Mediat serbe i kanë kushtuar rëndësi ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe arrestimit të Ballist Morinës.
E përditshmja “Kurir” shkruan se Ballisti kishte një plan për të vrarë kryeministrin serb Aleksandër Vucic me 30 plumba.
Gjithashtu një tjetër lajm i kësaj gazete është një sulm i mundshëm nga grupi i tifozëve kosovarë “Plisat”.
Kurir shkruan se ka marrë një mesazh kërcënues nga Plisat për një sulm të armatosur në hotel “Sheraton”, ku objektiva do të jenë kapiteni i kombëtares serbe si dhe presidenti i Federatës Serbe.


