Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli ka pritur në një takim paraditen e sotme senatoren franceze, Helene Conway-Mouret. Pas takimit, Kodheli dhe senatorja franceze dolën në një konferencë për shtyp. Mouret u shpreh se Franca mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa Presidenti Macron dëshiron që të vizitojë Tiranën.
“Motivimi juaj është shumë i fortë për të ndryshuar vendin dhe një dëshirë e madhe për të qenë pjesë e BE-së. Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për të ecur përpara në drejtimin e duhur. Ne kemi nevojë për njëri tjetrin për të forcuar bashkëpunimin sidomos në mbrojtje. Emmanuel Macron dëshiron të vizitojë Shqipërinë dhe e di që edhe ju e prisni”, tha Helene Conway-Mouret
Ndërsa Kodheli vlerësoi mbështetjen e Francës. Kujtojmë që në qershor të këtij viti ishte skepticizmi i Francës që shtyri hapjen e negociatave për Shqipërinë.
ma.me