• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Gjuhë fyese dhe kërcënuese ndaj deputeteve gra”, PD kërkon përjashtimin me 60 ditë të Taulant Ballës nga Kuvendi

by E B
03/04/2026 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën ku kërkon përjashtimin nga Kuvendi për 60 ditë të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. PD e akuzon për sjellje të papranueshme dhe shkelje të rënda të etikës parlamentare gjatë seancës së djeshme parlamentare.

Sipas demokratëve, Balla ka përdorur gjuhë fyese, kërcënuese dhe diskriminuese ndaj deputetes Elda Hoti, duke cenuar dinjitetin dhe sigurinë e saj.

Demokratët pretendojnë se situata u tensionua në momentin kur Hoti kërkoi fjalën, duke kundërshtuar faktin se nuk po i jepej radha për të folur. Sipas tyre, në këtë moment Balla është ngritur dhe i është drejtuar me tone fyese dhe kërcënuese.
Në kërkesë përmendet edhe një tjetër incident gjatë së njëjtës seancë, ku Balla akuzohet se ka përdorur gjuhë jo parlamentare ndaj deputetit Fatmir Mediu, duke i cenuar dinjitetin në mënyrë publike.

Po ashtu, në dokument theksohet se kjo nuk është hera e parë që Balla akuzohet për një sjellje të tillë. Sipas PD-së, në një seancë të mëparshme më 5 mars 2026, ai ka përdorur gjuhë fyese dhe me përmbajtje seksiste ndaj deputetes Albana Vokshi.

Në përfundim, demokratët theksojnë se përmes kësaj kërkese synojnë jo vetëm ndëshkimin e Ballës, por edhe parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen, duke mbrojtur standardet e etikës dhe komunikimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Next Post
Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Ndërron jetë në QSUT një i paraburgosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare nga djali i saj, e rriti e vetme pas divorcit nga bashkëshorti!

November 3, 2026
“Nëse vazhdon kështu, deri vitin tjetër…”- Rama në Samitin e “Euronews”: Po punojmë fort për të mbyllur negociatat me BE deri në fund të 2027! Fat i madh që…

“Unë jetoj për ndryshimin, por…”- Rama për protestat: Policia ishte pala më e dëmtuar, pati dyfish më shumë të plagosur! (VIDEO)

November 3, 2026
Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

Çmontohet rrjeti ndërkombëtar i zhvatjes me Call-Centera, kontrolle edhe në Shqipëri! SPAK pjesë e operacionit të Eurojust, ja si u zbuluan dhe sekuestrimet

November 3, 2026
Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

Përplasen dy helikopterë pranë një kampi në malin Everest, humb jetën një person dhe plagoset një tjetër (VIDEO)

November 3, 2026
Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

Pala greke rikthen orarin dimëror në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Botës, 4 orë më pak shërbim! Ja fasha e re e punës

November 3, 2026
Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!

Shkaktoi faullin vdekjeprurës të lojtarit të Tenerifes, portieri Jesús Owono në gjendje të rëndë psikologjike!

November 3, 2026
Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

Dhuna ndaj studentëve të shoqëruar, Prokurori i lartë i Serbisë merr përsipër hetimin kundër komandantit të lartë të policisë

November 3, 2026
Largimi nga BE ul me 3,5% ekonominë britanike

“Brexit” drejt shpërbërjes, Britania dhe BE pajtohen për një draft të ri mbi eksportet e ushqimit! Ja si do funksionojë

November 3, 2026
VIDEO/ Protesta te Kuvendit, policia rrethon të gjitha rrugët që të çojnë në Parlament, arrestohen disa persona!

Apeli shtyn për nesër seancën e ankimimit ndaj Vlora Hysenit! Ish-drejtuesja e SHISH nuk u paraqit në GJKKO, është lënë në arrest shtëpiak

November 3, 2026
Hyn në fuqi Akti Normativ për dhunën në tubime! Gjoba për protestuesit, 16 persona të akuzuar duhet të paguajnë nga 5 mijë lekë

Hyn në fuqi Akti Normativ për dhunën në tubime! Gjoba për protestuesit, 16 persona të akuzuar duhet të paguajnë nga 5 mijë lekë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In