Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon momentin kur lojtarët e Kombëtares shqiptare të futbollit priten me protesta para hotelit në të cilën ata u akomoduan para ndeshjes në Jerevan.
Në materialin filmik shihen lojtarët e Kombëtares që lënë hotelin për të hipur në autobus, ndërkohë që dhjetëra tifozë i presin në rrugë.
Nga ajo që shihet në këtë video, autobusi i Kombëtares goditet me bojë, ndërkohë që nuk ka pasur informacione për të tjera incidente gjatë rrugës.
Paçka këtyre ngjarjeve, kuqezinjtë fituan me rezultatin 03 në Armeni, duke siguruar edhe kualifikimin në Kampionatin Europian që do të zhvillohet në Francë vitin e ardhshëm.
Më herët, një 18vjeçar goditi autobusin e Kombëtares serbe të futbollit gjatë kohës që ata ishin duke udhëtuar drejt sheshit qendror të Tiranës mbrëmjen e së enjtes.
Për këtë ngjarje serbët bënë edhe një notë proteste në Ambasadën shqiptare në Beograd. Një ditë më pas policia arrestoi të riun, ndërsa Gjykata e liroi nga qelia ditën e diel.