• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Shpërthen Majko: Horrat dhe maskarenjtë po bëjnë namin me ilaçet dhe naftën

by
08/10/2015 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko nuk i ka kursyer kritikat ndaj mazhorancës. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit të Ligjeve, deputeti Majko tha se maskarenjtë dhe horrat janë duke bërë namin me kontrabandën e ilaçeve dhe naftës. Sipas Majkos këta janë personat të cilët meritojnë vetëm burgun.

“Jo, kontrabandisti nuk është qytetar. Kontrabandisti është një maskara që meriton vetëm burgun. Neni 179/b, thyerja, heqja, zëvendësimi i shenjave të sigurisë së autoritete doganore, ku janë qytetarët këtu? Janë ca maskarenj që punojnë në Doganë dhe bëjnë pelivanllëqe. Neni 179/C, largimi i mallrave nga zonat doganore pa paguar detyrimet, ku janë qytetarët këtu?! Vazhdojmë kontrabanda e pilotit, kapitenit apo ekuipazhit. Këta janë ca horra që vendin e kanë vetëm në burg se po u vure gjobën, shkojnë dhe paguajnë gjykatësin nën dorë… Neni 284/d, prodhimi dhe tregtimi i barnave mjekësore të falsifikuara apo të rrezikshme për jetën dhe shëndetin. Është bërë një debat në Komisionin e Shëndetësisë për këtë histori, ne sjellim ndryshime që t’i fusim në burg këta se po bëhet nami me barnat”, u shpreh Majko, raporton Panorama.

Deputeti i PS-së tha më tej se nami po bëhet dhe me cilësinë e naftës.

“Këtu u krijua atmosfera sikur do të bëhet nami, dhe do të bjerë mbi qytetarët… Neni 288/b, tregtimi dhe hedhja për konsum e lëndëve të djegshme në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë. Pyet të gjithë shoferët e Shqipërisë për naftën që përdoret në vendin tonë, po bëhet nami. Shqetësimi i opozitës dhe i joni është që me qytetarin e thjeshtë që mban veten dhe shtëpinë e vet me një biznes të ligjshëm, normal që karshi tij do të jemi më tolerantë. Por jo me kontrabandistin që fut ilaçe, që kontrabandon naftën, apo që ka mendje të bëjë kontrabandë”, deklaroi Majko.

Next Post

Ndeshja Shqipëri-Serbi nxit biznesin e simboleve kombëtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com