovës’, e cila propozon kompetenca të gjera ekzekutive.

‘Novosti’ thotë se Amerika e ka një plan me katër pika për raportet Kosovë-Serbi.Sipas burimeve të tyre, Amerika është e pakënaqur me Brukselin, dhe mënyrën se si ata po e monitorojnë dialogun ndërmjet dy vendeve.

Dokumenti SHBA-ve do t’ia mundësonte Kosovës anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, kurse Kosova do ta formonte Asociacionin, transmeton lajmi.net.

Ky plan thuhet se mund t’i jepet presidentit serb, Aleksandar Vuçiq të mërkurën gjatë vizitës së ndihmës-sekretarit amerikan Ëess Mitchell.

Nëse Beogradi refuzon planin e Uashingtonit, raportohet se Serbisë do t’i mohohet qasja në BE dhe do të humbasin investimet e drejtpërdrejta të vendeve të BE-së.

Analisti politik, Dragomir Angjelkoviq ka thënë për ‘Sputnik’ se nëse vërtet ekziston ky plan, atëherë është një përpjekje për të kapitulluar Serbinë.

“Kjo e modifikon planin e Ahtisarit, ku ne do të marrim më pak dhe do të japim më shumë, kjo do të ishte e pakuptueshme”, është shprehur ai.

Angjelkoviq ka theksuar se Perëndimi ishte më i fortë se tani 13 vite më parë, duke aluduar në atë se Serbia nuk duhet të ketë frikë.

“Në 2005 dhe 2006 Amerika ishte shumë më e fortë ushtarakisht dhe ekonomikisht sesa është sot, dhe tani Rusia ushtarakisht dhe politikisht qëndron në të njëjtin nivel me SHBA-të, ndërkohë në anën tjetër Kina ka tejkaluar ekonominë amerikane. Pra, në kohën kur Perëndimi ka dominuar ne nuk e kemi pranuar do të ishte e paarsyeshme tani që po dobësohet fuqia e tyre të pranojmë”.

Sipas tij, pyetja është nëse Bashkimi Evropian do të mbijetojë duke shtuar se nëse vazhdon të jetë ai që ishte 20 vjet më parë do të ishte e paarsyeshme që Serbia të heqë dorë nga interesat e tyre kombëtare.

“Unë mendoj se Vuçiq do ta kundërshtojë këtë sepse është thënë disa herë se i pranueshëm është vetëm kompromisi i ndërsjellët dhe kjo nuk është kompromis.

Gjithashtu, unë jam i bindur se e kemi mbështetjen e Rusisë dhe në këtë rast. Në qoftë se kjo është vërtetë një projekt nga Amerika ne atëherë duhet të shkojmë për një mbështetje më të fortë nga Pekini dhe Moska, po ashtu t’ia dërgojmë edhe vendeve evropiane pikëpamjen e tij se në qoftë se ky është një kusht për euro-integrim atëherë nuk kemi arsye të vazhdojmë në këtë mënyrë”, ka thënë Angjelkoviq.

Analisti ka përfunduar duke thënë se më këtë pako SHBA do të hapte një front të ri në Serbi, por do të ishte në front me rusët pasi është shprehur i bindur se Rusia do e mbështes Serbinë.

Për ‘pakon amerikane’ reaguan ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq dhe zyrtarë tjerë serbë, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Jam në gradën e fundit për të mbetur në paralizë, rrëfehet këngëtarja e njohur shqiptare

Jam në gradën e fundit për të mbetur në paralizë, rrëfehet këngëtarja e njohur shqiptare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
Sjellja e SPAK ndaj Veliajt: Përhapja e akuzës në media përpara se i akuzuari të njihet zyrtarisht, cenon thellë besimin e publikut te drejtësia

Nis seanca e katërt e gjyqit në themel ndaj Veliajt. Në 13:00, përballja me Prokurorin Dado në Administrative

April 3, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

Në kërkim për lëndë narkotike dhe armë pa leje, arrestohet 33-vjeçari

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In