Deklarata e kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana se “Serbia do e shikojë Shqipërinë nga televizori, duke pirë birra”, ka nxitur mediat serbe të cilat kanë komentuar deklaratën e tij.
B92 ka shkruar se “Cana ende nuk e ka harruar humbjen nga Serbia, përkundër kualifikimit historik për në kampionatin evropian”.
Megjithatë tashmë pak rëndësi kanë deklaratat, ajo që vlen është kualifikimi për herë të parë në Francë.