• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sende e vepra të panjohura të Monetit, në ankand

by Java News
13/09/2017 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sende personale e vepra të panjohura për publikun të impresionistit francez Claude Monet (1840 – 1926), në nëntor të këtij viti do të nxirren në ankandin në Hong-Kong, që do të organizohet nga shtëpia e ankandeve “Christie’s”.

Këto artefakte të çmueshme deri tani kanë qenë pronë e familjes së artistit të madh, thuhet në shkrimin që sot e transmeton “Koha Ditore” nga artnet.com. Pos gjësendeve të Monetit, në shitje do të jenë edhe vepra të miqve të tij, Auguste Rodin e Paul Signac, printe japoneze që kishte blerë ai e që do ta inspironin tej mase, si dhe disa fotografi të tij apo edhe objekte personale si syzet dhe një qyp kopshti.

Adrien Meyer, bashkëdrejtor i sektorit të artit impresionist e modern në “Christie’s” ka thënë se ky koleksion ka mbetur në familjen e Claude Monetit duke ruajtur jo vetëm magjinë e njeriut e të artistit, por edhe atë të një koleksionisti.Të gjitha ato që do të nxirren në ankand kanë qenë në pronësi të të birit të artistit, Michelit, i cili vdiq në vitin 1966 e gati të gjitha ia la Akademisë franceze të arteve dhe muzeut të saj “Marmotan-Monet”.

Por Michel kishte një vajzë, Rolande Verneiges, të cilën formalisht nuk e pranonte, por gjatë jetës së tij do t’i jepte ca dhurata familjare. Këtu dhurata tashti janë në ankand.
Verneiges vdiq më 2008 e tre vjet më pas Mayer do të ftohej prej pasardhësve të saj në shtëpinë familjare, ku nëpër rafte e pako kartoni do të zbulonte një thesar të çmueshëm.

Në mesin e gjësendeve ishin edhe piktura e vizatime të Monetit, të cilat për opinionin publik ishin të njohura vetëm nëpërmjet katalogëve pasi ishin në pronësi të Michelit e vendndodhja e tyre qe mister deri tani.

Aty është edhe një shembull i hershëm i serisë me pemë, shumica prej të cilave  janë nëpër muze. “Tri pemë në Giverny” e vitit 1887 nga “Christie’s” është vlerësuar prej dy deri në tre milionë dollarë. Në fund të “çmimores” janë një palë syze të Monetit (1.000 deri në 1.500 dollarë) dhe qypi prej terrakote (1.000-2.000 dollarë) që shihet edhe në disa prej pikturave të njohura të tij, si për shembull në veprën “Kopshti i artistit në Vétheuil” e vitit 1880 që ruhet në Muzeun e Washingtonit.

Në koleksion janë edhe vepra artistësh të tjerë, përfshirë edhe akuarelin “Saloma” të Rodinit.“Ekspertja e veprave të Rodinit është rrëzuar nga karrigia kur e ka parë”, ka zbuluar Meyer. Kjo vepër është llogaritur të kushtojë 50 deri në 80 mijë dollarë.
Duke qenë se tregu për veprat e Monetit aktualisht është fort i çuditshëm në Azi, ankandi organizohet në Hong-Kong më 26 nëntor.

Për herë të parë do të transmetohet direkt në Paris, dhe kësisoj do të mundë të përfshihen edhe blerësit e interesuar nga Evropa.
Para kësaj, të 54 sendet do të mundë të shihen në Shengai, Pekin, Londër e New York.
Meyer ka thënë se Rolande Verneiges ishte një grua shumë “modeste dhe diskrete” dhe se e ka për nder që për herë të parë t’ia ofrojë publikut atë që ajo ka trashëguar. (b.an)

Next Post
Marcelos i konfirmohet pezullimi me dy ndeshje

Marcelos i konfirmohet pezullimi me dy ndeshje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, detajet e para

April 3, 2026
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë pasi humbi ndjenjat në palestrën e shkollës

April 3, 2026
Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

Sherr në Vlorë/ Përleshen disa persona, humb jetën 63-vjeçari

April 3, 2026
Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

Prilli sjell surpriza për këto 5 shenja të zodiakut: Mund të gjejnë dashurinë këtë muaj

April 3, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

Konflikti në Lindjen e Mesme, Irani lejon një anije franceze për të kaluar në Ngushticën e Hormuzit

April 3, 2026
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

April 3, 2026
“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

April 3, 2026
PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

PD: Komision Hetimor për AKSHI-n. Berisha thotë se Ergys Agasi është rrahur shumë keq, por mbrohet nga shteti

April 3, 2026
Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

Presidenca: Ols Dado nuk do të zgjidhej prokuror nëse do të aplikonte tani!

April 3, 2026
Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

Avokati i Veliajt, Ndreca: Dado, qytetar i thjeshtë që ka marrë atributet e një prokurori, emërimi i tij i pavlefshëm

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In